16 Feb Takim me LRI e Tiranes
Takim me LRI e Tiranes
Qindra të rinj anëtarë dhe anëtare të Lëvizjes Rinore për Integrim morën pjesë në një takim mjaft entuziast në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim të qytetit të Tiranës. Në këtë takim dy kandidatët për kreun e LSI-së së Tiranës Prof. Dr. Edmond Panariti dhe Prof. Dr. Shezai Rrokaj kanë shpalosur platformat e tyre konkurruese ku kanë kërkuar mbështetjen e anëtarësisë së LRI për zgjedhjet e 26 shtatorit. Me entuziazmin e qindra anëtarëve të Lëvizjes Rinore për Integrim Panariti dhe Rrokaj u përballën me njëri-tjetrin në një mënyrë origjinale duke prezantuar pikat kyçe të programit të tyre. Të dy profesorët që garojnë për të drejtuar LSI-në e kryeqytetit vunë theksin te rëndësia dhe roli që ka Lëvizja Rinore për Integrim si një forum aktiv dhe kryesor në funksionimin e LSI-së. Të dy kandidatët njëzëri u shprehën për rëndësinë e vendosjes së një ure të fortë komunikimi mes LSI-së dhe LRI-së.
Fjala e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta
Të dashur vëllezër dhe motra të Lëvizjes Rinore për Integrim!
Shtatori është një muaj shumë i rëndësishëm për të gjithë ju dhe veçanërisht për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe në veçanti për LSI-në e kryeqytetit pasi të dielën e ardhshme në datën 26 shtator të gjithë anëtarët dhe anëtaret e LSI-së dhe LRI-së së Tiranës do të votojnë për kryetarin e tyre të ri përmes votës së shenjtë dhe të fshehtë.
Unë kam një kënaqësi të veçantë që të jem sot këtu për të shprehur respektin dhe konsideratën më të lartë për të dy kandidaturat për kryetarin e LSI-së së Tiranës pasi është një rast unikal që kemi si kandidat për një detyrë kaq të rëndësishme dy figura shumë kuptimplota dy figura ku edhe unë e kam të vështirë dhe jam i bindur që vetëm në minutën e fundit do të vendosë se për cilin prej tyre do të votojë. Janë dy intelektualë të shquar në fushat e tyre janë dy profesorë me kontribute të spikatura shoqërore shkencore morale. Janë dy emrat të cilët kanë dhënë kontribute shumë të rëndësishme për LSI. Të dy nuk janë pjesë e qeverisë edhe pse të dyve u janë propozuar detyra shumë të larta në qeveri por nuk i ka penguar që të jenë nga më aktivët në veprimtarinë e tyre.
LSI nuk është krijuar dhe nuk ka si motiv të saj për të sjellë në pushtet disa individë cilitdo qofshin ata por është një forcë politike e cila ka ardhur për ta ndryshuar dhe modernizuar jetën politike në Shqipëri për të sjellë standarde të reja dhe standardet që përfaqësojnë Edmond Panariti dhe Shezai Rrokaj janë nga më të lartat dhe kontributet e tyre janë nga më të vyerat.
Ky takim i kandidatëve me Lëvizjen Rinore për Integrim nuk është një rastësi. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rolin që LRI ka luajtur në themelimin dhe forcimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Unë dua të theksoj profesor Panaritit dhe profesor Rrokaj që nuk janë thjesht profesorët tuaj por janë shokët tuaj më të mirë jo vetëm sot por edhe në të ardhmen sepse ata janë nj shembull suksesi për shumë arsye për të gjithë ata që duan të ecin përpara në rrugën e shkencës për të gjithë ata që duan të ecin përpara në rrugët më të mira bashkëkohore. Janë një shembull për tu ndjekur për të gjithë ata që do ecin në këtë rrugë kjo është rruga më e mirë për të kontribuar për nj ecje më të shpejtë të të gjithë vendit drejt familjes evropiane.
Ju ftoj të gjithë juve anëtarëve të LSI-së dhe LRI-së që të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar të LSI-së të kryeqytetit të dielën ë e ardhshme. Më 26 shtator secili pranë qendrës së votimit në njësinë e tij nga 11 të tilla që dot ketë në të gjithë kryeqytetin të votoni për emrin e kandidatit m të mirë që ju mendoni por edhe për funksionet e tjera drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës ku LRI përfaqësohet me kandidatura shumë dinjitoze. Unë bashkohem me atë që shprehu dhe kryetarja e LRI-së Erisa më parë me vendosmëri se 26 shtatori është një standard i ri për demokracinë e zgjedhjeve brenda partive politike.
Jam i bindur se në 26 shtator pas hapjes dhe numërimit të fletëve të votimit fituese do të jetë LSI dhe mbi të gjitha Lëvizja Rinore për Integrim. LSI është një forcë e cila gjithmonë ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë për të shkurtuar rrugën e Shqipërisë në Bashkimin
Evropian ndaj ne jemi nj forcë politike që kontribuon për një të ardhme sa më të mirë për qytetarët e saj.
Unë ju uroj suksese të dy kandidatëve të dy profesorëve të dashur Prof. Panaritit dhe Prof. Rrokaj! Suksese Lëvizjes Rinore për Integrim!
0x323031302d30392d3231 LRI_(2).jpg 17:26)