Sot në selinë e LSI së Tiranës u zhvillua një takim i krerëve të opozitës

Sot në selinë e LSI së Tiranës u zhvillua një takim i krerëve të opozitës

Sot në selinë e LSI së Tiranës u zhvillua një takim i krerëve të opozitës për mbarëvajtjen e organizimit të mitingut të ditës së mërkurë në Sheshin Skënderbej. Në këtë takim ndodheshin edhe drejtuesit e partive të opozitës në njësitë bashkiake të Tiranës Ilir Meta Kryetar i LSI: Të Mërkurën referendum qytetar për t’i thënë ndal revashit të Berishës   
 
Besoj se me një organizim të plotë dhe me motivim të qartë me gjithë strukturat tona ne do të arrijmë të tejçojmë mesazhin në të gjithë qytetarët tanë që janë në opozitë me Berishën për ti thënë ndal revanshit të tij dhe për të organizuar një referendum qytetar në ditën e Mërkurë në shëshin “Skënderbej”. Mendoj se duhet të kemi më shumë impenjim në kuadër të organizimit të protestës së Mërkurës sepse është një protestë që ka të bëjë edhe me dinjitetin e kryeqytetit sepse kam parasysh cënimin e autonomisë së pushtetit vendor për shkatërimin e veprave publike të financuara me taksat e gjithë qytetarëve të Tiranës por edhe me vet prespektivën e kryeqytetit në të ardhmen. Pavarësisht se ky është një miting i hapur dhe duket se do të ketë një pjesëmarrje nga e gjithë Shqipëria por pesha kryesore i bie Tiranës dhe gjithë strukturave tona që të punojmë së bashku për të krijuar atë frymë që sjell në shesh sa më tepër njërëz sesa janë antarët apo votuesit tanë.
 
Ilir Dashi Kryetar i LSI për Tiranën: Vetëm LSI e Tiranës garanton një pjesëmarrje prej 10 mijë personash në Sheshin Skënderbej. Kemi shpërndarë 50 mijë ftesa tek qytetarët
 
Bashkëpunimi ka fillar shumë mirë në të gjithë strukturat e gjithë partive të majta në kryeqytet dhe çka është më e rëndësishme është se janë përcaktuar të gjithë elementët e një realizimi të kësaj proteste masive me sukses. Kjo ka fillur që nga programi i punës që e kemi bër të përbashkët të 5 grupeve që përbëjnë edhe grupin organizator vijoi me një konferencë për shtyp që u pasqyrua shumë mirë dhe ky njofttim është përhapur jo vetëm në mënyrë zyrtare por edhe më rrugë të tjera informimi me moton që të shkojmë të gjithë panvarsish ngjyrës partiake sepse është një protest e një kundërshtimi qytetar. Në këtë sens po sensibilizojmë të gjithë strukturat tona ku ne si LSI e Tiranës kemi shpërndarë 50 mijë ftesa për miting. Nga informacioni i marr deri tani nga strukturat tona garantojmë një pjesëmarrje prej 8 mijë njërëzish nga LSI-ja. Përfshi këtu edhe punën që po bëhet me organizatat e të rinjëve të LRI-së ku tek kjo kategori kemi garantuar rreth 2 mijë. Pra jemi optimist që 10 mijë vet i kemi konfirmuar për pjesëmarrjen. Së bashku me kolegët e tjerë po bashkëpunojmë për një organizim sa më dinjëtoz për të pasur një skenografi sa më sofistikuar dhe të unifikuara jo të dalim  të grupuar dhe me thirje të ndryshme. Për këo jemi duke menduar dhe gjithçka do të përfundoj  brenda ditës së sotme dhe ky aksion që do mendohet shumë mir edhe bukur nuk ka mënyrë tjetër  te ndosh veç suksesit.
 
Më poshtë fjalët e Kryetarit të PS Edi Rama dhe Kryetarit të PS-së së Tiranës Besnik Bare
 
Edi Rama 
 
Vlerësoj kontributin tuaj që po jepni dhe do jepni për organizimin e këtij manifestimi të pakënaqësis të pjesës dëruesëve të kryeqytetasve. Njëkohësisht jamë shumë i kënaqur që me këtë rastë që të gjitha strukturat e partisë në Tiranë do të kenë mundësin të punojnë bashkëkarisht si një trup i vetëm për të realizuar objektivin e përbashkët i cili pa dyshim është shumë herë me i gjera dhe më afatgjat se sa ky manifestim. Kështu që rastin na i dha të plotë kjo keq qeverisje e Berishës që të bashkëpunojmë  me të gjithë përfaqësuesit e partisë së opozitës së Tiranës dhe kam bindjen se këtë protest qytetare do e shtrijmë në të gjithë vendin.
 
Besnik Bare
 
 
Është krijuar grupi i punës apo shtabi operativ sikurse e kemi quajtur ne për të menaxhuar të gjithë këtë aktivitet. Duke diskutuar për mënyrën e organizimit të kësaj proteste secila parti ka parashikuar se ku do bëj grumbullimet lokale që ne në një far mase të vëmë parapërgjegjësis më shumë të gjithë strukturat tona lokale lidhur me numërin e njërëzëve që do sjellin aty. Është fakt që situate ekonomike problemet politike dhe ato sociale kanë krijua krijuar “kushtet” që të organizohet me sukse këtë protest. Me këtë rastë ne duhet ti tregojmë Sali Berishës dhe elektoratit tonë që ne jemi mbrojtës së interesave të popullit. Janë përgatitur 70 mijë lajmërime të cilat maksimalisht brenda ditës së nësërme do të shpërndahen në të gjithë  Tiranën. Njëkohësisht është parashikuar një numër shumë i madh flamujsh duke krijuar një atmosfer festive dhe një imazh impresiv tek media dhe tëk të pranishmit. Duhet të bëjmë shumë kujdes që secila struktur të studioj mirë  vendosjen e njerëzëve mos të ketë entuziazëm të lokalizuar por ai duhet të shpërndahet në të gjithë sipërfaqen e organizimit të kësaj.
  0x323030362d30372d3130 AKTIVITETE 12:40)