16 Feb Prononcim para medias e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta
Prononcim para medias e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta
Të gjithë anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë shumë arsye që të mblidhen së bashku në mënyrë të qytetëruar dhe plot besim ditën e hënë pasdite në Pallatin e Kongreseve jo vetëm për të konfirmuar krenaritë tonë për arritjet e një viti në një bashkëqeverisje që ka synuar dhe synon integrimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Bashkimin Evropian por edhe për të dëshmuar vendosmërinë tonë për të ecur përpara në rrugën e integrimit duke qenë të bindur se kjo është e vetmja rrugë që i shërben të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake dhe kjo është rruga që shqiptarët jo vetëm të lëvizin pa viza shumë shpejt drejt BE-së por edhe që standardet e jetës së qytetarëve shqiptarë këtu në Shqipërinë të jenë njësoj si ato të vendeve të zhvilluara evropiane.
Pyetje: Zoti Meta komisioneri për zgjerimin i KE-së Stefan Fule i ka nisur një letër Kryeministrit Berisha për situatën politike dhe për zgjedhjet e ardhshme. Si e komentoni përmbajtjen e kësaj letre?
Ilir Meta: Preokupimi i përfaqësuesve të politikës evropiane në Bruksel apo Strasburg ka qenë i vazhdueshëm dhe të gjithë janë dëshmitarë se gatishmëria e mazhorancës ka qenë dhe mbetet e jashtëzakonshme dhe shumë gjeneroze në drejtim të opozitës në mënyrë që ajo të kapërcejë disa probleme për të cilat nuk është përgjegjëse mazhoranca por për të cilat duhet dëgjuar zëri i organeve më kompetente në vend për këtë çështje sikurse është ai i Gjykatës Kushtetuese apo qoftë edhe ai i Komisionit të Venecias që është i pranuar nga mazhoranca pa asnjë lloj hezitimi. Prandaj shkaktarët e një situate jonormale në vend që të gjejnë forcë dhe kurajo për të kaluar mbi interesat e vogla meskine apo të ngushta dhe për të hapur rrugën e një procesi shumë të rëndësishëm jo vetëm transparence por edhe reformat për integrimin e vendit nuk duhet kurrsesi të mbeten peng i lojërave të vogla.
Pyetje: Zoti Meta këta që ju i quani shkaktarë të kësaj situate jonormale duket se nuk kanë gjasa të bëhen pjesë e reformës zgjedhore. Afati i fundit është muaji nëntor që të përfundojë puna për reformën zgjedhore. A mendoni se Lëvizja Socialiste për Integrim do të futet në zgjedhjet vendore të 8 majit me këtë kod zgjedhor?
Ilir Meta: Absolutisht 8 maji do të jetë dita e zgjedhjeve vendore në të gjithë Shqipërinë pasi është vendosur tashmë dhe nuk mund të ketë shtyrje apo kthim prapa. Reforma zgjedhore duhet të kishte nisur me kohë. Ne si LSI kemi insistuar qysh në fillim për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe që t’i japë përgjigje të gjitha rekomandimeve të raportit të OSBE-ODIHR-it nisur nga zgjedhjet e fundit. Absurditeti më i madh është se pikërisht ata që kërkojnë gjoja transparencën apo që flasin për atë më shumë se për çdo gjë tjetër i shmangen dhe duan të bllokojnë reformën zgjedhore e cila synon të rrisë transparencën përmes përmirësimit të ligjit dhe jo me fjalë apo me deklarata boshe. Prandaj ne do të vazhdojmë përpjekjet tona që kjo reformë zgjedhore të nisë sa më shpejt. Në rast se synohet përmes gjoja kërkesës për transparencë të bllokohet reforma zgjedhore atëherë të jeni të bindur që ky është autogoli më i madh që ky lidership i opozitës do të bënte sepse dot ‘u konfirmonte të gjithëve se nuk ka qëllim standardin e zgjedhjeve sikurse për fat të keq nuk e kishte as kur u bë kodi zgjedhor Rama-Berisha një vit e gjysmë më parë por e shikon gjithçka si një lojë politike me shpresën se zgjedhjet vendore do të mund të shtyhen qoftë edhe tre ditë sikurse e thatë pa dashje.
