15 Feb Takime të kandidatit Dritan Prifti me elektorin e Fierit
Takime të kandidatit Dritan Prifti me elektorin e Fierit
Prifti: Duke votuar numrin magjik 24 në fletën e votimit keni votuar fitoren e madhe të gjithë shqiptarëve
—-
Kandidatë e LSI-së së rrethit të Fierit kanë vazhduar turin e tyre të takimeve me elektoratin fierak. Kanë qenë banorët e lagjes “15 tetorit” në rajonin nr 3 në qytetin e Fierit që përmes një entuziazmi kanë pritur fjalën e deputetit dhe kandidatit Dritan Prifti i cili ka treguar edhe një herë përmes fjalë së tij se vota për LSI-së është vota për të majtën për qeverisjen e së nesërmes e cila do të garantojë mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë pas asnjë dallim. Duke u ndalur në planin për veprim Prifti ka pohuar se prioritet i LSI-së është punësimi nga zbatimi i të cilit brenda katër viteve shqiptarëve do t’iu mundësohen 100 mijë vende të reja pune nga të cilat 50 mijë në sektorin e bujqësisë dhe 6 mijë të tjera në atë të sektorit të naftës. Përpunimi i naftës së nxjerrë në vend do të bëjë të mundur vënien në shfrytëzim me kapacitete të plotë të të gjithë industrisë së naftës duke sjellë kështu edhe rritjen dhe përfshirjen në këtë industri të forcave të reja të punës. Sipas tij një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet fuqisë punëtore e cila është përjashtuar gjatë këtyre viteve nga ato që vetëm emrin kanë patur reforma por që në të vërtetë kanë bërë diskriminimin e tyre
“Pas 28 qershorit do të marrë mbrojtjen e tij çdo punonjës i dalë në asistent do të plotësohet çdo privim i tyre nga të drejtat që iu kanë takuar që nga marrja e pagesave të prapambetura dhe çdo trajtimi financiar që sipas kontratave iu takon ka premtuar Prifti. Gjithashtu ai i ka bërë thirrje elektoratit fierak të tregohet i vëmendshëm në votimin e kandidaturave të cilat paraqiten në këto zgjedhje. “Në listën e LSI-së në gjashtë kandidaturat e para janë pesë qytetarë me origjinë fierake që përfaqësojnë mbrojtjen e interesave të këtij komunitetit. E kundërta ndodh me PS dhe PD që përveç kandidatëve të importuar kanë sjellë në këtë garë nga një qytetar fierak Albert Çaçin për PS dhe Vasillaq Ngresin për PD të cilët në të vërtetë janë shërbëtore të liderëve të partive të tyre sesa mbrojetës të qytetarëve. Kjo thjesht në pritje të një mandati për interesa të tyre personale”
Gjatë takimit në këtë lagje kandidati Frederik Cuko ka dënuar kandidaturat familjare që janë rreshtuar në listat e forcave të ndryshme politike Engjëll Bejtat i PSD ka në krah Alma Bejtajn e PS-së. Ata kërkojnë që të bëjnë një fitore familjare dhe jo që të jetë e dobishme për qytetarët e Fierit.
Një atmosferë tepër e ngrohtë i është rezervuar kandidatit dhe deputetit aktual Dritan Prifti gjatë takimit të zhvilluar në fshatin Libofshë mes banderolave të vendosura në qendër të fshatit shprehet hapur mbështetja e këtij komunitetit për kandidaturën e tij.
Gjatë këtij takimi Prifti ka premtuar se mbështetja e deritashme e tij për këtë komunitet do të shumëfishohet kur ai dhe forca politike e LSI-së do të jenë në qeverisjen e vendit. Ai u ka këtë thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos mashtrohen si ndodhi në vitin 2005. Votuan një kandidate të majtë që kurrë nuk i shërbeu këtij komunitetit por për arsye xhelozi ka sjellë vetëm largime të fondeve nga kjo komunë. Në këtë takim janë evidentuar rastet kur deputetja Rajmonda Stefa ka larguar fondet për rrugët ujësjellësat kanalizimet e ujërave të zeza apo edhe fondet e investimit të shkollës së Libofshës me rastin e 100 vjetorit të saj.
Në këtë konkret kreu i komunës Nikolla Zaka ka vlerësuar ndihmesën e madhe që ka dhënë deputetit Dritan Prifti për jetën e këtij komuniteti. Ai i ka bërë thirrje banorëve të këtij fshati që të mos mashtrohen më nga agallarët e rinj që kërkojnë të marrin votat dhe të kthejnë krahët ashtu si kanë bërë me elektoratin e zonave të tjera vite më parë. Zaka ka vlerësuar arsimimin e deputetit Dritan Prifti dhe përkushtimin e tij ndaj zgjidhjes së problemeve që banorët e kësaj zone kanë patur gjatë këtyre viteve.
Në këto zgjedhje ka pohuar Prifti nuk votohet më për individë të veçantë sepse i tillë është kodi. Në fletën e votimit do të keni LSI dhe në krah Ilir Meta. Në atë drejtim vendosini plusin tuaj. Votoni numrin 24 i cili është i shenjtë për forcën tonë politike është numri i shpresës dhe shansit të madhe për ndryshimin e jetës së të gjitha shqiptarëve. Duke votuar në këtë mënyrë keni votuar dhe Dritan Priftin si përfaqësues tuajin në parlamentin e ri shqiptar.”
Në këtë takim Dritan Prifti ka shprehur hapur ambicien e tij për marrjen e gjashtë mijë votave në zonën e tij elektorale por në anën tjetër ka shtuar se me ritmet e rritjes dhe fuqizimit të radhëve të LSI në qarkun e Fierit zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë një surprizë e madhe për të gjithë duke vulosur një fitore madhështore.
0x323030392d30362d3133 09:03)