Slogani i LSI – Ndryshimi i vertete per Tiranen

Slogani i LSI – Ndryshimi i vertete per Tiranen

” Slogani i LSI – Ndryshimi i vertete per Tiranen

“Ndryshimi i vërtetë për Tiranën” është slogani që do të shoqërojë Lëvizjen Socialistë për Integrimi në fushatën për zgjedhjet e administrative të 8 majit.  Në prani të mijërave anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së dhe LRI-së Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta dhe Nënkryetarja Erisa Xhixho njëkohësisht kandidate për njësinë bashkiake nr.5 ka shpalosur moton e LSI-së për këto zgjedhje.
Duke u ndalur në çështje konkrete Erisa Xhixho ka shpalosur disa nga pikat kryesore ku LSI-ja do të mbështes programin e saj për zgjedhjet e 8 majit.
“Ndryshimi i vërtetë për Tiranën” do të jetë slogani jonë që do të na shoqërojë ne dhe gjithë qytetarët e Tiranës gjatë këtij muaji elektoral. Ajo çfarë kemi kuptuar duke dëgjuar të gjithë qytetarët është që ata kërkojnë ndryshim por jo ndryshim me fjalë boshe por me projekte konkrete të cilat ndjeshëm të përmirësojnë cilësinë e jetës në metropol” u shpreh Erisa Xhixho. 
Fjala e kryetarit të LSI-së Ilir Meta 
Dua ta ftoj dhe unë nga zemra Erisën jo vetëm se më ftoi këtu por mbi të gjitha për arsyen sepse ajo mori përsipër edhe në emrin tuaj në emër të rinjve dhe të rejave të Tiranës që për një ndryshim të vërtetë të Tiranës të kandidojë dhe do të fitojë në Njësinë më të madhe Bashkiake të Kryeqytetit. 
Sepse zgjedhjet më 8 maj janë për të ardhmen e Tiranës dhe jo për të kaluarën e saj. Ndaj Tiranë do të votojë për ata të rinj që do ta çojnë përpara që do t’i zgjidhin ato probleme të jashtëzakonshme të akumuluara nga keqdrejtimi i këtij qyteti që është Kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. 
Ndaj ne besojmë se duke qenë zgjedhjet për të ardhmen e Tiranës për ndryshimin e vërtetë të Tiranës askush nuk mund ta bëjë këtë më mirë se ju dhe gjithë gjenerata e re e kryeqytetit. Ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim në 12 këshilltarët e parë të Tiranës 6 i ka të Lëvizjes Rinore për Integrim. Sepse ky është qyteti juaj i të gjithë të rinjve dhe të rejave sepse ky është qyteti ku ju vazhdoni të ëndërroni të jetoni dhe të jetoni shumë më mirë se sot. 
Ndaj ju do të votoni për ato të rinj e të reja që e duan qytetin e tyre ndaj më 8 maj ju dhe gjithë të rinjtë e kryeqytetit do të votoni për një të ri i cili sjell një standard të ri jo vetëm në këtë fushat elektorale për zgjedhjet vendore një standard evropian të komunikimit të vizionit të sjelljes të bashkëbisedimit me të gjithë sikurse është kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës që do ët votohet nga ju Lulzim Basha. 
Sepse Tirana ka nevojë për një kryetar që e do atë ka nevojë për një kryetar që merret pa ndërprerë me problemet dhe shqetësimet e qytetit dhe të gjithë qytetarëve sepse Tirana ka nevojë për një kryetar me vizion qe zgjidh problemet e sotme dhe u paraprin atyre të së nesërmes. Sepse Tirana jonë nuk mund të vazhdojë 20 vjet pa një studim të përgjithshëm urbanistik vetëm e vetëm për interesa të ngushta korruptive. 
Sepse Tirana jonë dhe Tiranë juaj nuk mund të vazhdojë me shkolla ku nxënësit janë mbi 50 dhe ku askush nuk interesohet nga bashkia për të vënë toka dhe hapësira në funksion të shkollave të reja. Sepse Tirana jonë dhe Tirana juaj ka probleme të rëndësishme sociale dhe një problem madhor sot mbetet lufta kundër papunësisë por deri më sot nuk kemi parë një Kryetar Bashkie përveç kryetarit të ardhshëm të Bashkisë Lulzim Basha që të dalë me një program konkret se si bashkia do të punojë dhe kontribuojë për zgjidhjen e punësimit në Tiranë. 
