Prononcim i zv.Kryetarit të LSI

Prononcim i zv.Kryetarit të LSI

Prononcim i zv.Kryetarit të LSI z.Pëllumb Xhufi dhënë sot për disa tv Xhufi: Kartat e identitetit duhet të bëhen pronë e çdo qytetari të aftë për të votuar

Zoti Xhufi cili është qëndrimi i LSI për çështjen e kartave të identitetit?
Qëndrimi ynë për kartat e identitetit që në fillim ka qenë që ato të shpërndahen falas. Procesi i pajisjes me karta të ndahej nga pagesa. Kjo ka qenë kërkesa jonë e kahershme kjo është edhe kërkesa e vazhdueshme që bëjmë. Kemi denoncuar të gjitha tentativat e Kryeministrit zotit Berisha për t’i trajtuar kartat e identitetit si një benefit të cilin ai ua akordon çdo javë grupeve të ndryshme shoqërore. Pra kartat duhet të jenë falas konsideruar edhe pikën kritike në të cilin ndodhemi. Në qoftë se nuk shpërndahen falas atëherë rrezikohet që shtresa të gjera të popullsisë të mos pajisen me karta identiteti. Karta e identitetit është elementi kryesor për të realizuar obligimin dhe detyrën kushtetuese të çdo qytetari për të votuar. Përsa i përket konfliktit të fundit dhe daljes nga Parlamenti të thirrjeve për bojkot apo të manifestime të bëra të cilat kanë pasur zhvillime të reja pasi kam dëgjuar se zoti Rama ka dalë dhe ka shprehur disponimin e tij për të biseduar me mazhorancën për të gjetur një zgjidhje. Ne gjykojmë që ky segment i fundit që po duket konfliktual i një vazhde të gjerë dhe të gjatë që është karakterizuar nga ujdi të paprincipta dhe të dëmshme për kryerjen e reformës zgjedhore natyrisht është tepër i vonë për të ndryshuar gjëra esenciale duke filluar nga Kodi Zgjedhor. Ju e dini se ne kemi bërë një betejë të gjatë politike qoftë për Kodin qoftë për sistemin zgjedhor apo dhe për kartat e identitetit të cilat që nga viti 2005 ka qenë “kali i betejës tonë” në raport me qeverinë Berisha. Edhe për këtë problem për kartat e identitetit fatkeqësisht PS bëri edhe një lëshim siç ishte përdorimi edhe i pasaportave të vjetra që për ne bëhet i rrezikshëm në këtë periudhë ku rrezikohet të abuzohet me pasaportat e vjetra që menaxhohen nga Ministria e Brendshme. Na duket se realisht procesi është jashtëzakonisht i kërcënuar prandaj qëndrimi ynë është i patundur: Kartat e identitetit duhet të bëhen pronë e çdo qytetari të aftë për të votuar. Kartat e identitetit kanë vërtetë një funksion plurivavalent por dhënë momenti dhe falë pikës ekstreme që përmenda që po jepen pikërisht në prag të zgjedhjeve ato konsiderohen në radhë të parë si dokumenta identifikimi për zgjedhjet dhe si të tilla u duhen krijuar kushte jo grupeve të veçanta por gjithë qytetarëve shqiptarë për t’i pasur. Përsa i përket formave të luftës dhe presionit sigurisht do jetë presioni i vazhdueshëm në parlament jashtë parlamentit. Dhe pastaj mund të ketë dhe masa ekstreme në rast se qeveria nuk lëviz nga qëndrimi i saj për të manipuluar edhe kësaj radhe zgjedhjet nën kupolën dhe nën shfaqjen e realizimit të obligmimit për pajisjen me karta identiteti. Deklarata që zoti Berisha bëri para disa ditësh në një televizion sipas të cilit qeveria nuk ka detyrë t’i pajisë me zor qytetarët me karta identiteti parashikon që ai që tani ka gjetur justifikimin për të thënë që: Ata qytetarë që deshën u pajisën me karta ata që nuk deshën nuk u pajisën”. Të gjithë qytetarët në zgjedhje duhet të pajisen me karta identiteti duke filluar me dhënien e tyre falas.
Nëse do të ketë protesta LSI do t’i përkrahë ato?
Thashë që format e luftës çdo parti do t’i bëjë do gjejë dhe rrugët e koordinimit të bashkëpunimit. Por Partia Socialiste dhe  zoti Rama nuk e di nëse i drejtohet partive apo i drejtohet opinionit siç ka bërë në rastet e kaluara. Kjo mbetet për t’u parë se çdo parti do të përpunojë politikat e veta në këtë emergjencë demokratike që është krijuar. Pastaj nga analizat që çdo parti do të bëjë do të lindin dhe mundësitë dhe hapësirat për të bashkëpunuar.
Pra nuk ka ende asnjë vendim për çështjen e protestave?
Nuk ka një vendim. Mos harrojmë se idenë e protestave e hodhi zoti Islami i cili do të ishte personi më i papërshtatshëm për të bërë thirrje të tilla luftarake sepse është ai protagonisti i një viti të tërë kompromisesh të paprincipta dhe të dëmshme. Dhe sot zoti Rama ka dhënë një mundësi tjetër dialogimi me qeverinë. Pra ne nuk kemi një qëndrim të qartë të PS. Ne si LSI po përpunojmë qëndrimet tona. Pastaj në qoftë se do ketë mundësi dhe hapësira bashkëpunimi sigurisht do ketë hapësirë bashkëpunimi. Më duket se në këtë moment PS është bashkuar me idenë për të dhënë kartat falas dhe ndodhet në një politikë që kemi dhe ne. Nga kjo bazë e përbashkët mund të lindin dhe forma bashkëpunimi.
Zoti Xhufi duket se ka ide apo kërkesa për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Si e vlerësoni këtë?
Ne kërkojmë që ata që gatuan këtë Kod Elektoral dhe caktuan dhe datën e zgjedhjeve natyrisht ta respektojnë. Është arritur konsensusi nga dy forcat politike nga një maxhorancë dërrmuese në parlament. Shtyrja e zgjedhjeve do të ishte një vazhdim në rrugën e cënimit të integritetit të zgjedhjeve. Kanë qenë të gjitha kushtet për të respektuar afatet. LSI ka kërkuar që para 1 viti e gjysmë që Kodi Zgjedhor të realizohej që para Samitit të Bukureshtit para prillit të vitit 2008. Natyrisht vonesat që janë bërë nga hartuesit e Kodit i ngarkojnë ata me përgjegjësi. Por kjo nuk do të thotë që të shtyhen zgjedhjet. Zgjedhjet nuk kanë pse të shytyhen në qoftë se qeveria merr masën e duhur e cila është vetëm një pajisja e të gjithë qytetarëve me karta identiteti. Dhe pajisja e qytetarëve me karta identiteti realizohet në këto kushte mungese kohore vetëm duke i dhënë ato falas.
Shtyrja e zgjedhjeve i shërben apo i dëmton opozitës?
Natyrisht shtyrja e zgjedhjeve është në favor të mazhorancës. Opozita është e përgatitur për zgjedhje. Ne si LSI jemi të përgatitur për t’i bërë në atë afat që na i imponuan të tjerët. Ne jemi t&eu
ml; përgatitur të hyjmë në zgjedhjet. Ajo që janë të interesuar t’i shtyjë është qeveria e cila nuk ka realizuar parakushtet për bërjen e zgjedhjeve dhe mesa duket nuk ka ezauruar të gjitha hiletë që po përpunon edhe tani për të manipuluar edhe kësaj radhe zgjedhjet. 0x323030392d30342d3137