Pyetje: Zoti Meta a kanë nisur negociatat me PD-në për Bashkinë e Tiranës dhe për çfarë kompromisi do t’ia linit ju PD-së këtë Bashki ?
Ilir Meta: Ne nuk synojmë as ta marri LSI-ja as ta marri PD-ja as ta marri ndonjë forcë tjetër politike Bashkinë e Tiranës. Bashkinë e Tiranës duhet ta marrin qytetarët e Tiranës. Sepse ju e shikoni se çfarë problemesh të mëdha hasin qytetarët e kryeqytetit çdo ditë që nga një trafik i tmerrshëm e deri në probleme mjaft serioze me mjedisin. Që nga problemet dramatike me frymëmarrjen e qytetarëve fëmijëve dhe të gjithë banorëve të kryeqytetit. Tirana nuk mund të mbetet më instrument i lojërave politike Tirana ka nevojë për t’u zhvilluar në mënyrë transparente në dialogjet e të gjithë komunitetit dhe sido që të jetë Tirana do të votojë për integrimin dhe jo kundër integrimit. Kjo s’mund të ndodhë kurrë. Tirana gjithnjë ka qenë pararojë e proceseve evropianizuese dhe këtë do ta bëjë me shumë cilësi edhe më datën 8 maj.
Pyetje: Zoti Meta Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton ju ka dërguar të premten një letër. A mund të na thoni diçka më shumë për përmbajtjen e kësaj letre?
Ilir Meta: I jam shumë mirënjohës Sekretares Amerikane të Shtetit Znj. Clinton për vlerësimet dhe konsideratat e saj të larta përtej kortezive normale në raste të tilla. Por mbi të gjitha i jam shumë mirënjohës për vlerësimin që ajo ka i bërë lidhjeve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne i kemi konfirmuar vazhdimisht por ka qenë për të ardhur keq dhe shpreh keqardhjen që ka ende elementë në politikën shqiptare ka segmente të cilët kërkojnë të krijojnë probleme të paqena pikërisht në marrëdhëniet e shenjta të Shqipërisë me SHBA-të vendit që ka bërë më shumë për shtetin shqiptar që nga themelimi i tij e deri më sot për gjithë kombin shqiptar.
Pyetje: Ju jeni shprehur që Gjykata Administrative shumë shpejt do të miratohet. A shpresoni ende se kjo do të ndodhë?
Ilir Meta: Unë jam i bindur se do të jetë e afërt dita kur parlamenti shqiptar do ta votojë ligjin për Gjykatën Administrative sepse kjo nuk është një gjykatë në shërbim të shtetit. Përkundrazi kjo është një gjykatë që mbron biznesin nga qeveria nga Bashkia dhe nga çdo institucion t
jetër që mund të sillet në mënyrë arbitrare.
Pyetje: A do t’i jepnit PS-së votat për komisionin hetimor në këmbim të votave për miratimin e Gjykatës Administrative? A jua ka bërë opozita një kërkesë të tillë?
Ilir Meta: Këtu nuk jemi në pazarin e gjësë së gjallë. Këtu jemi në një proces politik ku të gjithë përmbushin detyrimet që kanë ndaj votuesve të tyre ndaj vendit dhe ndaj shtetit të së drejtës dhe nuk ka opozitë askund në vendet demokratike që të mos japë kontributin e saj të rëndësishëm gjë që është edhe në favorin e saj se sa për reformat në drejtësi dhe për forcimin e shtetit të së drejtës.
Pyetje: Lideri i opozitës ka bërë të ditur se do të bëjë disa amendime për projektligjin e Gjykatës Administrative. A do t’i votoni ju ato propozime në parlament në rast se ndodh diçka e tillë?
Ilir Meta: Absolutisht çdo propozim çdo pjesëmarrje e Partisë Socialiste në reformat e mëdha për të cilat ka nevojë vendi është e mirëpritur dhe padyshim që gjithçka do të pranohet sepse besoj që këto janë procese që i shërbejnë të gjithë vendit. Njëkohësisht ju e dini që për procese të tilla sikurse është Gjykata Administrative apo edhe në akte të tjera ligjore ne bashkëpunojmë ngushtë si qeveri dhe si shtet me Shtete e Bashkuara të Amerikës me Bashkimin Evropian me USAID-in me EURALUS-in me institucionet e tjera më kompetente në këto fusha.
0x323031302d31302d3039 11:22)