Rasmussen vlerëson z. Meta për rolin e tij aktiv në politikën e jashtme .

Rasmussen vlerëson z. Meta për rolin e tij aktiv në politikën e jashtme .

Rasmussen vlerëson z. Meta për rolin e tij aktiv në politikën e jashtme . Rasmussen:  PSE mbështet liberalizimin e vizave për Shqipërinë
Rasmussen vlerëson  z. Meta për rolin e tij aktiv në politikën e jashtme .
 
Gjatë punimeve të Konferencës Ballkanike të Partisë Socialiste Evropiane në Sarajeve Kryetari i Partisë së Socialistëve Europian z.Poul Nyrup Rasmussen i rezervoi një pritje të veçantë Kryetarit të LSI z. Ilir Meta. Në takim u bisedua rreth forcimit të marrëdhënieve mes PSE dhe LSI situatës politike në Shqipëri dhe perspektives së afërt të liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Zoti Rasmusen konfirmoi gatishmërinë e socialistëve dhe progresistëve evropiane për të liberalizuar vizat me Shqipërinë në fillim të korrikut 2010.
Me pas z. Meta e Rasmussen diskutuan për situatën politike në vend zhvillimet e fundit në forcimin e  bashkëpunimit rajonal dhe plotësimin e reformave në funksion të integrimit evropian.
Kryetari i LSI theksoi se Shqipëria shumë shpejt do të dorëzoj përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Europian një ndërmarrje e rëndësishme e qeverisë dhe administratës shqiptare.
 Nga ana e tij Z. Rasmussen vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve rajonale në të gjitha dimensionet. Veçanërisht ai përgëzoi z. Meta për rolin e tij aktiv në politikën e jashtme në funksion të bashkëpunimit rajonal duke vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe vizitën e fundit të z. Meta në Serbi.
  0x323031302d30332d3331 SAM_0428.jpg 18:24)