15 Feb Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili
Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili takime intensive në zonën e Mokrës të Pogradecit Vasili: Në të gjitha takimet pjesëmarrësit u shprehën me shumë entuziazëm për qartësinë e planit për veprim të LSI-së se ky plan është e vetmja mundësi për të luftuar papunësinë e jashtëzakonshme
—
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së dhe kryesuesi i listës së deputetëve të Korçës Petrit Vasili ka zhvilluar takime intensive në zonën e Mokrës i shoqëruar nga kryetari i LSI-së në Pogradec zoti Shyqyri Buzo kandidatet e tjerë për deputetë dhe drejtues të tjerë të LSI-së.
Takimet u zhvilluan në një frymë shumë entuziaste dhe me një pjesëmarrje të gjerë dhe u evidentua qartë se qeveria e Berishës ka lënë plotësisht në harresë dhe ka izoluar Mokrën si asnjëherë më parë. Rrugët në gjendje të mjerëueshëme dhe varfëria e tejskajshme janë plagë të pashërueshëme për mokrarët.
Në të gjitha takimet pjesëmarrësit u shprehën me shumë entuziazëm për qartësinë e planit për veprim të LSI-së se ky plan është e vetmja mundësi për të luftuar papunësinë e jashtëzakonshme në këtë zonë si dhe zgjidhja e vetme për infrastrukturën shumë të keqe që lidh zonën me rrugën nacionale. Ky plan i jep zgjidhje edhe blegtorisë nisur edhe nga profili malor i zonës dhe i mundëson fermerëve që ata të shesin prodhimin e tyre dhe të zbusin varfërinë e familjeve të tyre.
Në të gjithë takimet u shpreh besimi i plotë tek lideri i LSI-së Ilir Meta si lideri i vetëm politik që mban premtimet e bëra dhe që e do Mokrën nëpërmjet veprave dhe jo fjalëve. 0x323030392d30362d3036 AKTIVITETE 22:43)