Sekretari i Përgjithshëm i LSI

Sekretari i Përgjithshëm i LSI

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili së bashku me kandidatët e tjerë për deputetë të LSI në qarkun e Korçës dhurojnë gjak në spitalin e Korçës Vasili: Spitali i Korçës si gjithë spitalet e Shqipërisë janë në një gjendje katastrofike përsa i përket furnizimit me gjak. LSI ka një plan të qartë që të përmirësojë rrënjësisht sistemin shëndetësor në Shqipëri në qeverisjen që do të vijë pas zgjedhjeve të 28 Qershorit
 

 
Sekretari i Përgjithshëm i LSI dhe kandidati kryesues i listës së LSI për qarkun e Korçës z.Petrit Vasili i shoqëruar dhe nga kandidatët e tjerë për deputetë të LSI të këtij qarku dhuruan gjak sot në spitalin e Korçës.
Ky gjest human i kandidatëve të LSI për qarkun e Korçës tregoi se LSI e ka prioritet të padiskutueshëm shëndetësinë dhe se pas 28 Qershorit do të ndryshojë gjendjen katastrofike në spitalet shqiptare.
 
Sekretari i Përgjithshëm i LSI Vasili u shpreh se “spitali i Korçës si gjithë spitalet e Shqipërisë janë në një gjendje katastrofike përsa i përket furnizimit me gjak aq shumë të domosdoshëm për pacientët e sëmurë. Lëvizja Socialiste për Integrim ka një plan të qartë që të përmirësojë rrënjësisht sistemin shëndetësor në Shqipëri në qeverisjen që do të vijë pas zgjedhjeve të 28 Qershorit”.
 
Dhurimi i gjakut nga kandidatët e LSI për Korçën është dhe një akt sensibilizues pasi shpeshherë spitalet e ndiejnë nevojën për t’u furnizuar me gjak. 0x323030392d30362d3132 AKTIVITETE 14:07)