Senatori Bajden: Të fillojë reforma për zgjedhjet e ardhshme.

Senatori Bajden: Të fillojë reforma për zgjedhjet e ardhshme.

” Senatori Bajden: Të fillojë reforma për zgjedhjet e ardhshme. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Z. Ilir Meta ka marrë një letër nga Përfaqësuesi i Demokratëve në Komisionin e Jashtëm të Senatit të SHBA-së Xhozef Bajden në të cilën midis të tjerave shkruhet:

“Sigurimi i legjitimitetit të zgjedhjeve është detyra më e rëndësishme e çdo demokracie. Unë ndaj me ju shqetësimin se zgjedhjet e fundit në Shqipëri nuk i kanë arritur standartet ndërkombëtare”.

Zgjedhjet që do të zhvillohen në Shqipëri në fund të këtij viti do të jenë një mundësi për të demostruar progres në sistemin politik të vendit. Ashtu siç e dini suksesi i këtyre zgjedhjeve do të jetë një element i rëndësishëm në përcaktimin e prespektivës së Shqipërisë për anëtarësimin në NATO. E kaluara dhe dinamika politike e sotme mund të mos lënë vend për optimizëm. Megjithatë unë vazhdoj të besoj se partitë kryesore politike do të njohin rëndësine situatës do të zbatojnë reformat e nevojshmedhe do të angazhohen për organizimine zgjedhjeve në përputhje me standarete ndërkombëtare.

Unë shpresoj përfundon letrën Senatori Bajden se ju dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë do të keni sukses në ndërtimin e institucineve dhe mbajtjen e zgjedhjeve te liria e të ndershme.  

0x323030362d30342d3036 11:33)”