Prononcim për mediat i Zv. Kryetarit të LSI-së

Prononcim për mediat i Zv. Kryetarit të LSI-së

Prononcim për mediat i Zv. Kryetarit të LSI-së Edmond Haxhinasto

Pyetje: Z. Haxhinasto deklaratat e fundit të përfaqësuesve të opozitës në media e shohin zgjidhjen e krizës mes dhënies së postit të Presidentit dhe drejtuesve të institucioneve të tjera Kushtetuese. Si e vlerësoni ju këtë?

Mendoj se ky është një debat i parakohshëm ndërkohë që ne duhet të kemi një aktivitet normal opozita duhet të kthehet në Parlament dhe këto çështje i përkasin një diskutimi të tillë institucional. Por këto zëra që vijnë nga opozita mendoj se nuk janë aspak racionale pasi në këto momente tregohet se opozita nuk ka si objektiv të saj pikërisht përmirësimin e kuadrit ligjor dhe standardeve të zgjedhjeve por dëshiron që të krijojë një krizë politike dhe më pas të arrijë zgjidhjen e kësaj krize duke u ulur në një tavolinë negociatash ku diskutohet dhe ndarja e pushteteve të cilat janë të pavarura. Do thoja se diçka e tillë është e papranueshme në një kohë që Shqipëria është një vend ku sundon ligji sipas gjithë standardeve ligjore dhe Kushtetutës së vendit. Posti i Presidentit zgjidhet në mënyrë shumë të qartë pas amandimeve që ka bërë PS-ja në Kushtetutën e miratuar në 1998 që sanksiononte zgjedhjen e Presidentit me 84 vota ndërsa në prill të vitit 2008 u vendos që Presidenti të zgjidhej me shumicë të thjeshtë me 71 vota. Kjo do të thotë që çdo mazhorancë që ka 71 vota mund ta zgjedhë presidentin. Amendimet kushtetuese që kanë ndodhur janë themelore: me parë kërkoheshin 84 vota pra një mazhorancë e cilësuar që do të thotë që për zgjedhjen e një Presidenti nuk mjaftonte të ishe parti apo koalicion në mazhorancë por duke patur  një mazhorancë që nuk mund të kishte 84 vota e vetme duhet të arrije edhe një konsensus me opozitën. Pra duhet të theksojë dhe një herë që ky është një debat i panevojshëm pasi kuadri legjislativ që ka vendi Kushtetuta e vendit e kanë shumë të qartë mënyrën sesi zgjidhet Presidenti dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të tjera të pavarura.

Si e vlerësoni rolin aktual që ka mbajtur Presidenti i Republikës dhe a duhet të angazhohet ai për zgjidhjen e ngërçit politik?

 

Unë nuk dua të bëjë vlerësime për rolin e Presidentit por dua të them që unë e shikoj angazhimin institucional të Presidentit në momente të tilla kur ka vakum paqartësi legjislative të pushteteve në mënyrë që të bëjë interpretimin e Kushtetutës dhe të ruaj parimet themelore. Në rastin konkret nuk kemi diçka të tillë kemi thjeshtë papërgjegjshmëri politike të opozitës aktuale e cila nuk merr përgjegjësitë e saj të shkojë në Parlament dhe të zhvilloj një aktivitet normal parlamentar. 

 

0x323031302d30312d3234 17:29)