23 Apr Njoftim për mediat i Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, znj.Silva Caka
Kam kënaqësinë të njoftoj se pranë Departamentit të Organizimit të Partisë së Lirisë është depozituar sot zyrtarisht kërkesa e anëtares së Komitetit Drejtues Kombëtar, znj.Myrvete Asqeri, për të kandiduar për postin e ZëvendësPresidentes së Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare të datës 27 prill 2024.
Znj.Asqeri ka mbaruar arsimin e lartë për “Kontabilitet – Financë” dhe për një kohë të gjatë ka dhënë konsulencë në strategji biznesi, risk finaciar, risk kredie, produkte financiare, akes në financë, trajnim dhe mentorim, operacione huadhenie, menaxhuese dhe motivuese e një numri të madh burimesh njerëzore në banka të nivelit të dytë.
Aktualisht, ajo mban pozicione të larta në sistemin bankar, pranë të cilit është atashuar që prej vitit 2021.
Duke i uruar znj.Myrvete Asqeri shumë suksese në garën për ZëvendësPresidente të Partisë së Lirisë, u jemi të lutur të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që dëshirojnë të kandidojnë në Konventën Kombëtare për postet e:
President i Partisë së Lirisë
ZëvendësPresident i Partisë së Lirisë
të paraqesin me shkrim kërkesën e tyre dhe një CV pranë Departamentit të Organizimit në selinë e Partisë së Lirisë, deri ditën e mërkurë, datë 24 prill 2024, ora 23:00.
Po kështu, çdo anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, çdo anëtar dhe simpatizant i Partisë së Lirisë, si dhe çdo ekspert i pavaruar, që dëshiron të paraqesë propozime, amendime apo shtesa në dokumentin e “5 prioriteteve” dhe në Draft-Statutin e Partisë së Lirisë, t’i paraqesë ato me shkrim në adresën e email: ehaxhinasto@yahoo.com ose në adresën e email: info@partiaelirise.al deri ditën e mërkurë, datë 24 prill 2024, ora 23:00.
Faleminderit!