Takim entuziast i Kryetarit të LSI

Takim entuziast i Kryetarit të LSI

Takim entuziast i Kryetarit të LSI z.Ilir Meta me të rinj dhe studentë të qytetit të Durrësit Meta: Problemet e rinisë do të jenë një pjesë e rëndësishme e LSI edhe gjatë kësaj fushate zgjedhore në veçanti në disa qytete kryesore të vendit
 
Meta: Detyra e LSI është sensibilizimi i opinionit publik për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet vendore me qëllim që këshillat e komunave dhe bashkive shpesh herë të mbyllura   ti shndërojmë në parlamente vendore ku të debatohet për të gjitha çështjet me transparencë dhe ku të informohet me përgjegjësi edhe komuniteti
 
Lëvizja Rinore për Integrim organizoi një takim mjaft entuziast në qytetin e Durrësit me rastin e krijmit të degës studentore të LRI-së në Universitetin "Aleksandër Moisiu". Në këtë takim të organizuar nga të rinjtë e qytetit bregdetar merrte pjesë edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta i cili shoqërohej nga N/Kryetari i LSI Prof. Dr. Sokol Axhemi Kryetari i LSI së Durresit Prof.Dr. Arben Dushi dhe Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho.
Duke përshëndetur qindra të pranishmit kryetari i LSI Ilir Meta i'u uroi atyre por njëkohësisht edhe gjithë të rinjve të qytetit bregdetar të Durrësit për hapjen e  universitetit "Aleksandër Moisiu". "Qyteti i Durrësit tashmë ka një institucion që i mungonte prej kohësh dhe unë do të doja t'ju uroja gjithë studentëve në këtë vit të parë të pagëzimit të këtij Universiteti që mban emrin e nderuar të një personaliteti të fuqishëm të kulturës shqiptare dhe Europiane siç është Aleksandër Moisiu" tha Meta.
Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se "ne jemi të ndërgjegjshëm se me hapjen e universiteteve qoftë ata shtetërorë por edhe privatë ka një inflacion i cili ka të bëjë me problemet e përmbajtjes së shkollave dhe universiteteve tona që në fund të fundit është e lidhur me cilësinë dhe me aftësinë e sistemit tonë arsimor për t'u integruar në sistemin europian i cili është edhe synimi i politikës arsimore të vendit.
LSI dëshiron të ndjekë një politikë bashkëpunuese në fushën e arsimit në fushën e kulturës me të gjithë forcat e tjera politike pasi këto janë disa fusha mjaft të rëndësishme që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit me të ardhmen e kombit tonë dhe me dinjitetin e tij për t'u integruar me sukses në BE.
Dhe për këtë duhet një përkushtim i madh për për të nxitur promovimin e talenteve të reja në çdo fushë. Është për të ardhur keq që bashkëmoshatarët tuaj por edhe më të rinjtë që janë larguar nga vendi edhe pse mund të kenë dalë kampionë Europe apo nënkampionë bote për arsye se politika dhe shteti nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur këtyre individualiteteve.
Problemet e rinisë vazhdoi më tej Meta meqë jemi edhe në prag të zgjedhjeve vendore do të jenë një pjesë e rëndësishme e LSI edhe gjatë kësaj fushate në veçanti në disa qytete kryesore të vendit. Ndaj dhe ne jo vetëm shumë nga këto çështje që i përmenda do ti kemi në programin tonë për qeverisjen vendore por njëkohësisht jam i bindur se një pjesë e mirë e kandidatëve tanë për pushtetin vendor por edhe për në Këshillin Bashkiak për qytetin e Durrësit do të jetë nga rallët e rinisë. Ju do menaxhoni fushatën elektorale në radhë të parë duke sensibilizuar komunitetet kudo se shumë nga problemet shumë nga hallet dhe shqetësimet e tyre do të jenë prioritet për t'u zgjedhur nga pushteti vendor. Është për të ardhur keq se 70 për qind e qytetarëve nuk e kanë të qartë se çfarë kopetencash dhe çfarë shërbimesh duhet të realizojë pushteti vendor. Këshillat për bashki dhe komuna duhet të administrojnë një pjesë të mirë të taksave që paguajnë qytetarët. Këto këshilla kanë për detyrë të vendosin prioritetet nga të ardhurat nga këto taksa dhe kanë përgjegjësi të merren me të gjitha çështjet e përditshme të komunitetit. Në këtë drejtim detyra e LSI është sensibilizimi i opinionit publik për pjesëmarrjen e qytetarëve në këto zgjedhje me qëllim që këto këshilla shpesh herë të mbyllura bashkish apo komunash t'i shndërrojmë në parlamente vendore ku të debatohet për të gjitha çështjet me transparencë dhe ku të informohet me përgjegjësi edhe komuniteti.
Më tej Meta tha "unë mendoj se ne jemi të gjithë së bashku edhe me forcat e tjera të opozitës në një koalicion të hapur me të gjithë qytetarët e Durrësit me të gjithë ata që zhvillimin e këtij qyteti ja besojnë të majtës ja besojnë rikuperimit të vlerave të saj ja besojnë edhe asaj të nesërme që nuk duhet të jetë mashtruese. Pra ka dhe shumë arsye për të votuar për opozitën në zgjedhjet vendore dhe është një mundësi shumë e mirë e forcës së tretë politike që të arrijë një përfaqësim të shkëlqyer në të gjitha këshillat e bashkive dhe komunave dhe të qarqeve të vendit dhe të arijmë që me këtë përfaqësim të ndikojmë fuqishëm për të zgjedhur problemet e komunitetit dhe për të qenë përfaqësuesja më besnike e interesave të tij.
 
