17 Feb Petrit Vasili: Konventa e LSI-së më 27-28 tetor për përfaqësim sa më dinjitoz të LRI-së dhe LGI-së
Petrit Vasili: Konventa e LSI-së më 27-28 tetor për përfaqësim sa më dinjitoz të LRI-së dhe LGI-së
Nënkryetari i LSI-së në takimin me 600 të rinjtë e LRI-së së Fierit në Jalë
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ishte ditën e djeshme në një takim me 600 të rinj nga i gjithë Qarku i Fierit të cilët po pushojnë në kampingun e Jalës. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse z. Vasili u shpreh se Konventa Kombëtare e LSI-së e parashikuar për tu mbajtur në fund të shtatorit do të organizohet më 27 dhe më 28 tetor të këtij viti.
Sipas nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim një vendim i tillë i marrë nga LSI është bërë për shkak të një kërkesë të Lëvizjes Rinore për Integrim dhe Lëvizjes së Gruas për Integrim të cilët kërkuan më shumë kohë në dispozicion për ta organizuar në mënyrë sa më të plotë përfaqësimin e tyre. “Ju e dini që ka një vendim të rëndësishëm të Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbajtjen e Konventës Kombëtare të saj në fund të shtatorit. Por ju e di që për herë të parë dhe kjo është një risi në politikën shqiptare ne kemi aplikuar një skemë përfaqësimi politik të Lëvizjes Rinore për Integrim por edhe të Lëvizjes së Gruas për Integrim më të gjerën që ka aplikuar ndonjëherë politika shqiptare në 20 vitet e saj të pluralizmit. Kjo risi është e rëndësishme por njëkohësisht kërkon edhe një punë shumë të madhe dhe organizim të përsosur të të gjitha elementeve të saja.
Duke qenë se shkalla e përfaqësimit të LRI-së arrin në nivelet më të larta të saja politike jo vetëm në LSI por si në asnjë forcë tjetër politike ne kemi pasur një kërkesë të vazhdueshme nga Lëvizja Rinore për Integrim për të pasur një kohë akoma më të madhe në dispozicion për ta organizuar në mënyrë sa më të plotë përfaqësimin e saj. LSI-ja e mori në shqyrtim një kërkesë të tillë dhe vendosi ta zgjasë afatin e konventës për në 27 dhe 28 tetor duke pranuar propozimin e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe të Lëvizjes së Gruas për Integrim në mënyrë që tu japim atyre gjithë kohën e domosdoshme për tu përgatitur e për tu përfaqësuar në mënyrë dinjitoze në të. Është një vendim unik në politikën shqiptare.
Besoj që është rasti i vetëm. Dhe unë e sfidoj të gjithë politikën shqiptare këtu sepse nuk është në gjendje të më japë një rast të dytë ku një propozim i forumit rinor të një force politike me të drejtë të plotë dhe me argumente shumë të fortë të detyrojë dhe imponojë Lëvizjen Socialiste për Integrim pra partinë qendrore që ajo të shikojë vendimet e saj dhe të reflektojë lidhur me këto kërkesa dhe me këto pretendime të drejta që lindin për arsye të një përsosmërie politike” u shpreh Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili.
Duke përfunduar ai deklaroi së tashmë të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim kanë të gjithë kohën e domosdoshme për tu përgatitur për të pasur një përfaqësim sa më dinjitoz dhe të madh në të gjitha forumet drejtuese të LSI-së. “Konventa tashmë është një vendim përfundimtar do të shtyhet për në 27 dhe 28 tetor dhe ju keni të gjithë kohën e domosdoshme për tu përgatitur për një përfaqësim dinjitoz në të dhe njëkohësisht dhe ky ambient dhe kjo shkollë politike ka mundësi afirmimi dhe vënieje në pah të elementeve të cilët janë akoma më të spikatur për tu përfaqësuar edhe në Konventën Kombëtare por sigurisht edhe në të gjithë forumet më të larta të Lëvizjes Socialiste për Integrim” tha ndër të tjera në fjalën e tij përshëndetëse në kampingun e Jalës të organizuar nga 600 të rinj të LRI-së së Qarkut të Fierit Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.
0x323031322d30382d3239 AKTIVITETE 20090304070708_04030908_pnU0r.jpg 10:48)