Prononcim per Media e Sekretarit Nderkombetar te LSI

Prononcim per Media e Sekretarit Nderkombetar te LSI

” Prononcim per Media e Sekretarit Nderkombetar te LSI z.Edmond Haxhinasto Nje delegacion i LSI i kryesuar nga Kryetari i saj zoti Ilir Meta sapo eshte kthyer nga pjesmarrja ne Kongresin e partise Socialdemokrate te Gjermanise.

Ky kongres ishte teper i rendesishem per kohen kur u zhvillua dhe per problematiken qe trajtoi. Kongresi miratoi pjesmarrjen ne Koalicionin e Madh si dhe politikat kryesore qe kishin te benin me qeverisjen e ardhshme. Kongresi gjithashtu zgjodhi dhe udheheqjen e re te SPD-se.

Gjate pjesmarrjes ne kete Kongres delegacioni i LSI pati nje numer takimesh me personalitete te larta te SPD-se.

Patem nje takim te veçante me Sekretarin e Pergjithshem te Internacionales Socialiste Lius Ayaja me te cilin u diskutuan konkretisht per thellimin e bashkepunimit midis IS dhe LSI.

Pjesmarrja ne kete aktivitet ne ato te meparshmit ku mund te permend Kongresin e Partise Laburiste apo edhe ato qe jane ne axhenden tone te aferme nderkombetare si ne Bullgari apo Maqedoni konfirmojne nje marredhenie te qendrueshme te LSI me simotrat evropiane.

Delegacioni pati nje tur takimesh edhe ne Austri ku u takua me Kryetarin e Komisionit te jashtem te Parlamentit Austriak Peter Shider dhe me kryetarin e grupit Socialidemokrat ne Dhomen e Larte te  Parlamentit dhe njekohesisht Sekretar Nderkombetar i SPO zotin Albreht Konecni.

Ne takimet me zoterinjte Shieder dhe Konecni u ra dakort per forcimin e bashkepunimit midis LSI dhe SPO u diskutuar çeshtje te zhvillimeve politike ne vend dhe rajon. Bashkebiseduesit rane dakort per domosdoshmerine e reformes zgjedhore ne Shqiperi te inicuar nga LSI per te mos lejuar perseritjen e fenomenit te trafikut parlamentar.

Ne vleresuam rolin dhe angazhimin e Austrise per zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves gje qe do te behet me evidente gjate presidences Austriake te BE-se ne gjashtemujorin e pare te vitit te ardhshem.

Pyetje: Cili eshte vleresimi i LSI ne lidhje me caktimet e Ambasadoreve te rinj.

Fakti qe nje pjese e ambasadoreve te caktuar nuk jane akoma ne detyre tregon se nuk ka patur nje perzgjedhje serioze te pakontestueshme dhe koordinim paraprak midis institucioneve vendim-marrese.

Po keshtu mund te thuhet se koha e realizimit te ketyre ndryshimeve duhet te ishte me e goditur. Per shembull duhej pasur parasysh fakti qe Austria merr presidencen e BE-se ne gjysmen e pare te vitit te ardhshem kohe kur pritet te konkludohet marreveshja per Stabilizim Asociim me BE-ne. Nderkohe qe perfaqesuesi me i larte diplomatik ne ate vend tashme duhet te ishte ne funksion dhe efikasitet te plote ai apo ajo akoma nuk eshte ne detyre
0x323030352d31312d3137 21:13)”