14 Feb Reagim i Kryetarit të LSI-së
” Reagim i Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta per ngjarjen e ndodhur sot në Lazarat Meta: Duhet të marrë fund përsëritja e veprimeve të tilla antikushtetuese nga një grup njerëzish antishtet pasi vetë komuniteti i Lazaratit prej kohësh kërkon vendosjen e ligjit
—————–
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) dënojmë me forcë kundërvënien me armë nga individë të inkriminuar në Lazarat ndaj forcave RENEA dhe kërkojmë me insistim identifikimin e autorëve dhe zbatimin e ligjit ndaj tyre.
Duhet të marrin fund njëherë e mirë këto ngjarje të
kronikës së zezë ku njerëz të papërgjegjshëm i kundërvihen shtetit ligjit dhe politikës.
Për këtë traditë antishtet të një grupi të inkriminuar në Lazarat ka përgjegjësi edhe Partia Demokratike e cila dikur në opozitë iu ka dhënë mbrojtje politike individëve të tillë të inkriminuar për qëllime politike.
LSI nuk e ngatërron PD me shtetin ligjin dhe policinë ndaj ne qëndrojmë fort në këtë rast në mbështetje të ligjit dhe policisë së shtetit.
Duhet të marrë fund përsëritja e veprimeve të tilla antikushtetuese nga një grup njerëzish antishtet pasi vetë komuniteti i Lazaratit prej kohësh kërkon vendosjen e ligjit.
0x323030362d31312d3236 AKTIVITETE 15:22)”