Sepse në kryeqytetin tonë në qytetin ku ju jetoni sikurse e dini shumë mirë jeta e çdo qytetari shkurtohet mesatarisht 1.5-2 vjet për shkak të ndotjes për shkak të moskujdesit për ambientin dhe shëndetin e fëmijëve dhe të moshuarve të Tiranës. Sepse Tirana nuk ka asnjë parking sepse prej disa vitesh është penguar ndërtimi i unazës së madhe që do t’i jepte një frymëmarrje tjetër kryeqytetit për shkak të luftës politike sepse interesat e ditës interesat e ngushta kanë dominuar mbi interesat e qytetit dhe mbi interesat e çdo komuniteti në Tiranë. Sepse politika e fasadave është tashmë shumë e vjetër dhe nuk e ndihmon më këtë qytet dhe këta qytetarë që të ecin përpara ndaj duhet ndryshim i vërtetë për Tiranën. 
Një ndryshim që prek cilësisht jetën e qytetit dhe qytetarëve në dobi të çdo qytetari të Tiranës. Sepse qytetarët e Tiranës nuk kanë nevojë për një Kryetar Bashkie që kërkon të helmojë dhe përçajë marrëdhëniet midis qytetarëve të Tiranës për interesa të ngushta politike por ka nevojë për një Kryetar Bashkie që t’i ndihmojë të gjithë të bashkëjetojnë në paqe në harmoni duke i dhënë dorën të gjithëve për të zgjidhur problemet e çdo komuniteti ku ata jetojnë pavarësisht nga siglat partiake që ata preferojnë të votojnë në zgjedhje dhe ky kryetar i ri është Lulzim Basha. 
Sepse kryeqyteti i Shqipërisë është kryeqendra e intelektualëve e akademikëve është kryeqendra e shoqërisë civile është kryeqendra e e mendimit të së ardhmes dhe duhet një kryetar Bashkie që t’i çmojë të gjithë këta njerëz që t’i çmojë të gjithë këta kapacitete që të bashkëpunoje me të gjithë ata duke i investuar dijet dhe eksperiencën e tyre në të mirë të gjithë kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve. 
Sepse Tirana jonë dhe Tirana juaj është lodhur nga drejtimi arrogant dhe ka nevojë për një drejtim të njerëzishëm ka nevojë për një vizion tjetër një vizion që e do Tiranën gjithmon&e
uml; të parën dhe kjo nuk mund të bëhet pa vënë të parët qytetarët e Tiranës sidomos në këtë fushatë elektorale. Ndaj unë jam i bindur se më 8 maj me votë e të gjithë juve me votën e të gjithë të rejave dhe të rinjve të Tiranës me votën e të gjithë qytetarëve të Tiranës të lodhur nga politika e konfliktit dhe mllefit të lodhur nga politika e interesave personale do të votojnë për ndryshimin e vërtetë të Tiranës. Tirana është e para qytetarët e saj janë të parë. Fitore dhe suksese.
Fjalimi i kandidates “Aleanca për qytetarin” për minibashkinë nr. 5 të Tiranës Erisa Xhixhos
“Motra dhe vëllezër të Lëvizjes Rinore për Integrim. Në radhë të parë më lejoni t’u falënderoj nga zemra secilin prej jush që pa përtim dhe me shumë energji ka shkuar dhe ka trokitur nëpër dyert e të gjithë qytetarëve të Tiranës për të dëgjuar me kujdes dhe për të mbajtur shënim shqetësimet dhe problemet e tyre të cilat ashtu siç keni konstatuar sot janë të panumërta.
Pikërisht në sajë të dëgjesave tona qytetarë dhe mijëra zërave që kemi dëgjuar janë krenare që sot të prezantojë sloganin dhe piketat kryesore të fushatës elektorale të LSI-së. 
