Takim madhështor politiko-spektakolar i LSI së Tiranës në Pallatin e Kongreseve

Takim madhështor politiko-spektakolar i LSI së Tiranës në Pallatin e Kongreseve

Takim madhështor politiko-spektakolar i LSI së Tiranës në Pallatin e Kongreseve Mbi 3000 anëtarë e simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dega e Tiranes kanë mbushur sot pasdite sallën e Pallatit të Kongreseve në një takim madhështor. Entuziazmi i mijëra të rinjve dhe të moshuarve që merrnin pjesë në këtë takim treguan edhe një herë se LSI-ja është e vetmja forcë politike që mund të sjellë një Shqipëri të re një Shqipëri ndryshe nga kjo e sotmja.

Gjithçka që transmetonte atmosfera e krijuar në sallën e Pallatit të Kongreseve qartësoi edhe një herë vitalitetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe performancen ndryshe qe sjell ne politiken shqiptare. Ky takim organizohet nga LSI-ja e Tiranës në kuadër të përfundimit të riorganizimit të strukturave drejtuese të kryeqytetit

Kryetari i LSI-së së Tiranës Ilir Dashi u shpreh se “sot festojmë shtimin e rradhëve të anëtarëve të LSI-së për Tiranën dhe entuziazmin që na karakterizon për fitoren. Çdokush nga ne është krenar se çfarë përfaqëson LSI sot. Të gatshëm për sfida të reja që ne presim. Më të fortë si kurr dhe të vendosur për fitore. LSI-ja e Tiranës që numëron mijëra anëtarë sot përuron përmbylljen e riorganizimit të strukturave të saj në të gjithë kryeqytetin dhe hapjen e aksionit politik për përgatijen e fushatës zgjedhore për pushtetin vendor. Në këtë sfidë të re ne ecim me hapin e kohës së progresit të integrimit të zgjedhjeve të drejta dhe të lira.

 

Ndërkaq Sekretarja e Përgjithshme e LSI-së së Tiranës Monika Kryemadhi u shpreh se “kemi mëse gjashtë muaj që të gjithë punojmë pak nga pak çdo ditë deri në orët e vona për të ngritur të gjithë organizatat e LSI-së në të gjithë qëndrat e votimit për Tiranën. Dhe ne ja dolëm. Dhe sot pas 3 Korrikut ne kemi më shumë 800 anëtarë të rinj që sot aderojnë në të vetmen parti që përfaqësonë sot të majtën shqiptare dhe ajo është Lëvizja Socialiste për integrim.

 

 

Ndërkaq në këtë takim përshëndeti në mes të entuziasmit të jashtëzakonshëm edhe Kryetari i LSI Ilir Meta dhe më poshtë është fjala e plotë e tij:

 

 

Kjo atmosfere rrezatuese më “detyron” që këtë përshëndetje ta nis me një falenderim te vëçante për drejtuesit e LSI-së së kryeqytetit dhe të gjithë anëtarët tanë në Tiranë që me përkushtimin e tyre shembullor e riorganizuan LSI-në në kryeqytet në nivele të tilla ku ajo me të drejtë synon të afirmojë Levizjen Socialiste për Integrim këtu në zemrën e Shqipërise si forcen fituese të zgjedhjeve të ardhshme vendore. Urimet më të ngrohta ua drejtoj sot 800 anëtareve të rinj të LSI-së në Tiranë që u bashkuan me ne vetëm në këto pak muaj.

 

Mirëseerdhet në LSI!

 

LSI do të mbetet për gjithmone forca politike që ju keni aspiruar shprehëse e vlerave më të mira të shoqërisë shqiptare misionare në realizimin e ëndrrës  së shqiptarëve për një të ardhme evropiane për veten dhe fëmijet e tyre!Por sot kemi edhe një ngjarje sa të këndshme edhe kuptimplotë. Dua t’i uroj edhe në emrin tuaj mireseardhjen Lëvizjes Social-demokrate të reformuar në LSI.Jam i bindur se falë demokracisë sonë të vërtetë ata do të gjejnë të gjitha hapësirat për të afirmuar vlerat dhe bindjet e tyre politike dhe për t’u përfaqësuar dhe kontribuar në të gjithe forumet vendore dhe qëndrore të Lëvizjes sonë.

 

Dita e themelimit të LSI-së shënoi nisjen e përpjekjeve të forcave progresive e reformatore për të realizuar pluralizmin e dyte politik në vend si një domosdoshmeri për të shpëtuar shoqërinë dhe demokracinë shqiptare nga asfiksimi i shkaktuar nga dy partitë e vjetra.

