Sekretari i LSI për Bujqësinë dhe Mjedisin

Sekretari i LSI për Bujqësinë dhe Mjedisin

Sekretari i LSI për Bujqësinë dhe Mjedisin Prof. Dr. Edmond Panariti Të ndërhyhet menjëherë për të pastruar ndotjen e bregdetit të Vlorës
 
 
Me shumë shqetësim kemi ndjekur situatën e ndotjes me naftë të bregdetit të Vlorës. Kjo është një dramë ekologjike e  rëndë jo vetëm për ekosistemin detar pranë pyllit të  Sodës por për turizmit hotelerinë dhe bizneset e rajonit të Vlorës. Për më tepër përbën një dëmtim të rëndë të imazhit turistik të Vlorës si perla jonë e Adriatikut.
 
Kjo situatë kërkon një ndërhyrje të menjëhershme dhe një plan të detajuar dhe urgjent veprimi. Ne  propozojmë dërgimin sa më parë në zonën e ndotur të një ekipi specialistët të pajisur me të gjitha mjetet për luftimin e ndotjes.
Të përpiqemi së pari të mos lejojmë  shtrirjen e njollës së naftës në pjesët e tjera të detit dhe nëse shikohet  e nevojshme të vendoset urgjentisht pengesa plastike lundruese për të penguar zgjerimin e  njollës së naftës.
 
Të përpiqemi me të gjitha mënyrat të përthithim  njollat e naftës që ende ndodhen më det me sfungjer masiv apo edhe duke  përdorur detergjent që zbërthejnë në det njollat e naftës.Nëse njollat e naftës vazhdojnë të jenë homogjene dhe padyshim i takojnë specialistëve të vlerësojnë këtë duke parë dhe mundësia e djegies së tyre në det të hapur.
 
Për atë pjesë të naftës që tashmë ka prekur brigjet kërkojmë që në mënyrë urgjente  të fillojë ç’ndotja e plazheve padyshim që specialistët do të vlerësojnë edhe natyrën dhe  thellësinë e ndotjes në varësi edhe të strukturës së plazheve nëse janë plazhe gurishtor apo ranor prandaj kërkohet urgjentisht që specialistët të jenë prezent aty për të bërë  vlerësimet e situatës.
 
 Njëkohësisht ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që merren me monitorimin e ambientit në Shqipëri të dërgojnë sa më parë specialistë për të bërë monitorimin e ajrit për praninë  e benzenëve dhe furaneve po kështu të tokës dhe bimësisë të peshqve dhe molusqeve mbi këtë bazë të gjykohet dhe mbi shtrirjen e thellësisë së ndotjes detare me naftë në këtë  zonë kritike të bregdetit të Adriatikut.
Situata është e rëndë dhe kërkon një veprim të menjëhershëm përndryshe do të jetë vonë dhe pasojat për gjirin e Vlorës do të jenë të pallogaritshme.
  0x323030392d30362d3034 Sekretari i LSI për Bujqësinë dhe Mjedisin Prof. Dr. Edmond Panariti.JPG 18:09)