Ndërkaq kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se "qeveria duhet të ketë një strategji për të ardhmen e të gjithë studentëve sepse nuk mjafton vetëm hapja e universiteteve por edhe punësimi i të rinjve pas përfundimit të studimeve. "Duke ju uruar për hapjen e universitetit do të theksoja se meqë edhe vitin e ardhshëm do të hapet edhe një universitet tjetër në Fier qeveria duhet të ketë një strategji se ku do të shkojë ky kontigjent për punësim. Në vijim të fjalës së mbajtur ajo shtoi se LRI do të fillojë shumë shpejt një projekt për punësimin e të rinjve sepse ne mendojmë se të qënurit në opozitë nuk do të thotë të jemi më pak aktivë por të qënurit në opozitë na bën akoma edhe më të fortë sepse ne i kemi të gjitha mundësitë dhe të gjithë kapacitetet për të qenë efektiv dhe për ti
shërbyer këtij vendi me shumë dashuri dhe përkushtim.
 
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i LRI Ardit Çela u shpreh se "është e disata herë që në jemi këtu në Durrës është e disata herë që Durrësi na pret shume ngrohtë dhe tregon se të rinjtë e Durrësit e duan LSI-në. Në Shqipëri shpesh herë gjërat mbeten pezull sepse njerëzit qëndrojnë në pritje të një momenti të kohës më të mirë të njerëzve më të përshtatshëm dhe jemi ne ata që kemi kurajon të hedhim hapin vendimtar. Dhe ne e kemi hedhur tashmë këtë hap sepse ne kemi vendosur të mbështesim LSI dhe të bëhemi pjesë e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë. Do të theksoja se e nesërmja nuk është më një mashtrim i pamëshirshëm por e nesërmja është një e vërtetë shumë e madhe sepse e nesërmja jemi ne.
 
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i LRI-së Besmir Metani u shpreh se "nuk do të jemi vetëm ne ata që do tju nxisim ju për çdo gjë por do të jeni ju ata që do na tregoni ne për çdo problem dhe për çdo gjë që ju shqetëson. Më pas ne do të jemi gjithnjë të gatshëm t'ju ndihmojmë jo vetëm ju të rinjve të Durrësit por të rinjve në të gjithë Shqipërinë.
 
Anëtari i Kryesisë së LRI Klajdi Musabelliu tha se "ajo që dëshiroj të them është fakti se LRI dhe LSI janë e vetmja forcë rinore dhe lëvizje politike që është afër nesh më pranë problemeve tona. Besoj se ka ardhur koha që edhe ne ta themi fjalën tonë dhe të bëhemi pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme për jetën dhe për të ardhmen tonë. I ftoj të gjithë të rinjtë e qytetit të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të ndjekin shembullin tim të jene pjesë e LRI".
  0x323030362d31302d3239 AKTIVITETE