17 Feb Prononcimi i Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim
Posted at 22:50h
in Archived Articles
” Prononcimi i Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta
Duke ju uruar edhe për tunelin e Kërrabës dua të theksoj se përpjekjet për të gjetur një konsensus sa më të gjerë edhe me opozitën nuk do të reshtin por do të vazhdojnë. Në këtë drejtim dua të nënvizoj seriozitetin dhe vendosmërinë që mazhoranca ka pasur që në nisjen e këtij procesi për të ecur drejt konsensusit me opozitën. Edhe kandidatura e propozuar nga mazhoranca ajo e z. Zaganjori kishte vetëm këtë qëllim por edhe tërheqja e tij e djeshme pas konsumimit të raundit të tretë ishte një tregues i seriozitetit të tij si kandidat për të qenë një president i të gjithëve dhe për të pasur konsensusin e opozitës të cilin nuk e kërkuam vetëm ne me emrin e tij por edhe ai vetë e kërkoi në mënyrë të drejtpërdrejtë tek kryetari i Partisë Socialiste. Natyrisht që përpjekjet për konsensus të cilat kanë qenë për gati 2 javë tashmë janë të limituara për shkak të kohës por përpjekjet tona do të jenë shumë serioze gjatë ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme.
Unë dua të theksoj si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim nevojën dhe domosdoshmërinë e përpjekjeve për të arritur konsensusin për të rritur përgjegjshmërinë dhe përqendrimin e të gjithë aktorëve për t’i dhënë fund kapriçiove dhe për të fituar një moment të dytë pas një momenti shumë të rëndësishëm që kemi lenë pas ku kemi djegur tre raunde dhe tre mundësi për konsensus. Ndaj theksoj rëndësinë edhe të një takimi tjetër të nivelit më të lartë të z. Berisha dhe të z. Rama një format që ata do ta gjykojnë të arsyeshëm dhe të pranueshëm deri ditën e nesërme në mënyrë që gjatë këtyre 48 orëve të arrijmë një konsensus cili natyrisht që nuk do të jetë i lehtë por që nuk është i pamundur. Në këtë drejtim ne ditën e hënë ta përfundojmë çështjen e Presidentit të ri e cila natyrisht që ka sjellë zhvillime nga më të ndryshmet por që pa asnjë diskutim pa qenë dhe do të jetë rezultat i një procesi tepër publik transparent të debatueshëm të negociueshëm dhe shpresojmë që edhe produkti përfundimtar do të jetë një konsensus shumë i gjerë.
A ka emra konkretë?
Mazhoranca pasi diskutoi për shumë emra u përqendrua tek një emër me bindje të plotë që kishte të gjitha cilësitë dhe tiparet për të fituar konsensusin e opozitës. Pra të ish mazhorancës së dikurshme që e kishte votuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Tani natyrisht që të gjithë jemi në një moment reflektimi. Pa dyshim që emra ka por këtu nuk kam parasysh emra konkretë dhe padyshim që vendi do të ketë një president apo do të ketë një zgjidhje për këtë çështje shumë shpejt.
Z. Meta do t’i qëndroni staturës jo politike për presidentin e ardhshëm apo do të ketë emra politike siç mund të jetë emri i z. Nano apo i znj. Topalli?
Nuk janë përjashtuar emrat politikë për arsye të paragjykimeve ndaj politikanë të caktuar por është bërë një përpjekje për emra dhe profile të cilat mund të gjenin më lehtë konsensusin pasi e theksoj që Shqipëria ka politikanë dhe politikane që mund të realizojnë shumë mirë detyrën e Presidentit të Republikës por konflikti politik që kemi pasur sidomos gjatë viteve të fundit e ka bërë të vështirë gjetjen e konsensusit për emra politikë. Nëse kjo gjë do të ishte e mundur përse jo? Megjithatë do të tentohet ajo që është më e rëndësishmja për emra sa më konsensualë.
A keni parashikuar ndonjë takim me z. Rama gjatë ditës së sotme apo të nesërme?
Unë besoj se gjatë ditës së sotme apo gjatë mbrëmjes së sotme ne do të bëjmë konsultime si drejtues të partive të mazhorancës dhe shpresoj që gjatë ditës së nesërme të jetë e mundur që të realizohet edhe një takim i nivelit më të lartë në mënyrë që të shkohet drejt një zgjidhjeje konsensuale për ditën e hënë.
Cili është opinioni i LSI-së për emrin e z. Nano?
LSI nuk ka përjashtuar asnjë emër sepse nuk paragjykon askënd. Lëvizja Socialiste për Integrim është investuar që në fillim të këtij procesi dhe do të investohet deri në fund për një proces kushtetues dhe për një president sa më konsensual.
LSI do të ketë ndonjë emër konkret?
Për LSI-në qëllimi kryesor është që ky proces të kurorëzohet në mënyrë kushtetuese dhe me një emër sa më konsensual që do të garantojë jo vetëm një komunikim sa më normal midis mazhorancës dhe pozitës por që do të përmbushë edhe të gjithë funksionet e tjera të cilat janë të lidhura me postin e presidentit.
Do të ketë një emër të mazhorancës që do të konsultohet më pas me opozitën apo do të ketë një tavolinë të të gjitha partive parlamentare?
Këto janë çështje teknike. Vulln
eti nga ana e mazhorancës ka qenë maksimal. Kandidatura që ne kishim përzgjedhur kishte vlera maksimale dhe njëkohësisht edhe tërheqja e tij pas raundit të tretë tregoi qartë që ishte një kandidat jo vetëm tepër i përgjegjshëm por njëkohësisht i kërkuar për tu angazhuar nga ana jonë në këtë detyrë si një kandidat i paqortueshëm nga ana e opozitës e cila dikur e kishte votuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese apo jo?
eti nga ana e mazhorancës ka qenë maksimal. Kandidatura që ne kishim përzgjedhur kishte vlera maksimale dhe njëkohësisht edhe tërheqja e tij pas raundit të tretë tregoi qartë që ishte një kandidat jo vetëm tepër i përgjegjshëm por njëkohësisht i kërkuar për tu angazhuar nga ana jonë në këtë detyrë si një kandidat i paqortueshëm nga ana e opozitës e cila dikur e kishte votuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese apo jo?
0x323031322d30362d3039 AKTIVITETE Ilir Meta prononcim.jpg 17:0)”