16 Feb Prof.Dr. Shezai Rrokaj kandidat për Kryetar të LSI-së për Tiranën
Prof.Dr. Shezai Rrokaj kandidat për Kryetar të LSI-së për Tiranën
Prof.Dr. Shezai Rrokaj paraqet kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama për kandidimin për Kryetar të LSI-së për Tiranën.
Prof.Dr. Shezai Rrokaj
Vendimi i fundit i kryesisë për ti çelur rrugën konkurrimit në parti në të gjitha forumet e saj. Përkatësisht në këtë rast për Tiranën më dha bindjen se dhe unë sikundër kolegu Edmond Panariti të konkurroj për postin e kryetarit të Tiranës pasi mendoj se kryeqyteti dhe LSI-ja në këtë rast meritojnë një drejtim në shumë dimensione ku kontributi i të gjithëve i imi nëse do të zgjidhem si kryetar dhe gjithë kolegëve të tjerë është mjaft i rëndësishëm.
Kryeqyteti është emri dhe simbolika e gjithë vendit. LSI-ja në Tiranë ka pretendime të jashtëzakonshme Kryesia partia dhe unë mendoj që me kandidaturën time ti përgjigjem asaj dëshire time personale por dhe objektivave të Partisë që Tirana siç ka qenë por edhe më shumë të shërbejë si bastioni kryesor i LSI-së dhe këtë gjë ajo të shpreh që me zgjedhjet lokale që presim të vijnë vitin që vjen.
Detyrat dhe projekti im është një projekt intelektual që synon Tiranën si kryeqytet por natyrisht sidomos punën që do të bëjnë me burimet njerëzore siç është hapja e partisë rritja e saj me prurje të reja por sidomos hapjen e partisë nda intelektualëve dhe kjo ka qenë edhe një shtysat e mia për këtë gjë.
Një rëndësi të veçantë do të marrë riorganizimi i LSI-së në Tiranë në të 11 njësitë që ajo ka dhe mbulimi i gjithë territorit me organizata të partisë dhe rigjallërimi i gjithë anëtarësisë së LSI-së dhe prurjet e reja.
Në vend të veçantë do të marrë rinia sepse LSI-ja është e vetmja forcë që lind në demokraci dhe i takon që ta këtë në prioritetin e saj rininë. Në këtë pikëpamje unë mendoj se rinia e kryeqytetit siç ka gjetur vend do të ketë një hapësirë edhe më të madhe në konceptin tonë për drejtimin e Tiranës. Shpresoj që ajo të jetë dhe simbolika kryesore e zgjedhjeve të ardhshme të pushtetit vendor.
Qëllimi ynë do të jetë riorganizimi i partisë në Tiranë bërja e zgjedhjeve në të gjitha njësitë dhe pastaj përcaktimi i detyrave në përputhje me kryesinë dhe me gjithë lidershipin e partisë për të dalë fitues në zgjedhjet vendore.
Luan Rama
Në këtë moment të rëndësishëm për të rritur rolin dhe dimensionimin intelektual të LSI-së unë kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë të mirëpres kandidaturën tuaj si një shenjë e angazhimit intelektual dhe qytetarë për të kontribuar në politikë që politika të fitojë dimensione qytetare të fitojë peshë intelektuale por dhe integritetin e njerëzve që bëjnë politik
0x323031302d30362d3137 15:31)