15 Feb Selami dhe Pesha mbajnë premtimet në lagjen e Burgut të Ri
” Selami dhe Pesha mbajnë premtimet në lagjen e Burgut të Ri Kandidatët për deputetë në Qarkun e Vlorës z. Shkëlqim Selami dhe Besjan Pesha kanë inspektuar sot nga afër punimet për rregullimin e rrugës së lagjes pranë Burgut të Ri. Përpara disa ditësh z. Selami dhe z. Pesha ishin në një takim me banorët e kësaj zone ku një nga problemet kryesore që ata shtruan ishte mungesa e rrugës e cila kishte 20 vjet që nuk merrte asnjë lloj investimi qoftë nga pushteti qendror apo ai lokal. Z. Selami u premtoi banorëve në atë takim se do të angazhonte një firmë ndërtimi që të bënte një rregullim të rrugës kështu që banorët të kishin mundësi të lëviznin dhe të mos ishin të izoluar.
Dje z.Selami dhe z. Pesha u takuan sërishtë me banorët e zonës të cilët nuk rreshtin së falënderuari LSI për kontributin e menjëhershëm dhe për veprimin e shpejtë në dobi të komunitetit të tyre. “ Kemi 18 vjet që dëgjojmë vetëm fjalë vijnë këtu na thonë do tju bëjmë rrugën e do të rregullojmë kanalin por vetëm sa na marrin votat e nuk bëjnë asnjë gjë. Ju dalloni si nata me ditën me këta të pacipë që na qeverisin sepse ju menjëherë e përmbushët zotimin tuaj. Do ju mbështesim në zgjedhje sepse na mbështesni e kemi besim tek ju” – tha një nga banorët.
Z. Selami gjatë bisedës me banorët tha: Sinqerisht nuk e kuptoj se si mund të vazhdojnë këta deputetë qofshin të majtë apo të djathtë të vijnë këtu te ju dhe tju kërkojnë votën ndërkohë që nuk kanë bërë asnjë gjë për ju gjatë mandatit të tyre. Unë ju dhashë fjalën para një jave dhe sot jam këtu të shoh realizimin e fjalës së dhënë. Ne jemi për veprim dhe në veprim për të zgjidhur çdo problem. Unë jam këtu mes jush dhe do të jem gjithnjë mes jush dhe halleve dhe problemeve tuaja kështu që të mundësojë jo vetëm një lagje më të mirë dhe të banueshme për të gjithë jupor mbi të gjitha një të ardhme më të sigurt dhe të shëndetshme për këta fëmijë. Unë dua që në Vlorë të mos ketë dallime midis fëmijëve dhe që fëmija jot nesër të rritet njësoj si fëmija im dhe këtë do tia arrijmë duke hapur vende të reja pune e duke ndërtuar një Vlorë realisht moderne.
Z. Pesha shtoi: Kjo e sotmja është një kontribut modest por edhe konkret i z. Selami dhe LSI për përmirësimin e lagjes tuaj. Por sigurisht që ne mund dhe do të bëjmë më shumë kështu që jo vetëm kjo lagje por e gjithë Vlora të ketë rrugë moderne dhe kushte jetese të mira. Është absurde që ndërsa ju jetoni këtu pa rrugë Berisha thotë që ju ka ndërtuar autostrada Është absurde që ndërsa ata banorët më tej jetojnë mes plehrave Berisha thotë që Vlora është metropol evropian. Në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak ne do të ndërmarrim edhe një nisëm tjetër konkrete ku do ti kërkojmë këtij këshilli që tju heqë juve taksën ironike të pastrimit sepse s’mund të paguani atë kur kanali i ujërave të zeza ju gjendet te porta siç duhet tjua heqë edhe banorëve që jetojnë ngjitur me plehrat aty poshtë. Me mbështetjen tuaj në zgjedhjet e ardhshme do të realizojmë jo vetëm pastrimin e kanalit dhe asfaltimin e rrugës por edhe punësimin e të paktën një personi për familje.
0x323030392d30352d3134 Selami Pesha te rruga.JPG 8:46)”