Takim madheshtor i kryetarit te LSI z. Ilir Meta me simpatizante dhe anetare te LSI ne qytetin e Beratit

Takim madheshtor i kryetarit te LSI z. Ilir Meta me simpatizante dhe anetare te LSI ne qytetin e Beratit

Takim madheshtor i kryetarit te LSI z. Ilir Meta me simpatizante dhe anetare te LSI ne qytetin e Beratit Meta: Liberalizimi i vizave brenda vitit.

 

Meta: Opozita po dëmton vendin

 

LSI :Gati për zgjedhjet vendore.

 

Meta : LSI garanci për qeverisjen e vendit

 

Meta: Në këto 8 muaj qeverisje është bërë revolucion për Integrimin e Vendit.

 

 

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste z. Ilir Meta i shoqëruar nga deputetet Nasip Naço Lefter Koka dhe nga anëtari i Kryesisë Luan Rama si dhe nga të tjerë drejtues të LSI-së zhvilloi sot një takim madhështor me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së  në qytetin e  Beratit.  Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta gjatë fjalës së tij u ndal në procesin e integrimit të vendit duke theksuar se janë bërë hapa të jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Ai vlerësoi dorëzimin e Pyetësorit të Komisionit Europian si një hap mjaft cilësorë ndërsa ritheksoj punën e madhe që është bërë për liberalizimin e vizave duke u shprehur se heqja e tyre do të bëhet e mundur brenda këtij viti. Në këtë mënyrë z. Meta theksoi se  LSI-ja do të mbajë dhe premtimin e bërë para qytetarëve shqiptarë.  “Tashmë edhe faktori ndërkombëtarë e ka vlerësuar këtë progres shumë të madh që Shqipëria ka bërë në të gjitha drejtimet e kërkuara nga Udhërrëfyesi i Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave; që nga dokumentet e sigurisë të cilat vlerësohen të standardeve nga më të lartat në Bashkimin Europian që nga kontrolli i kufijve dhe menaxhimi i tyre lufta kundër krimit të organizuar dhe në të gjitha aspektet është një punë e voluminoze konkrete dhe është një punë e madhe që ka treguar qartë vullnetin e kësaj qeverie por dhe vullnetin tonë si Lëvizje Socialiste për Integrim për të garantuar mbajtjen e atij premtimi madhor që i shërben çdo qytetari shqiptarë dhe çdo qytetari edhe banori të Beratit që brenda këtij vitit të gjithë shqiptarët të fitojnë të drejtën të lëvizin pa viza në hapësirën Europiane” u shpreh z. Meta. Ai vlerësoi se ky proces ka jo vetëm një aspekt konkrete për lëvizjen e lirë dhe ekonominë por është dhe një çështje dinjiteti për qytetarët shqiptarë. Duke theksuar dhe një herë rëndësinë që ka procesi i integrimit të vendit kryetari i LSI-së z. Meta e ftoi opozitën të mos bëhet pengesë e këtij procesi dhe të jap kontributin e saj në hapet e fundit që kanë mbetur drejt realizimit të këtij procesi. “Ne punojmë për gjithë shqiptarët. Do të ishte në nderin e lidershipit të Partisë Socialiste që të mos i kundërvihej këtij procesi të vinte dhe të jepte kontributin e saj në mënyrë konkrete ashtu sikurse është në ndihmën e mirë që të heqin dorë nga përpjekjet për të dëmtuar imazhin e vendit” u shpreh z. Meta. Kryetari i LSI-së në fjalën e tij u ndal dhe në situatën politike duke vlerësuar se pretendimet e opozitës duhet të trajtohen në mënyrë kushtetuese. Z. Meta theksoi se mazhoranca është treguar tolerante duke i dhënë mundësi opozitës për kërkesat e saj por opozita nga ana tjetër duhet të njoh dhe institucionet dhe vendimet e gjykatave.

 

“Duan të hapin kutitë por për kutitë është marrë vendimi i gjykatës së zgjedhjeve. Në rast se ata duan të dalin mbi këtë vendim le t’i drejtohen një gjykate që është mbi çdo gjykatë në Shqipëri Gjykatës Kushtetuese. Duan që të interpretohet ky vendim le ti drejtohen Komisionit të Venecias sepse është një institucion shumë prestigjiozë që na ka ndihmuar për të hartuar Kushtetutën me ekspertizë” u shpreh z. Meta. Më tej kreu i LSI-së u shpreh se opozita nuk ka qëllim transparencën e zgjedhjeve por krijimin e një krize artificiale për të ardhur më pas në pushtet pa vota dhe jo në mënyrë demokratike. Z. Meta u ndal dhe në akuzat e PS-së për situatën ekonomike duke theksuar se arritjet e vendit në këtë pikë janë pozitive duke parë dhe zhvillimet rajonale dhe situatën kur bota gjendet në një krizë ekonomike.

 

Duke folur për procesin e riorganizimit të LSI-së Kryetari i LSI-së z. Meta u ndal në zgjedhjet e ardhshme lokale duke theksuar se me efiçencën e LSI-ë në qeverisje kjo forcë ka të drejtë të kërkojë dhe një mbështetje më të madhe nga qytetarët.

“Sfidat janë përpara kemi zgjedhjet vendore. Në këtë drejtim unë do ju ftoja të gjithëve që të angazhohemi sepse nuk jemi shpejt për këtë sfidë” u shpreh z. Meta. Takimi u fokusua në riorganizimin e LSI-së për zgjedhjet lokale dhe në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe kontributin që po jep Lëvizja Socialiste si pjesë e qeverisjes.  0x323031302d30342d3137 Meta-Berat 1..JPG 18:26)