Aderimi sot në LSI i qindra social-demokrateve të reformuar shënon një hapje të re të LSI-së ndaj forcave dhe grupimeve politike e sociale që kanë pësuar zhgënjim dhe përjashtim nga politika e vjetër. Dera e LSI-së do të jetë e hapur për të gjithë ato forca dhe individë që kërkojnë të kontribojnë me vlerat e social-demokracise moderne. Këto prurje të reja nga të gjitha drejtimet jane treguesi më i qartë se LSI eshte dhe do te mbetet forca me e re politike ne vend levizja me dinamike ne Shqiperi forca politike qe theu tabute e politikes se vjeter monopoliste dhe ngjalli shpresen e dhjetra mijera shqiptareve forca politike qe integrimin europian te vendit e percaktoi si mision te shenjte si gurin e themelit ne programin e saj e objektivin madhor te aktivitetit politik..Trafikimi i madh i Mega-Dushkut ne 3 Korrik ndonese deformoi dhe keqperdori ne menyre te pashembullt voten e shqiptareve duke demtuar perfaqesimin real parlamentar te LSI-se nuk arriti te cenoje besimin e shqiptareve per ne si forcen kryesore reformatore dhe transformuese ne Shqiperi.

 

Riorganizimi ristrukturimi dhe rritja e pandaleshme e antaresise se LSI-se e ka konfirmuar ate si nje force vitale si nje opozite te forte e konstruktive ne dobi te vendit dhe te ardhmes se tij.  Ne kemi treguar pa asnje ekuivok ne keto pak muaj se jemi e vetmja force politike ne opozite e organizuar dhe e percaktuar ne menyre te prere:

Kunder pushtetit autokratik e abuziv te Sali Berishes;

Kunder reformave spastruese te qeverisjes aktuale ne administraten publike per motive thellesisht politike;Kunder luftes se paprincipte qe pushteti aktual i ka shpallur institucioneve kushtetuese me qellim uzurpimin e tyre nga besniket e Berishes;

Kunder arrogances se kesaj mazhorance ilegjitime ne parlament dhe jeten politike te vendit;

 Kunder mashtrimeve te mazhorances aktuale per rritje te paqena pagash e pensionesh dhe papergjegjshmerise se saj ne trajtimin e problemeve jetike te shoqerise;

Kundër mbulimit te deficitit financiar te Institutit te Sigurimeve Shendetesore duke hequr nga lista e rimbursimeve dhjetra barna si dhe duke vene taksa arbitrare mbi recetat e pensionisteve; Kunder penalizimit financiar te ish-ushtarakeve per qellime politike;

Kunder bllokimit ekonomik te vendit dhe klimes represive ndaj biznesit;

Ashtu sikurse kemi mbeshtetur çdo inisiative qe i sherben luftes kunder korrupsionit e konfliktit te interesave apo kemi vleresuar edhe arritjet pozitive te koheve te fundit ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve. Ne nuk kemi ndezur qirinj ne kulmin e krizes energjitike por kemi mbledhur shkencetaret dhe specialistet me te mire te energjitikes dhe kemi ndermarr
e iniciativa konstruktive sic eshte projektligji per nxitjen e investimeve private ne sektorin elektroenergjitik i cili prej muajsh eshte i bllokuar nga mazhoranca aktuale.

Ne i gezohemi faktit qe Shqiperia pasi shperdoroi shume kohe me ne fund eshte ne prag te nenshkrimit te marreveshjes se stabilizim asocimit dhe e vleresojme nje gje te tille si nje hap shume te rendesishem ne rrugen e integrimit ne Bashkimin Europian. Ne do te kontribojme qe ky proces te pershpejtohet qe qeveria shqiptare te permbushe sa me pare te gjitha detyrimet e marreveshjes e qe vendi te lere pas gjithe problematiken qe e ka mbajtur peng deri tani.

 

Motra dhe vellezer

 

Sfidat me te cilat eshte perballur LSI ne keto pak kohe te krijimit te saj kane qene te rendesishme e shume te veshtira. Ne kemi ditur te tregojme se te bashkuar kemi forcen per t’i perballuar me sukses ato ashtu sikurse kemi ditur te tregojme se kemi identitetin tone politik te qarte e te dallueshem qe  nuk na ben pjese te asnje kompromisi politik qe cenon principet mbi te cilat LSI eshte themeluar dhe interesat e qytetareve dhe te vendit.

Tanimë ne kemi te percaktuar nje program afatgjate politik qe shpreh me se miri filozofine tone por edhe objektivat ambicioze qe ne se bashku kemi vendosur.

