14 Feb Sekretari i Përgjithshëm i LSI
” Sekretari i Përgjithshëm i LSI takime entuziaste në qarkun e Beratit Vasili: LSI si një forcë e re politike dhe konstruktive si një forcë që e ka pasur një prioritet madhor avancimin e Reformës Zgjedhore si një standart të domosdoshëm të integrimit europian të vendit është e hapur për bashkëpunim për të pasur një zgjedhje sa më të shpejtë dhe konstruktive në dobi të procesit zgjedhor dhe në dobi të stabilitetit të vendit
Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon turin e saj në takime me elektoratin duke zhvilluar takime shumë entuziaste në rrethin e Beratit dhe rethinat përeth. Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili i shoqëruar edhe nga koordinatori i LSI-së për Beratin Lefter Maliqi zhvilloi një sërë takimesh në qytetin e Beratit Kuçovës dhe të Urës-Vajgurore si edhe në komunat Poshnjë Lapardha Perondi Velabisht etj. Në të gjitha takimet e zhvilluar u vu re një atmosferë entuziaste e cila ishte premtuese dhe garante për fitoren e LSI-së në këto zona.
Takimi i zhvilluar në Lapardha me rreth 400 pjesëmarrës ishte mjaft entuziast dhe me siguri për fitoren e LSI dhe kandidatit të koalicionit opozitar.
Gjatë fjalës së tij Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili tha se "ne jemi të gatshëm dhe të vendosur që të mos lejojmë më farsa elektorale ku mund të luhet me votën dhe me dinjitetin e çdo qytetari shqiptar sepse ne duam që të gjithë shqiptarët të votojnë në mënyrë të lirë të ndershme dhe që vota e tyre të numërohet". Por është e pamundur theksoi Vasili që të futemi në zgjedhje me standarte të parealizuara nga qeveria e Berishës. Gjithashtu ai tha se është paradoksale dhe qesharake kur nga njëra anë KQZ-ja shprehet se është e pamundur zhvillimi i zgjedhjeve në afatin e dekretuar nga Presidenti i Republikës ndërsa nga ana tjetër kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kreu i mazhorancës z. Sali Berisha shprehet në mënyrë të prerë për zhvillimin e zgjedhjeve. Ndër të tjera ai tha se e gjithë kjo situatë politike në vend është krijuar se z.Berisha nuk është i interesuar që të zgjidhë problemin e certifikatave dhe të listave. Prandaj ne si LSI u shpreh Vasili nuk do të reshtim të mbrojmë fjalën e lirë dhe plotësimin e standarteve më minimale që kërkohen për një process të rregullt dhe të ndershëm zgjedhor. Në këtë kuadër ai tha se LSI si një forcë e re politike dhe konstruktive si një forcë që e ka pasur një prioritet madhor avancimin e Reformës Zgjedhore si një standart të domosdoshëm të integrimit europian të vendit është e hapur për bashkëpunim për të pasur një zgjedhje sa më të shpejtë dhe konstruktive në dobi të procesit zgjedhor dhe në dobi të stabilitetit të vendit. 0x323030362d31322d3230 AKTIVITETE 15:57)”