16 Feb Prononcimi i Kryetarit të LSI-së
Posted at 03:53h
in Archived Articles
” Prononcimi i Kryetarit të LSI-së Ilir Meta pas homazheve për ish-presidentin Ramiz Alia
Nderimin më të mirë për figurat politike i bën historia. Unë dua të vlerësoj figurën e z. Alia si një figurë e shquar e luftës antifashiste dhe njëkohësisht për përpjekjet e tij për të mirëkuptuar aq sa mundej pluralizmin politik. Në fund të fundit ai është Presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste. Ajo që është e rëndësishme është se ai është i pari personalitet në historinë e demokracisë që jep dorëheqjen pasi partia e tij humb zgjedhjet ashtu sikurse ndodhi me dorëheqjen e tij nga President pas fitores së demokratëve më 22 mars tw vitit 1992. Ndërsa për vlerësimin e tij do të duhen disa dekada dhe këtë vlerësim do ta bëjnë historianët dhe jo politikanët.
0x323031312d31302d3039 AKTIVITETE Z. Meta gjate homazheve.jpg 14:23)”