Spartak Braho për dështimin e reformës zgjedhore

Spartak Braho për dështimin e reformës zgjedhore

Spartak Braho për dështimin e reformës zgjedhore 8 arsye ligjore që rrëzojnë zgjedhjet me Kodin e vjetër

Këshilltari ligjor i komisionit parlamentar LSI-PDS Spartak Braho

Braho: "Me këtë Kod Zgjedhor nuk mund të shkohet në zgjedhjet lokale. Për 8 arsye arsye ligjore është e pamundur që në këto zgjedhje të hyhet me Kodin e vjetër zgjedhor. Maxhoranca ka vetëm një rrugë nqs do të hyjë në zgjedhje brenda afateve të përcaktuara që t'u hapë rrugë tërë propozimeve të bëra nga opozita të ndjekë rrugën e normalitetit"

Z.Braho cfarë do të ndodhë tani pas skadimit të afatit të fundit për reformën zgjedhore?

-Së pari duhet të theksoj që nuk mund të hyhet në zgjedhje me Kodin egzistues. Për shumë arsye madje po të jem më i saktë për 8 arsye arsye ligjore është e pamundur që në këto zgjedhje të hyhet me Kodin e vjetër zgjedhor.  Ç'është më kryesorja është se disa nga dispozitat e kodit aktual nuk janë më në fuqi që do të thotë që ato duhet të riformulohen rishikohen duke shtuar këtu edhe faktin se OSBE/ODHIR ka paraqitur rreth 24 vërejtje për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe ky është një detyrim për mazhorancën por edhe për opozitën që duhet të bëhen përmirësimet e rekomanduara. Ndërsa përsa i përket kohës unë do të thosha që nuk janë të mjaftueshme për aryse se  vetëm amendimet e 3 dispozitave në Kushtetutë kërkojnë procedura normale të cilat minimalisht duhen 2 javë dhe do të thosha që vetëm pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese mund t'i hapet rrugë edhe ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Që do të thotë që minimalisht dy javë ndryshimet kushtetuese dhe një dy javësh tjetër që do të duhen për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është i domosdoshëm minimalisht një muaj kohë që të përfundojë tërë procesi i rregullimit dhe të ashtuquajturës reformë zgjedhore dhe pas kësaj fillon e tërë llogaritja e afateve që nevojiten për t'u bërë gati për të përcaktuar edhe datën e zgjedhjeve kohën e tyre por edhe mjaft procedura të tjera që lidhen me rregullsinë e procesit zgjedhor.

 
Cila mund të jetë rrugëzgjidhja?

-Maxhoranca ka vetëm një rrugë nqs do të hyjë në zgjedhje brenda afateve të përcaktuara që t'u hapë rrugë tërë propozimeve të bëra nga opozita të ndjekë rrugën e normalitetit. Ajo duhet të fiksojë pikë së pari faktin që zgjedhjet nuk mund të bëhen brenda 20 Janarit por kërkojnë një kohë që unë mendoj se mesin e Marsit. Kjo është e vetmja mundësi për të bërë zgjedhje të rregullta brenda standarteve ashtu siç duhet duke pasur parasysh këtu edhe përmirësimin e faktorëve atmosferikë pengesave të tjera që lidhen me bllokimin e zonave malore mungesat në energjinë elektrike etj etj. Nuk ka rrugë tjetër për mazhorancën vetëm të pranojë këtë opsion. Unë jam i bindur që edhe mazhoranca do të ndërgjegjësohet për të shtyrë afatin e zgjedhjeve sepse realisht ata deri tani kanë luajtur kanë bërë presing për t'i lënë topin e pengesës së reformës zgjedhore opozitës kur realisht pengesa kryesore kanë qenë ata.

Më në fund mahoranca duket e ka kuptuar që nuk mund të zhvillohen zgjedhjet në periudhën që ata kanë pretenduar. Do të shtoja këtu edhe presionin që bënë përfaqësuesit ndërkombëtarë ditët e fundit kam parasysh Priben dhe institucione të tjera ndërkombëtare të cilat do ta masin qeverinë e Berishës nga standartet që do të zhvillohen zgjedhjet dhe jo nga politika e ditës apo propoganda shterëpë e "arritjeve" të kësaj qeverije

 
Nëse Mazhoranca do të vendosë të hyjë me këtë Kod në zgjedhjet lokale si do të procedohet ligjërisht?

 
Siç e theksova edhe më lart është e pamundur të huhet me këtë Kod dhe natyrisht ata nuk mund të bëjnë zgjedhje pa lista ndërkohë që 50% të listave i kanë strukturat e pushtetit vendor të cilat komandohen nga opozita. Kështu që strukturat e pushtetit vendor të cilat i drejton  opozita nuk do të pregatisin lista zgjedhjesh për të hyrë me këtë kod. Praktikisht zgjedhjet janë të pamundura.

 
Nëse do të hyhet me këtë Kod Zgjedhor çfarë do të humbasin parti si LSI-ja?

Praktikisht nuk mund të hyhet me këtë Kod në zgjedhje sepse që të ketë zgjedhje duhet të ketë lista. Praktikisht nuk do të ketë lista kështu që është një lojë nervash plus edhe një fakt të ri të zbuluar këto ditë rregjistri i përkohshëm ende nuk është pastruar akoma mijëra familje nuk janë decizuar se ku do votojnë pra është një proces i lënë në mes i cili do edhe ai kohën e tij për tu realizuar dhe ju e shikoni që Fiks Fare natë për natë bën për të qeshur shqiptarët me skandalet e strukturave të pushtetit të mazhorancës.

Natyrisht nqs shkohet deri në një absurd të tillë ne nuk do të bëjmë eksperimente as me Shqipërinë as me shqiptarët as me veten tonë do t'ia leme përgjegjësinë kësaj mazhorancë të papërgjegjshme dhe në fund të fundit është ajo përgjegjëse për bllokimin e procesit zgjedhor.

  0x323030362d31312d3135 15:46)