13 Feb Qindra të rinj
Qindra të rinj banorë të Qytetit Studenti në nismën e LRI-së firmosën në murin e gënjeshtrave të Berishës të gjithë premtimet e tij të pambajtura 20:54 Lëvizja Rinore për Integrim organizoi sot në Qytetin Studenti një protestë me rastin e 1 prillit Ditës së Gënjeshtrave. Kjo protestë u bë për të gjitha premtimet që ai nuk ka mbajtur. Të rinte e Qytetit Studenti firmosën në “Murin e Gënjeshtrave të Berishës” gënjeshtrat e tij Kuptohet ato ishin një pjesë e gënjeshtrave që Kryeministri u ka bërë këtyre të rinjve se nëse do të firmoseshin të gjitha gënjeshtrat e Kryeministrit nuk do të mjaftonte as vetë Muri i Berlinit. LRI ia dedikon këtë ditë Kryeministrit Berisha.
“Ne ia dedikojmë këtë ditë kryegënjeshtarit të shqiptarëve zotit Sali Berisha të cilit për 18 vjet me radhë nuk i ka ofruar asnjë program konkret dhe asnjë veprim konkret shqiptarëve por vetëm tufa pa fund mashtrimesh dhe gënjeshtrash.”- u shpreh sekretari i përgjithshëm i LRI-së Besjan Pesha pranë murit të gënjeshtrave të Berishës ndërkohë që studentët e Qytetit Studenti firmosnin nga një gënjeshtër secili. Zoti Pesha veçoi nga të gjithë gënjeshtrat e Berishës premtimin që ai bëri në vitin 2005 që në çdo dhomë të konvikteve do të vendosej nga një kompjuter.
Gënjeshtrat e Berishës janë të shumta por ajo çka firmosën më tepër studentët është marrja e titujve të diplomave dushet ujin 24 orë rikonstruktimi e godinave etj duke e quajtur 1 prillin si Ditën e Berishës. Sekretari i përgjithshëm i LRI-së Pesha tha se:
“Berisha për të gjithë shqiptarët është një kampion i mashtrimeve dhe gënjeshtrave dhe besojmë jo vetëm ne si të rinjtë por gjithë shqiptarët duan veprim edhe projekte konkrete.”. Zoti Pesha u shpreh se sot është koha për veprim dhe ka mbaruar periudha e mashtrueseve dhe gënjeshtarëve si zoti Berisha 0x323030392d30342d3031 AKTIVITETE Kryetarja e e LRI Erisa Xhixho duke firmosur simbolikisht ne murin e genjeshtrave te kryeministrit Berisha ne kuadrin e 1 Prillit dites se genjeshtrave ne Qytetin Studenti.jpg