Ne 4 Korrik 2005 kemi deklaruar se aksioni yne politik do te udhehiqet nga motoja per t’i shkurtuar ditet parlamentit te “Mega-Dushkut” dhe per te rivendosur sa me shpejt legjitimitetin e votes se shqiptareve. Sot perserisim edhe më me force te njejtin objektiv politik te Levizjes Socialiste per Integrim: -Largimin sa me pare nga pushteti te Sali Berishes dhe mazhorances se tij te “Mega-Dushkut”; -Zgjedhje te parakohshme politike ne vend dhe kthimin e legjitimitetit te institucioneve kushtetuese permes nje procesi zgjedhor te drejte te lire e te ndershem. Ne veren e vitit 2007  ne do të kontribuojme per realizimin e zgjedhjeve te parakohshme si domosdoshmeri per t’i dhene fund krizes institucionale qe ka perfshire vendin e cila eshte pasoja e parë direkte dhe me fatalja e “Mega-Dushkut” elektoral te dy partive te vjetra.

 

Por me pare ne kemi nje sfide madhore ne zgjedhjet e ardhshme vendore që kerkon nje angazhim maksimal per pergatitjen e te gjithe strukturave tona politike per konkurrimin e 6000 kandidateve per keshillare dhe  370 kandidateve per kryetare komunash dhe bashkish ne te gjithe vendin.Per ne zgjedhjet e pushtetit vendor jane gjithashtu shume te rendesishme  per t’i dhene fund dominimit PS-PD ne nivel vendor qe ne keto 15 vjet kane nderruar vendet duke lene pas vetem varferi e shkaterrim konflikt te hapur interesash paaftesi e mediokritet fasada dhe klientelizëm.

 

Vellezer e motra

 

Ne realizimin e nje opozite konstruktive LSI ka qene e hapur per te bashkuar forcat dhe veprimin e saj politik me gjithe partite e tjera qe jane per nje opozite te fuqishme te besueshme dhe me integritet. Prandaj LSI iu pergjigj pozitivisht iniciatives se PS-se per te realizuar nje marreveshje bashkepunimi pas diskutimeve te pergjegjshme kolegjiale ne forumet tona me bindjen se nje opozite e bashkuar do te realizonte disa objektiva te rendesishem politike si fitorja ne zgjedhjet e pushtetit vendor rivendosja e legjitimitetit te parlamentit si dhe fitorja e zgjedhjeve te pergjithshme. Kur morem nje qendrim te tille sigurisht vendosem qe per interesa me te larta te leme menjane të falim por të mos harrojmë:Persekutimin qe pushteti i tyre u beri anetareve dhe simpatizanteve te LSI nepermjet pushimeve masive nga puna kercenimeve e presioneve vetem sepse mendonin ndryshe; Kodin e tyre zgjedhor te ideuar me malinjitet vetem per te penalizuar LSI-ne e per te siguruar trafikimin e votave te saj tek partite fantazma; Fushaten e eger inatçore elektorale te pushtetit te tyre te korruptuar  qe drejtohej vetem kunder LSI-se duke lene menjane madje edhe vete Berishen;

 

Sulmet dhe shpifjet e ndyra mediatike ndaj LSI dhe perfaqesuesve te saj ne 3 Korrik;

Diversionin e vazhdueshem paszgjedhor per te demtuar LSI-ne dhe grupin e saj parlamentar;

Marreveshjet e fshehta te tyre me PD-ne per krijimin e komisioneve zgjedhore me veto per te injoruar forcat e tjera politike duke refuzuar edhe ftesen qellim-mire te LSI-se per te punuar se bashku per reformen zgjedhore;

Kur vendosem te leme menjane keto gjera gjithashtu u angazhuam se:

Asnjehere e per c’do arsye nuk do te pranojme korrupsionin e tyre;

Konfliktin galopant te interesave;

Monopolet famekeqe ekonomike qe ata instaluan;

Korrupsionin e tyre edhe ne qeverisjen vendore;

Klientelizmin e shume fenomene te tjera negative;

te bindur se LSI eshte krijuar si reaksion kunder te gjitha ketyre fenomeneve se LSI eshte votuar masivisht nga shqiptaret me 3 Korrik per te luftuar keto fenomene e per te ndeshkuar autoret e tyre. Mbi keto parime perpunuam qendrimin tone ku percaktoheshin qartazi objektivat e perbashket dhe strategjia per realizimin e ketyre objektivave.

Ky qendrim propozonte nje distancim te prere e pa asnje ekuivok nga gabimet e se kaluares ashtu sikurse synonte te çimentonte nje bashkepunim transparent konkret e afatgjate bazuar ne partneritetin dhe respektin per vlerat dhe identitetin e seciles force politike.

 Fatkeqesisht drejtuesit aktuale te PS e refuzuan ate duke treguar se jane me mendesite e para 3 Korrikut hileqare e driteshkurter