16 Feb PSE : Meta: Kritizerët e vendit tim nuk mund të pengojnë bashkëpunimin rajonal.
PSE : Meta: Kritizerët e vendit tim nuk mund të pengojnë bashkëpunimin rajonal. Rasmussen: Në qershor 2010 qytetaret e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës do të lëvizin pa viza drejtë Bashkimit Evropian.
Sot në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës filloi Konferenca për Ballkanin e Partisë Socialiste Evropiane me temën “Shoqëritë Progresiste në Ballkan”. Ndër shumë lider të partive të të majtës socialdemokrate të Evropës në ketë konferencë merr pjesë edhe Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta.
Kjo konferencë synon të mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst duke marre fjalën në panel z. Ilir Meta evidentoi si tejet të rëndësishëm faktin qe procesi i integrimit të rajonit duhet të vazhdojë pa ndërprerje dhe qytetaret e rajonit te prekin rezultatet e këtij procesi veçanërisht lëvizjen e lirë drejt BE-së.
Meta theksoi se qeverisja progresiste për rajonin e Ballkanit do të thotë garantimi i rritje së qëndrueshme ekonomike punësimi dinjitoz për qytetaret shërbime më cilësore për ta dhe veçanërisht për moshën e tretë.
Gjithashtu Meta theksoi nevojën për tu fokusuar në projekte konkrete të përbashkëta të infrastrukturës të cilat do ti shërbejnë rritjes së bashkëpunimit midis vendeve të rajonit.
Duke folur për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal Meta solli në vëmendjen e auditorit realitet e reja të krijuara veçanërisht në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbeve.
Unë jam i vendosur theksoi z. Meta që pavarësisht kritikave të artikuluara prej disa zërave pa ndikim në vendin tim të vazhdoj më me këmbëngulje dhe vendosmëri për të përballuar sfidat europianizues dhe për të krijuar realitete të standardeve europiane edhe në bashkëpunimin mes shqiptareve dhe serbeve.
Z. Meta u ndal më tej në fjalën e vet në domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshme të bashkëpunimit rajonal për të ndërtuar së bashku të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor gjë që kërkon tha ai vizion të qartë dhe guxim politik.
Konferencën e përshëndeti dhe Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane Poul Narup Rasmussen. Në fjalën e tij ai paraqiti vizionin e PES për zhvillimin dhe integrimin e rajonit. Ai theksoi midis të tjerave se në muajin qershor 2010 qytetaret e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës do të lëvizin pa viza drejtë Bashkimit Evropian. 0x323031302d30332d3330 PSE-Meta-Sarajevo.jpg 17:21)