Vasili: Propozimet e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të energjisë për pensionistët dhe familjarët, konkrete dhe plotësisht të realizueshme

Vasili: Propozimet e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të energjisë për pensionistët dhe familjarët, konkrete dhe plotësisht të realizueshme

Jemi sërish së bashku për një çështje shumë delikate dhe kritike, lidhur me pensionistët, jetën e tyre dhe vështirësitë që ata përballen për të përballuar përditshmërinë e tyre.

Pensionistët në radhë të parë dhe mbi të gjitha, përballen me pamundësinë thuajse absolute, për të paguar energjinë elektrike. Besoj është skandaloze të mendosh që, pikërisht këta njerëz, me sakrificat, mundin, djersën e tyre, ndërtuan veprat energjitike në vend, të cilat mundësojnë prodhimin masiv të energjisë dhe me një çmim shumë të lirë, nuk kanë asnjë mundësi që të përfitojnë mbështetje në një moment shumë delikat të jetës së tyre, lidhur pikërisht me energjinë elektrike.

Për Partinë e Lirisë, të qëndruarit në mënyrë të përqendruar dhe pa asnjë devijim të kësaj çështje, është shumë themelore. Pensionet e mjerueshme të pensionistëve, dhe pamundësia e tyre për të përballuar një nevojë jetike, siç është energjia elektrike, është e papranueshme për ne.

Situata bëhet akoma dhe më e rëndë, sepse çmimi i energjisë elektrike siç e mbani mend në vitin 2015, u rrit me 25 %, gjithashtu pensionistët në një moment të dytë, u gënjyen dhe u mashtruan nga qeveria, pasi ajo vendosi taksën e jashtëzakonshme mbi prodhuesit privat të energjisë, që do të jepte bonuse për pensionistët, por ky premtim u bë përpara fushatës së zgjedhjeve.
Me të përfunduar fushata, premtimet u harruan dhe mjerimi i pensionistëve vazhdoi të ishte aty, e thellohej gjithnjë e më tepër.

Pra, vjedhja edhe e pensionistëve qoftë me rritjen e çmimit nga njëra anë, i cili nuk pruri asnjë të mirë. Vjedhjet në ndërmarrjet energjitike vazhduan po njëlloj, humbjet në rrjet ishin po njëlloj, por të gjitha paratë u përdorën për të grabitur dhe vjedhur, nga njëra anë.

Dhe mos mbajtja e premtimit për bonusin nga ana tjetër, tregojnë se cili është qëndrimi i kësaj qeverie dhe urrejtja e tyre, për pensionistët shqiptarë.

Çfarë situate ka vendi? Situata energjitike në vend, është krejtësisht ndryshe nga kohë më parë dhe ka të gjitha mundësitë, për të ndihmuar në mënyrë konkrete dhe të menjëhershme pensionistët. Qeveria, shteti ka të gjitha mundësitë dhe në një mënyrë të menjëhershme dhe ne propozojmë si Parti e Lirisë, publikisht hapur, pas një studimi shumë të thelluar të ekspertëve tanë të energjisë dhe ekonomisë, që 250 KWH. në muaj energji, mund të subvencionohen, pra të paguhen nga shteti, duke siguruar nevojat bazike, siç është ngrohja, gatimi dhe higjena personale.

Dhe kjo do të thotë se subvencioni i energjisë, pra nga ai subvencion qesharak që jepet aktualisht, minimumi të 5-fishohet. Dhe ky propozim konkret i yni si PL, që 250 KW të subvencionohen, të paguhen nga shteti për pensionistët, do u jepte mundësi që ata të realizonin nevojat e tyre më bazike për jetën.

A ka mundësi që kjo të bëhet? Pa asnjë diskutim! Sepse vetëm vjedhja masive e qeverisë e ka penguar këtë gjë, faktet flasin vetë.

Çmimi i energjisë në Europën Kontinentale, për vitin 2024 është parashikuar të jetë mesatarisht 75 euro për megavat. Pra do të thotë, është një lajm i shkëlqyer, kthehemi në nivele krejtësisht normal përpara pandemisë, dhe kostot e importit mundësojnë që të ulen dukshmë tarifat, për konsumatorin familjar.

Rënia e kursit të Euros nga 12.4 lekë në thuajse 20%, do të thotë që sot të kemi mundësi, të shitjes së energjisë, të kemi një avantazh akoma shumë herë më të madh dhe të leverdisshëm se më parë.
Gjithashtu eksporti neto, pra që Shqipëria është eksportues neto i energjisë, është rritur në mënyrë të dukshme dhe 12 % e sasisë së energjisë, pra 0.92 Terravat është një energji, e cila krijon të ardhura jashtëzakonisht të mëdha.

