15 Feb Pesha: Studentëve t’u jepet e drejta që u takon
Pesha: Studentëve t’u jepet e drejta që u takon
Zëvendës/sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Besjan Pesha ka zhvilluar sot një
takim me maturantë të cilët kanë fituar të drejtën e studimit por janë me mesatare poshtë notës gjashtë
nuk kanë mundur ende të regjistrohen në Universitetin e Vlorës .Në ditën e fundit të regjistrimeve në
Universite edhe sot ata janë drejtuar Sekretarisë së Universiteteve por nuk kanë mundur të
regjistrohen. Për të mundësuar regjistrimin e tyre z. Pesha ka kontaktuar me Zv/Rektorin e Universitetit
Eustrat Zhupa për të gjetur konsensusin e munguar ndërmjet palëve. Duke komentuar zbutjen e qëndrimeve
të Rektorit të Universitetit të VlorësPesha shtoj se- nuk është aspak e drejtë sorollatja e
maturantëve nëpër dyert e këtij Universiteti pasi Rektori Tanush Shaska nuk pranon të zbatojë urdhrin e
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave (MASH) për pranimin e tyre. Me pas duke i bërë thirrje Rektorit të
Universiteti për të qenë i hapur dhe bashkëpunues me maturantët Besjan Pesha i është përgjigjur dhe
pyetjeve të gazetarëve të pranishëm duke theksuar se “opozita duhet t’i mbaj larg duart nga përdorimi
i kësaj situate për arsye politike”. Në përfundim Pesha ka garantuar të rinjtë se prioritet i Qeverisë së
Integrimit në mandatin katër vjeçar është rinia shkollimi dhe punësimi i saj.
0x323030392d31302d3034 23:22)