Prononcim i Kryetarit të LSI-së

Prononcim i Kryetarit të LSI-së

Prononcim i Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta dhënë sot për situatën zgjedhore në Maqedoni Meta: Partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të afirmojnë edhe njëherë se janë pjesë e një kombi të qytetëruar dhe demokratik siç është kombi shqiptar dhe njëkohësisht si një faktor konstruktiv për stabilitetin në Maqedoni dhe njëkohësisht për ndërtimin e institucioneve demokratike
 
————
Pyetje:
z. Meta si do e vlerësoni situatën zgjedhore në Maqedoni?
 
Pergjigje:
Është për të ardhur keq që janë krijuar disa shqetësime të cilat kanë tërhequr vemendjen e opinionit publik në Maqedoni por edhe të partnerëve ndërkombëtarë. Ka pasur një tension midis forcave politike shqiptare që akuzojnë grupe të caktuara të njëra-tjetrës për ushtrimin e një tensioni dhe të një dhune të pajustifikuar. Me këtë rast dëshiroj të theksoj rëndësinë e madhe që kanë këto zgjedhje për stabilitetin e e Maqedonisë për të rritur kredibilitetin e faktorit shqiptar në Maqedoni si një faktor demokratik si një faktor konstruktiv dhe ndërtues të institucioneve të këtij vendi. Në veçanti duke e parë në një kuadër më të gjerë në kuadrin rajonal për vetë faktin që Kosova është kthyer në çështjen e rajonit dhe pritet të marrë një zgjiedhje brenda këtij vitit mendoj se çdo dëmtim të imazhit të shqiptarëve në Maqedoni në veçanti si një faktor tensionues qoftë edhe për zhvillimet e brendshme nuk ndihmon aspak në atë imazh që dëshirojmë të zhvillojmë më tej si shqiptarë për të qenë një faktor konstruktiv dhe një faktor integrues dhe demokratik.
 
 
Pyetje:
Cili është apeli juaj forcat politike shqiptare në Maqedoni dhe shqiptarët e Maqedonisë?
 
Pergjigje:
Sigurisht do të apeloja para gjithë forcave politike shqiptare në Maqedoni dhe në veçanti para gjithë popullit shqiptar të Maqedonisë që të distancohen nga shfaqje të tilla të tensionit apo të dhunës. Por të afirmojnë edhe njëherë se janë pjesë e një kombi të qytetëruar dhe demokratik siç është kombi shqiptar dhe njëkohësisht si një faktor konstruktiv për stabilitetin në Maqedoni dhe njëkohësisht për ndërtimin e institucioneve demokratike. 
  0x323030362d30362d3238 13:17)