Rrokaj: Falënderoj strukturat e LSI-së

Rrokaj: Falënderoj strukturat e LSI-së

Rrokaj: Falënderoj strukturat e LSI-së anëtarët simpatizantët dhe gjithë votuesit

Prof. Dr. Shezai Rrokaj
Kryetar i LSI-së Dega Tiranë

Numri i votuesve të LSI-së në kryeqytet është 70 % më i lartë se ai i vitit 2009
Rrokaj: Falënderoj strukturat e LSI-së anëtarët simpatizantët dhe gjithë votuesit
 
Më 8 maj si në mbarë vendin në Kryeqytetin tonë u zhvilluan zgjedhje të lira të qeta dhe transparente .
 
Më 8 maj vullneti i sovranit u shpreh lirisht.
 
 Më 8 maj Lëvizja Socialiste për Integrim arriti një fitore spektakolare plot  20.814  votues për Këshillin e Bashkisë së Tiranës  dhe 23.012 për Këshillat e Minibashkive.
 
Më 8 maj LSI-ja e kryeqytetit fitoi 2 minibashki  me kryetar Elez Gjozën  në minibashkinë nr.2 dhe Ilir Kokonën në minibashkinë nr.3 . 
 
Më 8 maj LSI-ja e kryeqytetit prêt të certifikohen plot  5 këshilltarë për Bashkinë e Tiranës dhe rreth 35 këshilltarë për minibashkitë ku më shumë se 12 prej tyre janë femra.
Ky rezultat është 3000 vota më shumë  nga ai i vitit 2007 dhe gati 70 % më lartë se rezualtati i vitit 2009.
 
Ndaj gjej rastin në emër të kryesisë së LSI-së së Tiranës të falënderoj të gjithë ata qytetarë që votuan për LSI-në.
 
 Falënderoj të gjithë komisionerët vëzhguesit numëruesit të cilët me përkushtim e vetëmohim kryen detyrën në mënyrë që ky proces të administrohej në mënyrë transparente dhe publike.
 
Në mënyrë të vecantë dua të falënderoj struktuarat e LSI-së së Tiranës kryetarët e njësive nënkryetarët dhe sekretarët kryetarët e organizatave dhe gjithë antarësinë e cila përmbushi detyrën që i kishim vënë vetes madje duke e tejakaluar atë.
 
Një falënderim për të gjithë qytetarët e Tiranës që pavarësisht nga bindjet politike në 8 maj morën pjesë në zgjedhje duke dëshmuar  vlera qytetare të një  demokracie funksionale.
 
LSI-ja  e Tiranës dha një kontribut të vyer për fitoren e 2 minibashkive si dhe për fitoren e 7 minibashkive brenda Aleancës për Qytetarin.
 
Vullneti i sovranit u shpreh . Mbi këtë vullnet nuk mund të dalë askush sepse ai prevalon mbi gjithçka.  Vota e sovranit nuk mund të tjetërsohet prej askujt dhe prej asnjë institucioni kushtetues.
 
Vota e sovranit vetëm duhet të jetësohet nëpërmjet certifikimit ndaj inkurajojmë të gjitha institucionet që të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese  për të ligjëruar sa më shpejt  këtë vullnet të sovranit .
Po e  mbyll këtë komunikim me ju duke falënderuar edhe një herë të gjithë anëtarët simpatizantët dhe votuesit e LSI-së në Tiranë.
 
Votëbesimi juaj është për LSI-në një shtysë morale njerëzore politike dhe demokratike për të na bërë më të sigurt më të vendosur dhe më të motivuar se kurrë për të përmbushur ëndrrat e përbashkëta të integrimit në familjen e madhe evropiane dhe shndërrimin e kryeqytetit tonë të dashur në një metropol të  standardeve evropiane. 
 

 

0x323031312d30352d3232 5h6Pt20110307093039_07031116.jpg 12:45)