13 Feb Rezolute mbi situaten parazgjedhore ne Shqiperi
Rezolute mbi situaten parazgjedhore ne Shqiperi Konventa e Parë Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim e mbledhur në datat 5 e 6 prill 2005 pasi shqyrtoi me shqetësim e përgjegjësi situatën parazgjedhore në vend konsideron:
– Zgjedhjet e përgjithshme politike të vitit 2005 përbëjnë si asnjëherë më pare gurin e provës të demokracisë shqiptare dhe të vullnetit të qeverisë dhe të forcave politike për të organizuar më së fundi edhe në Shqipëri zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet në fjalë janë shansi i fundit për të rregulluar imazhin e Shqipërisë si vendi me zgjedhje problematike e të kontestuara.
-LSI-ja përsërit bindjen e saj se drejtësia dhe transparenca e procesit elektoral duhet të sigurohet në atë masë që ai nuk do të mbetet privilegji i dy partive të ashtuquajtura të mëdha por do të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës.
– LSI-ja deklaron me shqetësim se fryma konfliktuale apo kompromiset e paprincipta mes dy partive të ashtuquajtura të mëdha në trajtimin e çështjeve të tilla delikate si rindarja e zonave zgjedhore etj. nuk paralajmërojnë asgjë të mirë për ecurinë e procesit zgjedhor.
– LSi-ja dënon me forcë përpara opinionit publik shqiptar dhe përpara kmunitetit ndërkombëtar tentativat e këtyre dy partive për të implementuar në mënyrë masive e në shkallë kombëtare skemën famëkeqe të Dushkut që cënon rëndë zgjedhjet e shkuara e që rrezikon të komprementojë plotësisht legjitimitetin e zgjedhjeve të përgjithshme 2005.
– LSI-ja denoncon me forcë përpjekjet e qeverisë për të kontrolluar e manipuluar nga afër procesin zgjedhor duke forcuar e përqendruar në mënyrë selective praninë e forcave të rendit dhe segmenteve të administratës publike në zona të veçanta zgjedhore.
– LSI-ja dënon censurën e turpshme të TVSh-së I cili po përdoret nga Qeveria aktuale në kundërshtim me ligjin dhe statusin e këtij institucioni publik.
– LSI-ja thekson se në kushtet aktuale prania massive e vëzhguesve të huaj përbën një domosdoshmëri për ecurinë dhe njohjen e zgjedhjeve.
LSI-ja I bën thirrje të gjitha strukturave të ngarkuara me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe gjithë votuesve shqiptarë të tregojnë pjekurinë dhe përgjegjësinë e duhur në mbrojtje të një procesi të ndershëm dhe të votës së lirë.
– LSI-ja rikonfirmon gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me çdo institucion e forcë politike në funksion të zgjedhjeve të lira ë të ndershme si domosdoshmëri për integrimin europian të vendit.
0x323030392d30332d3139 REZOLUTA