14 Feb Takim entuziast I zotit Meta me simpatizantet e LSI ne njesine 2 Tirane.
” Takim entuziast I zotit Meta me simpatizantet e LSI ne njesine 2 Tirane. Meta: Mendoj se manifestimi i nesërm do të jetë edhe një paralajmërim shumë serioz për mazhorancën që ajo të mos humbas krejtësisht kontrollin e saj dhe që të evitoj atë përsëritje të hidhur të historisë si 8 vjet më parë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i shoqëruar nga kryetari i LSI-së së Tiranës Ilir Dashi organizuan sot një takim
me qindra simpatizantë dhe anëtarë të LSI-së në njësin bashkiake nr.2. Duke vlerësuar strukturat drejtuese të LSI-së për punënë e bërë në këtë zonë dhe zgjedhjen e kandidatit Fatmir Fagu sipas parimit ”një anëtar një votë” Meta u ndal tek protesta e organizuar nga opozita për të penguar revanshin e uzurpimit të institucioneve nga kryeministri Sali Berisha. Në këtë kontekst Meta theksoi se “secili prej jush ka arsyeje për të dalë një vitë pas 3 korrikut për të manifestuar kundër këtyre fenomeneve të keqqeverisjes së Sali Berishës kundër këtyre përpjekjeve revanshiste ndaj institucioneve kushtetuese siç po përpiqet praktikisht sot dhe kundër atyre mashtrimeve që i bëri atyre shtresave të tëra shoqërore”. Në këtë drejtim u shpreh Metamendoj se manifestimi i nesërm do të jetë edhe një paralajmërim shumë serioz për mazhorancën që ajo të mos humbas krejtësisht kontrollin e saj dhe që të evitoj atë përsëritje të hidhur të historisë si 8 vjet më parë. “Besoi se me një organizim të plotë dhe me motivim të qartë ne do të arrijmë të tejçojmë mesazhin në të gjithë qytetarët tanë që janë në opozitë me Berishën për ti thënë ndal revanshit të këtij kryeministri dështag. Është fakt që situate ekonomike problemet politike dhe ato sociale kanë krijua krijuar “kushtet” që të organizohet me sukse këtë protest. Me këtë rastë ne duhet ti tregojmë Sali Berishës dhe elektoratit tonë që ne jemi mbrojtës së interesave të popullit dhe është detyra jonë që të dalim dhe të mbrojmë institucionet kushtetuese.
0x323030362d30372d3131 AKTIVITETE 12:42)”