“Ndryshimi i vërtetë për Tiranën” do të jetë slogani jonë që do të na shoqërojë ne dhe gjithë qytetarët e Tiranës gjatë këtij muaji elektoral. Ajo çfarë kemi kuptuar duke dëgjuar të gjithë qytetarët është që ata kërkojnë ndryshim por jo ndryshim me fjalë boshe por me projekte konkrete të cilat ndjeshëm të përmirësojnë cilësinë e jetës në metropol.
Duke dëgjuar qytetarët kuptuam se biznesi i vogël në Tiranë është duke lënguar. Taksat e larta dhe mungesa e politikave stimuluese po i zënë frymën shpirtit të sipërmarrjes. 
Prandaj ne do të mundësojmë hapjen e 2000 bizneseve të reja nëpërmjet një sistemi kreditimi me tarifa të ulëta i cili do të financohet nëpërmjet një fondi të veçantë të buxhetit të Tiranës. 
Çdo i ri e re qytetar i Tiranës që ka një ide të mirë për të filluar një biznes të vogël do të përfitojë prej këtij projekti konkret. 
Ky është ndryshimi i vërtetë për Tiranën. 
Duke dëgjuar të rinjtë dhe të rejat në të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës kuptuam se mundësitë e tyre për të gjetur një vend pune në këtë qytet janë shumë të ulëta. Asnjë politikë stimuluese dhe ndihmuese nuk ka sot Bashkia e Tiranës prandaj ne do ta ndryshojmë këtë. 11 qendra të reja profesionale do të hapen në të gjitha minibashkitë e kryeqytetit për t’i mundësuar çdo të reje e të riu marrjen e një zanati e profesioni e më pas lidhja me tregun e punës për t’u punësuar. 
Po sigurisht për ata që duan të shkojnë më tej fondi i kreditimit do t’i stimulojë që të hapin biznesin e tyre dhe talentin ta kthejnë në mirëqenie për vete dhe familjen e tyre. 
Ky është ndryshimi i vërtetë.
Duke dëgjuar prindërit e Tiranës kuptuam se ata janë shumë të shqetësuar për cilësinë e edukimit që fëmijët e tyre marrin. Numri i nxënësve nëpër klasat e Tiranës sot është shumë i lartë prandaj ne do ta ndryshojmë këtë. 8 shkolla të reja fillore dhe 320 mësues të rinj do të ulin ndjeshëm numrin e nxënësve nëpër klasa por edhe do të rrisin cilësinë e edukimit për më të vegjlit. Ky është ndryshimi i vërtetë. Këtë dëshiron Tirana këtë dëshirojmë të gjithë ne. 
Të dashur miq ne nuk do të harrojmë në asnjë moment dhe nuk do të lëmë pas dore asnjë nga problemet e këtij qyteti siç janë hipotekat siç janë parkingjet siç janë rrugët siç janë shkollat siç janë kanalizimet. Ato janë hallet e qytetarëve ato janë hallet tona. Dhe ne do të punojmë së bashku për t’i ndryshuar ato dhe për të dhënë shpresë për qytetin e Tiranës. 
Motra dhe vëllezër ju jeni tashmë misionarë të ndryshimit të vërtetë të Tiranës. 350 mijë dyer do të trokitet nga ju dhe këto ide dhe ky mesazh do t’ju shkojë derë më derë e dorë më dorë të çdo qytetarit të Tiranës. 
Që nga sot e deri më 8 maj ne nuk do të pushojmë asnjë moment por me energjinë dhe entuziazmin që gjithnjë na ka shoqëruar duhet t’i bëjmë të kuptojë çdo qytetar i Tiranës se ka një zgjidhje në këto zgjedhje dhe ajo është vota për LSI-në vota për vende të reja të pune vota për biznese të vërteta vota për shkolla të vërteta vota për ndryshimin e vërtetë më 8 maj. 
Ndaj ju ftoj të gjithëve që më 8 maj të votojmë ndryshimin e vërtetë të votojmë kryetariun e ri të Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha të votojmë të gjithë së bashku kandidatët e koalicionit “Aleanca për qytetarin” që t’ia kthejmë Tiranën qytetarëve t’ia kthejmë Tiranën rinisë shqiptare. Ju falënderoj të gjithëve.

0x323031312d30342d3036 LSI – PER TIRANEN (4).jpg”