15 Feb Sekretari i Jashtëm i Britanisë
Sekretari i Jashtëm i Britanisë David Miliband vlerësoi angazhimin e LSI-së si pjesë e koalicionit qeverisës. Sekretarja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Brunilda Paskali e shoqëruar nga koordinatori për marrëdhëniet me jashtë i LRI-së Majlind Lazimi prej 5 ditësh morën pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç kontributit në tryezë dhe pjesëmarrjes në diskutime znj. Paskali zhvilloi një numër takimesh me një sërë personalitetesh prezentë në takim. Një takim të veçantë Sekretarja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare zhvilloi me sekretarin e Jashtëm të Britanisë David Miliband Këshilltarin për politikën e jashtme të Kryeministrit Gordon Brown Steward Woods anëtaren e Komitetit Kombëtar Drejtues znj. Diane Hayter etj. Gjatë takimit me sekretarin e Jashtëm të Britanisë David Miliband u shkëmbyen mendime për situatën politike në Shqipëri. Ajo e informoj z. Miliband për vendimin politik të LSI-së si një stad të ri të emancipimit të politikës shqiptare. Gjithashtu znj. Paskali shprehu vullnetin e LSI-së për të garantuar një qeverisje të qëndrueshme dhe një qeverisje shumë përfaqësuese e cila do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe shqiptarët gjatë këtyre 4 viteve të fitojnë betejat e rëndësishme që ka përpara që kanë të bëjnë me standardet evropiane që duhet të arrijmë në të gjitha fushat. Dhe më të rëndësishmen sipas Paskalit integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Europian. Nga ana e tij sekretari i Jashtëm i Britanisë David Miliband pasi shprehu vlerësime dhe konsiderata për LSI-në dhe në mënyrë të veçantë për Kryetarin e saj z. Meta vlerësoi angazhimin e LSI-së si pjesë e koalicionit qeverisës. Gjithashtu z. Miliband duke shkëmbyer mendime mbi situatën para dhe pas zgjedhore në Shqipëri siguroi se qeveria e Britanisë së Madhe mbështet përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst reformat janë lajtmotivi dhe ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Qeverinë e Integrimit në fushën e reformave. Në përfundim të bisedës z. Miliband bëri një ftesë për Meta për një vizitë në Lodër për të thelluar akoma dhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet dy partive simotra.
0x323030392d31302d3036 Sekretari i Jashtëm i Britanisë David Miliband dhe sekretarja nderkombetare Brunilda Paskali.JPG 10:24)