Socialistet e Shkodres bashkohen me LSI

Socialistet e Shkodres bashkohen me LSI

” Socialistet e Shkodres bashkohen me LSI

27 anetar te Asamblese Socialiste te Shkodres dhe nje keshilltare socialiste ne keshillin Bashkiak Shkoder kane dhene doreheqjen nga partia socialiste dhe i jane bashkuar  Levizjes Socialiste per Integrim. Shkak per kete eshte bere mospajtimi me menyren se si po drejtohet partia socialiste nga lidershipi aktual ne Tirane. Edip Shiroka ish kryetar i PS-se Shkoder ne deklaraten e tij ka denuar dhunen e 21 janarit te shkaktuar sipas tij qellimisht nga lidershipi socialiste per te marre me dhune inistuticionet e shtetit po keshtu ai ka denuar edhe menyren se  si po udhehiqet partia Socialiste.
Jetmira Kozmaj anetare e Keshillit Bashkiak Shkoder dhe ish sekretare organizative e PS-se Shkoder mbajti te njejtin qendrim me sih kryetari Shiroka duke shtuar se dhuna e provokuar nuk i sherben stabilitetit te vendit dhe kjo dhune e shkaktuar se fundmi e cila po reflektohet qe nga menyra se si po udhehiqet  partia socialiste nga edi rama me kane shtyre mua dhe anetaret e tjere te asamblese socialiste te shkoder te largohem dhe ti bashkohet Levizjes Socialiste per integrim.
Largimin nga PS-ja e kane konfirmuar edhe Nikolin Dedvukaj ish kandidat per kryetar te PS-se i menjanuar pa asnje arsyetim nga kryesia e PS-se Gent Muriqi ish kryetar i FRESH –Shkoder dhe anetar i asamblese.
 
Edip Shiroka
 
Ne një grup anëtarësh të Partisë Socialiste të zgjedhur në forumet dhe strukturat drejtuese në vite me kontribute të njohura për të majtën në qytetin dhe rrethin e Shkodrës. Duke ndjekur me shqetësim qytetar zhvillimet politike në vend që kulmuan me aktin kriminal të sulmit të dhunshëm kundër kryeministrisë kundër forcave të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në detyrë. Të indinjuar prej keqpërdorimit dhe kriminalizimit të emrit të Partisë Socialiste për interesat e një klike kriminale. Të fyer prej talljes dhe nëpërkëmbjes së vlerave socialiste nga banditë të paguar që nuk i lidh asgjë me emrin dhe gjithçka përfaqëson Partia Socialiste në protestat e së cilës në 20 vjet nuk është këputur asnjë lule dhe nuk është thyer asnjë xham. Duke parë që në krye të këtij procesi degradues e kriminalizues është Edi Rama i cili pasi i ftoi dhe nxiti qytetarët për demonstratë i braktisi dhe i preu në besë socialistët si një burrë frikacak i la në dorë të një grupi kriminelësh. Duke parë që Edi Rama dhe banda e tij jo vetëm nuk heq dorë por vazhdon të fyejë dhe të provokojë socialiste të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë duke iu kundërvënë mesazhit të tyre për tu distancuar nga dhuna e për të hequr dorë nga protestat dhe demonstratat:
                                                                  Deklarojmë
Largimin nga Partia Socialiste dhe bashkimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi LSI është shprehësja dhe mbrojtësja reale e interesave dhe vlerave të së majtës në Shqipëri për të vazhduar kështu angazhimin dhe kontributin tonë për mbrojtjen dhe konsolidimin e këtyre vlerave dhe për integrimin evropian të vendit. Me këtë akt qytetar dhe politik ne i ftojmë të gjithë socialistët shqiptarë që nuk i lidh dhe nuk i bashkon asgjë me aktet kriminale dhe me dhunën e bandave të ashtuquajturës Politikë të Re të Edi Ramës të distancohen dhe të bëhen pjesë e kontributeve pozitive për Shqipërinë e vlerave qytetare dhe evropiane.
 
Jetmira Kozmai
Aktet e dhunshme dhe kriminale të protestës së Edi Ramës më 21 janar nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste nuk kanë asnjë lidhje me anëtarët me simpatizantët dhe votuesit e saj. Me këtë akt të turpshëm Edi Rama i vuri një njollë të madhe turpi Partisë Socialiste prandaj ne socialistët duke u distancuar nga Edi Rama dhe banda e tij bëjmë veprimin e duhur për të mbrojtur vlerat dhe gjithë kontributin e Partisë Socialiste ndër vite vlera të cilat Edi Rama i nëpërkëmbi dhe përbalti njësoj siç bëri edhe me flamurin kombëtar në protestën e banditëve të tij. prandaj dhe unë si Sekretare e Partisë Socialiste të Shkodrës dhe si këshilltare socialiste në bashkinë e qytetit tim distancohem nga Edi Rama dhe banda e tij e bindur se më këtë akt i shërbej më mirë Partisë Socialiste të majtës dhe qytetit tim. Unë jam e do të jem socialiste do t’ju shërbej me përkushtim qytetarëve të Shkodrës duke u bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim duke u bashkuar kështu me partinë e solidaritetit dhe humanizmit socialist për të kontribuar për fitoren e së majtës evropiane në Shqipëri dhe për integrimin evropian të vendit. Si nënë si grua dhe si motër iu drejtohem socialistëve të distancohen dhe të dënojnë dhunën kriminale dhe të gjithë ata që inkriminuan Partinë Socialiste dhe të mos marrin në mbrojtje banditët dhe ata që hodhën dhe përbaltën flamurin tonë kombëtar.

0x323031312d30312d3237 19:40)”