16 Feb Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama i shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun Ardit Çela dhe nga të tjerë drejtues të LSI-së në Pogradec zhvilluan sot një takim me anëtarët dhe simpatizantët në qytetin e Pogradecit
Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama i shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun Ardit Çela dhe nga të tjerë drejtues të LSI-së në Pogradec zhvilluan sot një takim me anëtarët dhe simpatizantët në qytetin e Pogradecit Gjatë fjalës së tij z. Rama u ndal në procesin e integrimit të vendit duke theksuar se janë bërë hapa të jashtëzakonshëm në këtë drejtim.
Ai vlerësoi dorëzimin e Pyetësorit të Komisionit Europian si një hap mjaft cilësorë ndërsa ritheksoj punën e madhe që është bërë për liberalizimin e vizave duke u shprehur se heqja e tyre do të bëhet e mundur brenda këtij viti. Në këtë mënyrë Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së z. Rama theksoi se LSI-ja do të mbajë dhe premtimin e bërë para qytetarëve shqiptarë. “Tashmë edhe faktori ndërkombëtarë e ka vlerësuar këtë progres shumë të madh që Shqipëria ka bërë në të gjitha drejtimet e kërkuara nga Udhërrëfyesi i Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave dhe në të gjitha aspektet është një punë e voluminoze konkrete dhe është një punë e madhe që ka treguar qartë vullnetin e kësaj qeverie por dhe vullnetin tonë si Lëvizje Socialiste për Integrim për të garantuar mbajtjen e atij premtimi madhor që i shërben çdo qytetari shqiptarë që brenda këtij vitit të gjithë shqiptarët të fitojnë të drejtën të lëvizin pa viza në hapësirën Europiane” u shpreh z. Rama.
Më tej z. Rama theksoi se “roli i LSI-së ka qenë dhe mbetet si i një force politike konstruktive dhe europiane. Sipas tij është kjo arsyeja që mbështetja qytetare për LSI-në ka ardhur gjithnjë në rritje prandaj tha ai detyrimi ynë ndaj qytetarëve mbetet i pandryshuar.
Duke folur për procesin e riorganizimit të LSI-së z. Rama u ndal në zgjedhjet e ardhshme lokale duke theksuar se me efiçencën e LSI-ë në qeverisje kjo forcë ka të drejtë të kërkojë dhe një mbështetje më të madhe nga qytetarët.
“Sfidat janë përpara kemi zgjedhjet vendore. Në këtë drejtim unë do ju ftoja të gjithëve që të angazhohemi sepse nuk jemi shpejt për këtë sfidë” u shpreh ai. Në fund të takimit u diskutuan gjerësisht për riorganizimin e LSI-së për zgjedhjet lokale dhe në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe kontributin që po jep Lëvizja Socialiste si pjesë e qeverisjes. 0x323031302d30352d3039 LSI-pogradec.JPG 14:53)