Prononcimi për mediet i Kryetarit të LSI-së

Prononcimi për mediet i Kryetarit të LSI-së

” Prononcimi për mediet i Kryetarit të LSI-së Ilir Meta pas votimit

Prononcimi për mediet i Kryetarit të LSI-së Ilir Meta pas votimit

Sot është një ditë jo vetëm plot diell por edhe një ditë plot pjesëmarrje në këtë konkurrim për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe zgjedhjen e delegatëve për në Konventën e LSI-së javën e ardhshme. Dua të përshëndes të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë dhe është një pjesëmarrje jashtëzakonisht e lartë deri tani sipas të dhënave paraprake. I ftoj të gjithë të tjerët që të vazhdojnë të bëhen pjesë e këtij procesi tepër demokratik dhe transparent. Të thonë fjalën e tyre të shprehin mendimin e tyre të lirë për të forcuar më tej Lëvizjen Socialiste për Integrim për ta bërë LSI-në një forcë fituese në vitin 2013 fituese në emër të sfidave që ka jo vetëm LSI-ja por i gjithë vendi për të fituar e në radhë të parë të sfidave për integrimin.

Cili është komenti juaj lidhur me grevën e urisë së ish- të përndjekurve kur tashmë po bëhet rreth një muaj që kur ka nisur greva dhe ende nuk ka sinjal nga qeveria të paktën për të filluar bisedimet  ?

Duhet ndërtuar mekanizmi i verifikimit të zbatimit të ligjit. Duhet hequr dorë nga akuzat dhe nga kundërakuzat dhe në këtë drejtim të gjithë kanë se çfarë të bëjnë.

0x323031322d31302d3230 IMG_3624.jpg 16:18)”