15 Feb PESHA: POLITIKE RINORE NE PLAZHIN E VJETER – DO GARANTOJME PUNESIMIN PËR CDO STUDENT
PESHA: POLITIKE RINORE NE PLAZHIN E VJETER – DO GARANTOJME PUNESIMIN PËR CDO STUDENT Pesha: LSI-ja do të fuqizojë arsimin profesional dhe në çdo tre nxënës do të studiojë në shkolla profesionale
Kandidati për deputet për Qarkun e Vlorës Besjan Pesha zhvilloi dje një takim me të rinj vlonjatë në plazhin e vjetër të këtij qyteti. Pasi bisedoi me të rinjtë për shqetësimet e tyre në lidhje me problemet e shumta që ata kanë në këtë qytet ai u shpalosi atyre politikën rinore që ka LSI e sidomos politikën mbi punësimin. Sipas Peshën LSI-ja do të fuqizojë arsimin profesional dhe në çdo tre nxënës do të studiojë në shkolla profesionale
Gjatë fjalës së tij për të rinjtë Pesha tha: Sot jemi këtu në plazhin e vjetër për të folur mbi politikën rinore. Ne jemi forca e vetme politike që sot prezantohet përpara të gjithë shqiptarëve me një politikë konkrete dhe një Plan Veprimi shumë të qartë që do të garantojë hapjen e 100.000 vendeve të reja të punës. Por mbi të gjitha ne kemi sot një politikë rinore shumë të mirë që qartëson mënyrën se si do të garantojmë çdo gjimnazist maturant dhe çdo student që mbas shkollimit të punësohet. Ne kemi kuptuar nga bisedat dhe debatet e shumta me të rinjtë këto katër vjet se problemi më I madh për rininë në këtë vend është punësimi. Kemi kuptuar gjithashtu se ky problem është shkaktuar kryesisht nga mungesa e një politike të qartë për të rinjtë që ata të punësohen. Kështu të rinjtë në këtë vend nuk janë trajtuar kurrë siç po e bëjmë ne sot si individë me talente dhe karrierë përpara tyre por janë trajtuar si numra e statistika në duart e kryeministrit kështu që ai të mburret përpara shqiptarëve se futi aq apo kaq të rinj në shkolla pa u kujdesur aspak se sa prej tyre do të punësohen. Ne nëpërmjet planeve tona rajonale të zhvillimit do të kujdesemi që çdo maturant dhe çdo student të dijë me saktësi se sa janë shanset e tij për punësim në momentin që ndjek këtë apo atë degë studimesh. Kështu nëqoftëse në Vlorë plani jonë I zhvillimit do të na detajojë se do të hapen Brenda një 4 vjetari 2000 vende pune si kamerierë e banakierë 200 vende pune si inxhinierë 150 vende pune si juristë etj këto të dhëna do tju jepen gjimnazistëve duke ju lënë atyre zgjedhjen në dorë por duke I qartësuar se koeficienti I punësimit për x profesion është y etj..
Me tej të rinjtë kanë bërë pyetje dhe kanë diskutuar mbi planin rinor të punësimit duke rënë dakort se është plani I vetëm dhe më I besueshmi I shpalosur deri më sot. 0x323030392d30352d3136 AKTIVITETE Besjan Pesha duke folur per politiken rinore.JPG 20:24)