17 Feb Rufi Osmani
Posted at 23:04h
in Archived Articles
” Rufi Osmani kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare në Maqedoni njëkohësisht kryetar i Komunës Gostivar
I nderuar z. Meta! Të nderuar delegatë të Konventës Kombëtare të LSI-së! Të nderuar përfaqësues politikë të shqiptarëve nga trojet e Shqipërisë etnike! E ndiej veten i nderuar që përshëndes këtë konventë sepse identifikoj Rilindjen Demokratike Kombëtare në Maqedoni me një pozicion të ngjashëm që ka edhe Lëvizja Socialiste për Integrim në Shqipëri.
Mendoj se të gjithë ne e kemi problem t’u adresojmë mesazhe porosi dhe vizione të reja mësimore nga ato që zoti Meta i përmendi në programin që unë do e quaja “Program i Lëvizjes Kombëtare për Integrim” jo vetëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Rilindja Demokratike Kombëtare është një parti e re që u krijua vitin e kaluar mirëpo u krijua nga intelektualë të mirëfilltë nga njerëz që e ndanin shqetësimin se demokratizimi i mirëfilltë i shqiptarëve në Maqedoni dhënia kontribut shtesë në arritjen e ekuilibrave shtesë në kuptim të avancimit të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni ka nevojë për shtysa të reja. Pikërisht partinë tuaj e kishim për model.
Duke iu uruar dhe përgëzuar në 100-vjetorin e shtetit shqiptar e flamurit kombëtar ne duhet bashkërisht të konstatojmë se ka edhe shumë shkallë për t’u realizuar nga programi i rilindësve kombëtar dhe prandaj në këtë drejtim sfidat objektivat vizionet dhe porositë e zotit Meta i pranoj si porosi të përbashkëta sepse vetëm një Shqipëri e përparuar një Kosovë e integruar dhe shqiptarët e trojeve etnike të përparuar në aspektin ekonomik me dije moderne me aftësi konkurruese që do të na bëjnë të mundshëm që të tejkalojmë vonesën historike.
Do të mund që nesër fëmijët tanë të realizojnë amanetin e rilindësve tanë që ta bëjmë Shqipërinë etnike të bashkuar në kuadër të Europës së Bashkuar.
Ky entuziazëm dhe kjo atmosferë na jep forcë dhe na kthen shpresat se edhe ne në Maqedoni edhe diku tjetër ku ende po luftojnë për të drejtat politike ku luftojnë për status të barabartë ne në Maqedoni dhe të tjerët duke parë një Shqipëri të organizuar në variantin e Lëvizjes Socialiste për Integrim fitojmë motiv shtesë se vetëm Shqipëria e përparuar Kosova e anëtarësuar do të jetë variant që edhe të drejtat tona ndërkombëtare do njohin standardet që i rekomandojnë institucionet euroatlantike.
Së fundmi duke iu uruar shumë sukses duke uruar që zoti Meta dhe bashkëpunëtorët e tij të vazhdojnë të miratojnë vendime të drejta kombëtare si në vitin 2009 vendime të cilat unë i çmoj personalisht si shumë të rëndësishme që kontribuuan për tejkalimin e një konfliktualiteti të tepruar që aktualisht ekziston jo vetëm në shtetin shqiptar por edhe gjithkund ku kemi organizim politik të shqiptarëve në trojet tona etnike. Uroj që në konventën e radhës bashkërisht të konstatojmë se Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë atë kontribut historik që Shqipëria shumë shpejt të bëhet anëtare fuqiplotë e Bashkimit Europian që Kosova të ndjekë rrugën e njëjtë dhe së bashku me Maqedoninë dhe vende të tjera të gjithë ne të jemi të bashkuar me vlera të meritokracisë dhe të civilizimit të mirëfilltë perëndimor. Suksese në punën tuaj dyditore! Faleminderit.
0x323031322d31302d3237 AKTIVITETE _MG_2073.JPG 10:30)”