Prezantohen në qytetin e Lushnjës shtatë kandidatët me të cilët LSI do të përfaqësohet në garën elektorale të 28 Qershorit

Prezantohen në qytetin e Lushnjës shtatë kandidatët me të cilët LSI do të përfaqësohet në garën elektorale të 28 Qershorit

Prezantohen në qytetin e Lushnjës shtatë kandidatët me të cilët LSI do të përfaqësohet në garën elektorale të 28 Qershorit

Dritan Prifti: Me përkushtimin e të gjithëve dhe me kandidatët e përzgjedhur fitorja në qark është e garantuar

 

Kandidatët e Lushnjës pjesë e ekipit dinjitozë fitues të LSI-së të qershorit

 

Prezantohen në qytetin e Lushnjës shtatë kandidatët me të cilët LSI do të përfaqësohet në garën elektorale të qershorit. Në takimin e organizuar me këtë rast kryetari i shtabit elektoral të qarkut të Fierit Dritan Prifti ka pohuar se duke u mbështetur në të gjitha propozimet e dhëna nga strukturat në këtë rreth si dhe duke analizuar dhe vlerësuar vlerat që ato mbartin është arritur që të miratohen nga kryesia e LSI-së edhe të  emrave të kandidatëve të rrethit të Lushnjës pjesë përbërëse e listës së kandidatëve të qarkut të Fierit. Sipas Priftit në këtë listë nga 16 kandidatë shtatë prej tyre janë nga ky rreth. Konkretisht LSI-ja në rrethin e Lushnjës përfaqësohet nga   kandidatët Spartak Braho Rudina Jupe Vladimir Hajdari Barie Çela Eva Haka Nikolla Lena dhe  Agim  maci.

Kryetari i shtabit elektoral të qarkut të Fierit Dritan Prifti ka pohuar gjatë prezantimit të tyre se përmes kësaj përzgjedhje është arritur që të kihet edhe një një shpërndarje gjeografike e kandidatëve në këtë rreth por edhe për të rritur sa më shumë rezultatin e forcës tonë politike ku vlen të pohohet futja e intelektualëve të promovuar më parë apo dhe intelektualeve të rinj. Prifti ka kërkuar që duke shfrytëzuar të gjitha potencialet që Lushnja ka dhe duke harmonizuar punën me kandidatët e përzgjedhur për të qenë pjesë e kësaj gare zgjedhore nuk ka asnjë dyshim se fitorja në qarkun e fierit do të jetë e thellë dhe e merituar.

I pranishëm në këtë takim prezantues sekretari i përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili ka theksuar se aktualisht kjo forcë politike ndodhet në një moment që është shumë i veçantë dhe plot rëndësi.

“LSI në këtë moment është e qarkuar nga vlera të shumta. Dhe në këtë kontekst vlera e përbashkëta të të gjithë kandidatëve vlerat e LSI-së dhe ato të liderit të saj Ilir Meta  janë të gjitha së bashku një kontribut për të arritur atje ku kemi aspiruar prej vitesh. Të gjithë duhet ta kuptojmë se sot finalizojmë punën e pesë vjetëve. Vasili ka kërkuar që të punohet me objektiva të qarta dhe duhet synohet për shkuar bindshëm drejt realizmit të tyre” ka pohuar Vasili. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili ka pohuar edhe faktin tjetër që të gjithë shqiptarë kanë në duar një “Plan veprimi” i cili është  krejt i  ndryshe nga ato që kanë partitë e tjera. Ky “Plan veprimi” ka  përgjigje të qarta për të gjtiah problemet që i shqetësojnë shqiptarët sot dhe që do të  marrin jetën nga LSI-ja në ditën e fitores.

Ndërsa kandidati Spartak Braho ka vlerësuar faktin se të gjitha shtabet elektorale të këtij rrethi janë në gatishmëri pune dhe përmes aktiviteteve të shumta dhe të vazhdueshme kanë bërë që të rritet shkalla e besimit në masë të gjerë për fitoren e 28 qershorit.

Një ndër përparësitë që Braho ka kërkuar nga të gjithë kandidatët është ajo e miqësimit të tyre me listat e zgjedhësve. Vënia në funksionim dhe rritja e intensitetit të punës së zyrave të shtabeve elektorale është dhe një shenjë e treguesit të seriozitet të forcës politike të LSI-së duke u shndërruar kështu në qendra të komunikimit marrjes së mendimeve të qytetarëve dhe shkëmbimit të mendimeve për problemet me të cilat ata përballen.

Por për kandidatin Spartak Braho pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit rrethit të Lushnjës përbën një problem shumë shqetësues. Sipas tij Lushnja hyn në rrethe problematike ku sipas tij duhet punuar në mënyrë intensive për të nxitur  njerëzit që ta realizojnë këtë proces. Përfshirjen e tij në politikë dhe kandidimin në rrethin e Lushnjës kandidati Nikolla Lena e ka motivuar me seriozitetin që LSI është prezantuar që në fillimet e saj dhe me rritjen e popullaritetit në elektoratin shqiptar.

“Kishte disa arsye që e pranova këtë kandidim.  Ishte programi i saj tepër konkret dhe i avancuar në këtë politikë të mundimshme që kanë kaluar shqiptarët në këto 19 vjet tranzicioni që nuk e dimë ku mbaron dhe programi i LSI është një dritë e shndritshme për të ndryshuar këtë realitet të dhimbshëm”.

Gjatë këtij takimi prezantues të kandidatëve objektivat e paraqitura janë cilësuar si të realizueshme dhe një bazë e sigurtë që Lushnja t’i bashkohet fitores së madhe të LSI-së në të gjithë vendin.

 

 

 

Kandidatët e LSI-së për rrethin e Lushnjës

 

Spartak Braho

Rudina Jupe

Vladimir Hajdari

Barie Çela

Eva Haka

Nikolla Lena

Agim  Maçi.

0x323030392d30352d3139 AKTIVITETE 20:57)