Pesë prioritetet e Programit të Partisë së Lirisë dhe Ndryshimet Statutore të prezantuara nga Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto

Pesë prioritetet e Programit të Partisë së Lirisë dhe Ndryshimet Statutore të prezantuara nga Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto

Përshëndetje!

Ky komunikim është për të ju njoftuar se në orën 18.00, kemi mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen, dy dokumenta shumë të rëndësishme.

Së pari janë 5 prioritet e PL. Tashmë të detajuara, të cilat do të çohen më pas, pas miratimit në KDK., do të çohen për miratim dhe në Konventën Kombëtare të PL., që do të zhvillohet disa ditë më pas.
Dokumenti tjetër I rëndësishëm është statusi, ose draftstatusi i Partisë së Lirisë, I cili gjithashtu do të paraqitet dhe do të shqyrtohet nga Komiteti Drejtues Kombëtar, me të gjithë elementët e tij.

Pas kësaj, do të dërgohet për miratim në Konventën e Partisë së Lirisë!
Doja të ju thoja se 5 prioritet e Partisë së Lirisë, tashmë janë bërë publike disa herë. Përsëris që në krye të prioriteteve tona qëndron, ndalimi I shpopullimit.
Me një objektiv të qartë, së Shqipëria të ketë 4 milion shqiptarë banorë, të cilët të jetojnë të lumtur në vendin e tyr.
Së dyti, prioriteti I dytë madhor, është rritja e pagave dhe pensioneve, mbi nivelet e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës. Dhe këtu kemi paraqitur dhe masat konkrete, që do të ndjekim për të arritur këtë objektiv.
Prioriteti I tretë, është investimi tek kapitali njerëzor, tek arsimi, tek gjithçka që ka të bëjë me përgatitjen e të rinjve, por dhe qytetarëve, si gardian të demokracisë.
Prioriteti I katërt, është bujqësia dhe ushqimi, ulja e kostove të jetesës, me masat përkatëse, për një mbështetje agresive, të vërtetë për fermerët, për ata që punojnë, për ata që prodhojnë.
Me qëllim që, Shqipëria të ketë kosto më të ulët të jetesës, të ketë garanci më të madhe të ushqimeve, që konsmumon çdo ditë.
Dhe, së fundmi jo nga rëndësia sigurisht, prioriteti numër pesë, është Shqipëria një fuqi eksportuese, ku kemi paraqitur të gjithë veprimet kryesore, për të arritur një strukturë tjetër ekonomike të vendit.
Për të rritur eksportet, për të krijuar vlerë dhe për krijuar patjetër vende pune të mirëpaguara, për qytetarët e këtij vendi.
Përsa i takon statusit, synimi kryesor në këto ndryshime që përgatisim, është që statusi të I përgjigjet kërkesave të momentit.
Për një parti më active, më të hapur, më dinamike, dhe besojmë se me projektin që ka aktualisht, për vizione të ndryshme të statusit, t’i realizojmë plotësisht këto.
Konkretisht mund të them se statusi e shton dimensionin e tij politik brenda, për të arritur objektivin kryesor, ka përcaktuar qartë që do të synojë për të arritur objektivat e tij madhore, 5 prioritetet,për të arritur përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Statuti, funksionimi i partisë, është në funksion të arritjes të objektivave madhore tona politike. Më pas, ka shtuar, ka fuqizuar shumë meritokracinë, si një element, një vlerë e rëndësishme e përparimit dhe ngjitjes së karrierës politike në rradhët e Partisë së Lirisë.
Më tej, ka krijuar mundësi reale për anëtarin e thjeshtë, për ta realizuar aspiratën për t’u ngjitur në strukturat e partisë. Për të qebë pjesëmarrës, vendimmarrës me fuqi në të gjithë veprimtarinë politike të partisë.
Duke i dhënë jo vetëm anëtarit, por dhe organizatës bazë të partisë fuqi të madhe.
Është ndarë drejtimi i partisë në pjesën politike dhe në pjesën ekzekutive, me qëllim që të kemi një ndarje më të mirë të punës, tëkemi efikasitet më të madh në formulimin e politikave dhe zbatimin e tyre.
Dhe ndërkohë, patjetër të kemi dhe një veprimtari shumë më efikase në realizimin e këtyre politikave që përcaktohen, në organizimin e partisë, në hapjen e partisë.
Dhe në përgjigje të përfaqësimit sa më dinjitoz të anëtarësisë, por dhe qytetarëve që vijnë, dhe anëtarësohen vazhdimisht në strukturat tona.
Gjithashtu, kemi disa sqarime përsa I takon luftës kundër nepotizmit, duke treguar mbi parimet e lirisë pa diskutim, sepse ne jemi Parti e Lirisë.
Por, dhe mbi bazën e e meritokracisë, duke I dhënë mundësi të gjithë individëve, dhe atyre që janë të lidhur me lidhje familjare, të kenë mundësi që të bëjnë zgjedhjet përkatëse, të kenë mundësi të kontribuojnë, pa diskutim.
Por, duke pasur dhe mundësinë e përzgjedhjeve konkuruese në strukturat më të larta të partisë. Këto janë disa nga pikat kryesore që ne kemi indentifikuar, që I kemi vendosur si draft në materialin që do të paraqesim sot për diskutim në KDK.
Dhe jam I bindur që do të ketë një angazhim të plotë, të anëtarësisë së KDK-së, jo vetëm atyre, në përpunimin e tyre të mëtejshëm, në miratimin e tyre, dhe pastaj në miratimin përfundimtar në Konventën që zhvillohet në datën 27 Prill.

Ju falenderoj, dhe ju ftoj të ndiqni punimet e Komitetit Drejtues Kombëtar sot në orën 18.00.
Faleminderit!