Gjithashtu mos të harrojmë janë realitete të reja shumë të rëndësishme, që konsumatorët privatë të lidhur në 6, 10, 20, 35 kilovat kanë dalë në treg të lirë dhe nuk përfitojnë më nga shërbimi universal i energjisë, që është ai që u shërben dhe mbështet konsumatorët familjarë.

Të mos harrojmë që vetë prodhuesit, kanë instaluar 160 Megavat me financat e tyre, pra vetë ata pa kontributet e shteti dhe kontribuojnë në bilanc energjitik me 0.25 Terravat dhe teknikisht kanë reduktuar ata vetë, humbje në rrjet, në një sasi tepër të lartë.

Është krejtësish e mundur, jo vetëm në radhë të parë pensionistët shqiptarë, ata dhe vetëm ata sepse janë shtresa më e varfër, më e goditur që marrin pensione të mjeruara, të ndihmohet, por janë të gjitha mundësitë që dhe për konsumatorët familjarë në përgjithësi, çmimi nga 12.4 lekë të ulet në mënyrë të menjëhershme në 9 lekë.

Për t’u dhënë dhe atyre mundësi, të gjithëve për të marrë frymë, sepse në fund të fundit, janë të gjithë të goditur në rritjen e çmimeve dhe të gjitha ngarkesave të tjera, që iu bëjën jetën të pamundur.
Por, në mënyrë të veçantë, për pensionistët shqiptarë kjo situatë nuk pret, sepse elementët bazikë të jetës së tyre, e kanë bërë që fundi i muajit, dita e një pensionisti të jetë shumë e rëndë, sepse ai nuk ka asnjë mundësi të shtyjë muajin.
Duke ditur se çfarë shpenzimesh të jashtëzakonshme duhen për barnat, shpesh dhe ato të paarritshme, 60% duhen për ushqimin, mendoni se çfarë do të thotë, një mos dhënie e mbështetjes për energjinë elektrike.

Ndaj propozimi i Partisë së Lirisë është thellësisht i studiuar, krejtësisht i realizueshëm, asgjë në raport me vjedhjen e milardave që kjo qeveri bën.
Pra ky subvencion i 250 kilovatëve, që sigurojnë elementet bazike të pensionistëve, është krejtësisht një element konkret dhe tërësisht i realizueshëm. Sigurisht ne do të vazhdojmë dhe do të bëjmë propozimet konkrete për ndryshimin e ligjeve përkatëse të energjisë.

Sepse situate në vend ka ndryshuar në mënyrë të dukshme. Elementët që ligji garanton për mospasje diskriminimi nuk respektohen, pasi kuptohet, njerëz me të ardhura shumë të ndryshme dhe njerëz me të ardhura të mjerueshme si pensionistët, paguajnë afërsisht njëlloj.

Dhe kjo është e papranueshme dhe themeli i ligjit ka qenë për të ruajtur shtresat e varfëra, në radhë të parë pensionistët nga ky diskriminim, i duhet thënë mbështetje, ky është themeli i ligjit.
Së dyti, situata energjitike ka ndryshuar rrënjësisht, pasi janë shtuar shumë faktorë të rinj, mënyrat se si shitet energjia, shumë prodhues lokalë të energjisë, pra realitetit energjitike janë shtuar në realitetin shqiptar.

Dhe gjithmonë e më shumë janë krijuar mundësitë që të furnizohen me çmime shumë të mira pensionistët në radhë të parë, por dhe gjithë qytetarët shqipatarë në radhë të dytë.
Të gjitha këto realitete të reja bëjnë krejtësisht abuzive, grabitqare, pra një hajdutëri të pastër, që kjo situatë që ndryshon në mënyrë të tillë, pra i ka të gjitha mundësitë të mos reflektojë?
Në radhë të parë ke shtresa më e goditur, më e varfër, më e pambështetur sikurse janë pensionistët shqiptarë. Ndaj ne me konseguencë të pandryshuar, në mënyrë të përditshme, me të gjithë ekspertët tanë do të vazhdojmë të propozojmë dhe përpilojmë alternativa gjithmonë e më konkrete, gjitmonë dhe më të prekshme, që pensionistët shqiptarë ta ndjejnë këtë mbështetje të shtetit.
Ta ndiejnë ndihmën e tij, ta ndiejnë që nuk janë të lënë mënjanë dhe të vetmuar, por ka se kush mendon për ta. Ndaj sot ishim me këtë propozim konkret, por në ditë që do vijnë do të ketë sërish propozime të tjera, edhe për çështje të tjera, që do të bëjnë të mundur një trajtim në tërësinë e vet, të gjithë problemit të pensionistëve shqiptarë në vendin tonë.

Ju faleminderit!