Ragmi Mustafa

Ragmi Mustafa

” Ragmi Mustafa kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës

I nderuar Kryetar i rizgjedhur i LSI z. Ilir Meta miku i shqiptarëve të Luginës së Preshevës! Të nderuar delegatë e delegate! Të nderuar përfaqësues të subjekteve politike në mbarë trojet shqiptare! Kujtoj se prezenca e gjithë shqiptarëve nga të gjitha trojet nga të gjitha subjektet politike ku mblidhen shqiptarët sot në këtë konventë i përkon një konvente mbarëkombëtare është më shumë sesa ju mendoni sot se LSI ka kaluar në sfida të panumërta është e vërtetë ajo që përmendi z. Meta në ekspozenë e tij të parë sot në këtë ditë të konventës suaj.

 

E para është se pati një rol shumë pozitiv në stabilizimin e politikës institucionale në Republikën e Shqipërisë një stabilizim i cili ka reflektuar në të gjitha trojet shqiptare sidomos në Luginën e Preshevës. Kujtoj se një sfidë shumë të rëndësishme në marsin e vitit 2010 z. Ilir Meta në cilësinë e Zv. Kryeministrit shqiptar e kaloi m’u në Serbi pikërisht në Luginën e Preshevës. Edhe në përpjekje të panumërta për të shantazhuar për ta etiketuar për ta këndvështruar nga shumë faktorë politikë këtë vizitë në Luginën e Preshevës edhe përkundër një shoqërimi shumë të hekurt të autoriteteve qeveritare serbe ai kaloi mbi njëmijë kilometra në makinë për të vizituar të gjitha trojet duke filluar nga Toplica në Bujanovc në Preshevë etj. Ishte sfidë shumë e madhe por një gjë është shumë e vërtetë se pas kaq vitesh Shqipërisë së pavarur për herë të parë një zyrtar institucional i qeverisë shqiptare të Republikës së Shqipërisë arrin në Luginën e Preshevës dhe për këtë i kemi dhënë një mirënjohje të veçantë.

 

Dhe ta lusim Zotin që edhe autoritete të tjera të vazhdueshme të qeverisë shqiptare të vizitojnë Preshevën dhe unë po citoj një fjali të një qytetari të Preshevës pas vizitës të marsit të vitit 2010 i cili pas një jave tha: “Kryetar po ndjehemi më të lirë po ndihemi më të qetë po ndihemi më të sigurt dhe po marrim frymë më lehtë pas ardhjes së Zv. Kryeministri shqiptar z. Ilir Meta në Preshevë”. Jepi oksigjen Preshevës. Presheva ka nevojë shumëçka për të gjitha ato që ju keni në Shqipëri për të gjitha ato që kanë shqiptarët në Republikën e Kosovës shqiptarët në Luginën e Preshevës i kanë mollë të ndaluar. Prandaj duhet të vizitoni sa më shumë Luginën e Preshevës për t’i ofruar sa më shumë oksigjen që ata të marrin frymë më lehtë. Kujtoj se në Luginën e Preshevës në këto tre komuna të banuara me shumicë shqiptarësh Preshevë Bujanovc Medvegj është mollë e ndaluar përdorimi i simbolit kombëtar. Flamuri i Skënderbeut është flamuri i gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Konsideroj se problemet e panumërta në përdorimin e lirë të gjuhës dhe shkrimit shqip në institucionet zyrtare të mos flasim për ato qendrore në Beograd është absolutisht mollë e ndaluar. Kemi të drejtën e gjuhës shqipe dhe shkrimit shqip në shtëpi në shkollën fillore dhe atë të mesme ndërsa në të gjitha institucionet e tjera është mollë e ndaluar.

Por shqiptarët janë të vendosur të qëndrojnë në tokat e tyre autoktone. Absolutisht të qëndrojnë dhe t’i ruajnë ato vende ku para 100 vitesh në luftërat ballkanike shqiptarët e Luginës së Preshevës bënë rezistencën e parë u sakrifikuan të parët u diskriminuan të parët ndaj tyre ngjan maskara si në Preshevë në Kumanovë në Shkup e këtej ishin nisur për të pushtuar Shqipërinë megjithatë ajo rezistencë megjithëse ka qenë e vogël në Preshevë është përcjellë dhe në troje të tjera shqiptare për t’u ndal përfundimisht në Shqipëri dhe ta gëzojmë Shqipërinë në këtë 100- vjetor. Tani Lugina e Preshevës jo vetëm Shqipërinë ka dhe Republikën e Kosovës por ajo parimisht është shumë e mbytur edhe nga akuzat e Serbisë por dhe nga komuniteti ndërkombëtar në këto procese që janë në bisedime Prishtinë-Beograd ende pa e njohur Serbia realitetin më të ri të krijuar në Kosovë ende nuk e ka kuptuar se Kosova është bërë një republikë dhe ajo nuk do të kthehet kurrë.

Në vargun e fjalimeve të mëparshme u përmend që shqiptarët e bashkuar duhet të jenë në Europën e Bashkuar është një sindromë e së kaluarës një sindromë e pasluftës së Dytë Botërore edhe atë kohë kanë menduar se do të jenë bashkë duke u radhitur ose rreshtuar në partitë staliniste dhe leniniste të Moskës si Shqipëria si ish-Jugosllavia etj. por mbetën të ndarë dhe me mure të hekurta për kaq vite. Prandaj duke qenë se dhe Presheva është pjesë e Shqipërisë është shpallur në 1912 nga Ismail Qemali ku kishte dhe delegatë nga Presheva në Kuvend të Vlorës atëherë shqiptarëve iu duhet bashkimi i tyre njëherë e pastaj të ecim bashkë drejt Europës së Bashkuar. Dhe kujtoj se delegatët e kësaj konvente do t’i japin mbështetje kryetarit të LSI për të punuar në këtë drejtim. Urime dhe punë të mbarë! Rroftë Shqipëria dhe 100 vjet shtet shqiptar! Faleminderit.

0x323031322d31302d3237 AKTIVITETE _MG_2097.JPG ”