Prononcimi i Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme

Prononcimi i Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme

Prononcimi i Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta për TV KLAN Kongresi i Partive Socialiste Evropiane që po zhvillohet këtu në Pragë është një ngjarje shumë e rëndësishme pasi synon rimarrjen e forcave dhe të energjive të së majtës evropiane Bashkimit Evropian dhe kontinentit tonë pas një situate jo shumë të këndshme në përgjithësi elektorale në disa vende.
 
Natyrisht që veç shumë drejtuesve të tjerë u ftua dhe zoti Rama u ftova dhe unë për të folur dhe për të thënë pikëpamjet tona lidhur më rolin e Shqipërisë për sa i takon kontributit të integrimit të Ballkanit Perëndimor por edhe për të shkëmbyer pikëpamje të ndryshme në lidhje me zhvillimet e fundit.
 
Sigurisht që unë e dëgjova me shumë vëmendje zotin Rama pavarësisht se pak a shumë qëndrimet e tij ishin po ato që mban zakonisht në Tiranë dhe në politikën tonë të brendshme kuptohet pa argumentet e nevojshme për të justifikuar pozicionin e bojkotit edhe njëkohësisht pa vullnetin e duhur për një qëndrim konstruktiv në mënyrë që opozita të luaj rolin që i takon në proceset demokratike në vend dhe sidomos integrimit evropian të vendit.
 
Ishte për të ardhur keq që gjesti jo tolerant dhe jo demokratik i tij i largimit nga ky takim pune në momentin që unë sikurse u ftova fillova të mbaj fjalën time dhe të ekspozojë edhe situatën në Shqipëri por edhe politikën e Shqipërisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
  0x323030392d31322d3038 08:35)