13 Feb Prononcim i Nenkryetarit te LSI
” Prononcim i Nenkryetarit te LSI deputetit Dritan Prifti per vonesen nga ana e qeverise ne paraqitjen e projekt-buxhetit te vitit 2006 ne Kuvend Sot është dita e fundit e punës per Qeverine qe duhet të kishte paraqitur projektbuxhetin e vitit 2006 në Parlament. Sot të gjithë deputetët duhet të kishin në dorë projekt-buxhetin e vitit 2006. Ai duhet të kishte filluar tashme të diskutohej nëpër komisionet parlamentare.
Në fakt qeveria nuk e ka paraqitur sot projekt-buxhetin e vitit 2006. Sipas ligjit organik të buxhetit ky projekt buxhet nderkohe duhet të ishte në duart e parlamentareve. Qeveria nuk duhet të luaje me një instrument ekonomik dhe financiar kaq të rëndësishëm për fatet e vendit. Nga buxheti i shtetit realisht varet jeta e nje milione shqiptareve. Pra rreth nje milione shqiptare preken në mënyrë të drejtëpërdrejt nga ky buxhet. Afërsisht 600-mijë pensioniste apo njerëz të varur prej tyre janë dhe 200-mijë të punësuar në institucione shtetërore si mësues mjeke apo të tjerë dhe sikurse janw dhe 200-mijë të tjerë që janë të papunë me ndihmë ekonomike presin se çfarë do të ndodhe me ta. E gjithë kjo kategori presin se çfarë do të ndodhe me ta gjatë vitit 2006.
Të gjithë janë të interesuar se çfarë do të bwhet me rrogat dhe pensionet dhë çfarë investimesh do të ketë në zonat e tyre gjatë vitit 2006. Në fakt shqiptarët gjithashtu duke qënë në një krizë energjitike presin të informohen se si qeveria nëpërmjet buxhetit të vitit 2006 dhe nëpërmjet fondeve të ndryshme do ta eleminojë përgjithmone krizën energjitike që ka goditur vendin sot dhe që e kërcënon sërish atë në vitin 2006.
Ne i bëjmë thirrje Qeverisë mos ta vonojë më paraqitjen e projekt-buxhetit në parlament sepse komisionet parlamentare dhe deputeteve i'u duhet një kohë e gjatë për ta diskutuar buxhetin. Gjithashtu i bëjmë thirje qeverisë të heqe dorë nga papërgjeshmëria dhe të paraqese sipas ligjit projekt-buxhetin e vitit 2006 në parlament sa më shpejt.
0x323030352d31312d3138 21:14)”