" Shpallen kandidaturat për Kreun e Lëvizjes Rinore për Integrim "

" Shpallen kandidaturat për Kreun e Lëvizjes Rinore për Integrim "

” Shpallen kandidaturat për Kreun e Lëvizjes Rinore për Integrim

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e Komitetit Kombetar Drejtues ku miratoi dy kandidaturat për kreun e këtij forumi.  
Dy kandidaturat Endrit Braimllari  dhe Klejdi Mehmetaj prezantuar sot para anëtarëve të KLD-së dy platformat e tyre ku sipas të cilave do të mbështesin dhe fushatën e tyre për këtë post. 
2 mijë delegat nga e gjithë Shqipëria do të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar në 3 maj ku do të zhvillohet dhe Konventa Kombëtare Zgjedhore e cila do të mbahet më 3 maj në Pallatin e Kongreseve
Gjatë prezantimit të kandidaturave të pranishëm në mbledhjen KDK-së së LRI-së  ishin Nënkryetari  i LSI-së Petrit Vasili Kryetarja e LGI-së për Tiranën Monika Kryemadhi dhe kryetarja aktuale e LRI-së Erisa Xhixho. 
Në fjalën e hapjes znj. Xhixho u shpreh se LRI erdhi si një lëvizje për t’i rikthyer të rinjve besimin tek politika dhe për t’i bërë të rinjtë faktorë në vendimmarrje. “Dëshironin të ishim të pavarur në ide në iniciativa dhe aktivitete brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një nga ëndrrat tona më të mëdha ishte lëvizja e lirë e qytetarë shqiptarë për në BE dhe  sot ndihemi shumë të lumtur që e gëzojmë këtë të drejtë dhe ndihemi të barabartë me bashkëmoshatarët tanë evropianë” tha ndër të tjera Erisa Xhixho. 
Më pas mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Rinore për Integrim vazhdoi me shpalosjen e platformave të kandidatë. Endrit Braimllari i cili aktualisht është kryetar i Lëvizjes Rinore për Integrim për Tiranën deklaroi se LRI ka qenë dhe do të jetë forumi i vetëm rinor në vend që do të mbështesë çdo iniciativë të rinisë shqiptare. 
“LRI ka pasur gjithmonë dyert e hapura për të rinjtë dhe për idetë e tyre por ne duhet të ecim më shpejt përpara duke i ofruar mikpritje dhe bashkëpunim me të gjitha forumet e tjera për të gjetur format e duhura të krijimit të politikave të reja rinore. Gjithashtu ne do të vazhdojmë të jemi të hapur për çdo iniciativë dhe për çdo të ri i cili edhe pse jo pjesë e politikës ka ide dhe dëshira. Strukturat e LRI duhet të jenë pranë të rinjve të funksionojnë gjithmonë si një ekip i fortë dhe energjik.
 Kryetari i LRI nuk duhet të jetë vetëm i Tiranës por i gjithë Shqipërisë” tha Braimllari. Kejdi Mehmetaj në shpalosjen e platformës së saj u shpreh se LRI si forum rinor do të vazhdojë të ecë më shpejt duke konsoliduar strukturat duke zhvilluar programet dhe duke zbatuar të gjitha projektet. 
 “Lëvizja Rinore për Integrim me kalimin e kohës ka treguar që të di të sjellë një model të ri të politikës dhe këtë besoj po e tregojmë edhe sot në këtë garim sepse për në nuk është fare e rëndësishme kush fiton pasi ne jemi një ekip që punojmë si të tillë ne jemi miq që e dëgjojmë dhe respektojmë njëri-tjetrin ne jemi të rinjtë që duam t’i ofrojmë çdo të riu mundësitë që ne tashmë na janë dhënë” tha Mehmetaj. Të enjten e ardhme më datë 3 maj në Pallatin e Kongreseve do të mbahet Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Rinore për Integrim. Do të ketë mbi 2000 delegatë të ardhur nga e gjithë Shqipëria të cilët do të votojnë për kryetarin e ri të forumit por edhe për ndryshimin e statutit dhe programin e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim. 

0x323031322d30342d3236 KDK LRI (6).jpg 21:12)”