Prononcim i Kryetarit të LSI

Prononcim i Kryetarit të LSI

Prononcim i Kryetarit të LSI z. Ilir Meta në lidhje me ultimatumin e Opozitës.

Pyetje: Z.Meta Kryetari I PS-së z. Rama i ka bërë një ultimatunë Kryeministrit Berisha për hapjen e kutive të votimit ose sipas tij për rrëzimin me dhunë të qeverisë. A keni ju një koment në lidhje me këtë deklaratë?

Z. Meta: Na vjen keq për këto ultimatume krejtësisht jashtë çdo llogjike demokratike qytetare dhe çdo mendësie evropiane. Një ultimatum u dha përpara që në datën 20 nëntor do të bëhej nami ndërsa ju sot e shikoni apo jo që jemi këtu me ju  me të gjithë mediat . Ndaj gjej rastin sot të ftoj edhe njëherë tjetër lidershipin e PS-së që të heqë dorë nga politika e dështuar e nxitjes së tensioneve të rrëmujave të ultimatumeve të pa vlera pasi Shqipëria është një vend tërësisht demokratik është një vend që ka Kushtetutën e saj është një vend që është anëtar i NATO-s është një vend që po përgatitet tashmë për të hyrë në një fazë të re të anëtarësimit BE. Shqipëria është një vend që brenda vitit të ardhshëm  pret që qytetarët e saj të fitojnë një të drejtë të ëndërruar prej kohësh atë të liberalizimit të vizave me Evropën dhe në këtë drejtim opozita ka vetëm një rrugë atë të respektimit të votës së qytetarëve shqiptarë. Sepse nuk ka njeri në Shqipëri që të besojë përrallën e Kryetarit të PS-së për hapjen e kutive. Sepse të gjithë e dinë që kutitë e zgjedhjeve i bëri vetë Edi Rama.  Edhe numërimin edhe  firmosjen edhe vulosjen pra ishte vetë z. Rama me 20 mijë komisionerët e tij në të gjithë Shqipërinë që i bëri.
Kjo është një histori e mbyllur.  Ndërsa alibia e kutive për të justifikuar marrjen e pushtetit me forcë absolutisht jo vetëm që është e dështuar jo vetëm që po kthehet në një gjë qesharake por është edhe e turpshme sepse nuk ka qenë në traditën e PS-së dhe këtu ndiej dhimbje të thellë kjo formë rruge dhe ky frymëzim anti-shtet dhe anti-institucion. Këto janë frymëzime anti-evropiane. Qeveria vazhdon punën e saj të gjitha institucionet funksionojnë i vetmi institucion që nuk funksionon në mënyrë demokratike dhe bashkëpunuese është opozita dhe ne shpresojmë që ata ta zgjidhin krizën e tyre sepse nuk arrijnë dot që krizën e tyre ta kthejnë në një krizë për të gjithë shqiptarët për shtetin dhe për institucionet.
Pyetje: Pra z. Meta sipas jush nuk ka asnjë lloj mundësie  paraprake për të negociuar me lidershipin e PS-së dhe ta sjellë atë në Parlament?

Z. Meta: Qeveria ka qenë dhe është e hapur vazhdimisht por ultimatumi nuk mund të quhet dialog.  Ultimatumi është ultimatum vihet data dhe më pas konsiderohet i skaduar. Dialogu do të thotë që të shqyrtohet çdo kërkesë e ligjshme ndërkohë që kërkesa për hapjen e kutive është e paligjshme është anti-Kushtetuese dhe këta zotërinj jo se kanë hallin e kutive sepse vetë i kanë numëruar dhe certifikuar ato por duan një alibi për rrëmuja në këtë vend kur qytetarët duan qetësi dhe normalitet. 
 
Pyetje: Nëse nuk gjenden rrugët e dialogut z. Meta a është i mundur destabilizimi i vendit?

Z. Meta: Absolutisht që nuk është i mundshëm.  Edhe kjo hakmarrje që këta duan të bëjnë ndaj qytetarëve meqenëse ata u distancuan nga weekend-protesta e Pezës sepse kjo ishte festa e Pezës por u bë në Tiranë dhe tani nuk mund të hakmerren ndaj qytetarëve duke ndërprerë shërbimet nga pushteti vendor që drejtojnë vetë. Jo vetëm që i hoqën të gjithë punonjësit e bashkive me dhunë dhe me lista për t’i sjellë në protestë ditën e premte nga e gjithë Shqipëria por tani janë duke i thënë qytetarëve se meqë ju nuk erdhët në shesh me ne ne nuk do ju shërbejmë juve.  Nuk mund ta kuptoj këtë gjë sepse këta i konsiderojnë bashkitë dhe komunat si pronë private kur ato kanë për detyrë ligjore për t’i shërbyer qytetarëve me transparencë.
Kështu të gjithë këto janë forma tërësisht të papranueshme krejtësisht të vjetra dhe anakronike.
Pyetje: Z. Ministër Meta a mendoni se këtu duhet të luajë një rol Presidenti i Republikës për zgjidhjen e ngërçit politik?
Z. Meta: Të jeni të sigurtë që këtu në radhë të parë ka vend që këta zotërinj të reflektojnë dhe të kuptojnë që nuk merret pushteti me forcë nuk merret pushteti me dhunë nuk merret pushteti me ultimatume sepse çështja e kutive është alibia e tyre. Ju thash pak më parë se kutitë i ka hapur vetë z. Rama i ka firmosur vetë i ka vulosur vetë me 20 mijë komisionerë në të gjithë Shqipërinë. Kjo është vetëm një alibi për të bërë rrëmuja në Shqipëri. Po të jeni të sigurt që qytetarët shqiptarë do të distancohen sikurse janë distancuar qartë nga këto rrëmuja. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe shqiptarët duan që të zgjidhen më mire problemet e tyre.

Pyetje: Z. Meta a do ketë masa për drejtuesit lokalë që vendosin bojkotimin e shërbimeve për qytetarët e tyre.

Z. Meta: Problemi kryesor nuk është raporti i tyre me Qeverinë. Problemi kryesor është raporti i tyre me qytetarët. Nuk mund të hakmerren këta ndaj qytetarëve se qytetarët nuk erdhën këtu tek “Festa e Darkës së Pezës” që këtë radhë u bë në Tiranë. Të jeni të sigurt që ne jemi të hapur dhe i ftojmë ata që të mos krijojnë konflikte me ligjin dhe me qytetarët. Kjo është më e rëndësishmja sepse ata po hyjnë në konflikt me qytetarët duke filluar që nga qytetarët e Tiranës. Nuk është kjo rruga e një opozite serioze që ka një platformë për t’a integruar vendin në BE më mirë se sa Qeveria aktuale.

0x323030392d31312d3233 Meta-prononcimi sot tek Kryesia e Kuvendit…jpg 15:30)