Pesha-Eshte Koha per solidaritet

Pesha-Eshte Koha per solidaritet

Pesha-Eshte Koha per solidaritet jo per kapital politike‏

Konference per shtyp
 
Besjan Pesha

Zv.Sekretar I Pergjithshem I LSI
 
Dua te falenderoj sot gjithe qytetaret por vecanerisht ata mijra te rinj nga e gjithe Shqiperia te cilet I jane pergjigjur me pozitivitet thirrjes se qeverise shqiptare per solidaritet me familjet e permbytura nga moti I keq ne zonen e Shkodres duke dhene kontributin e vete financiar apo edhe fizik ne shume raste ku keta te rinj kane shpenzuar dite te tera duke punuar vullnetarisht ne Shkoder dhe shume prej tyre ende ndodhen sot aty.
 
Ky lloj solidariteti I treguar eshte nje shembull jo vetem per te gjithe shqiptaret por edhe nje shenje tjeter e treguesit se Shqiperia dhe shqiptaret jane gati per tju bashkuar familjes se madhe Europiane.
 
Nderkohe qe nje shembull krejt I kunder dhe negativ na vjen nga Opozita shqiptare e sidomos nga Kryetari ne largim z.Rama.
                                                             
Nderkohe qe nuk denjoi te prishte rehatin e vet ne hotelet e shtrenjta te Dubait ditet e para te permbytjes pasi tentoi te prodhonte nje skenar makaber kaosi dhe anarkie duke marre ne telefon qytetaret shkodrane e duke tentuar te fuste panik nder ta pasi kerkoi e kerkon qe mbi fatkeqesine e mijera qytetareve te ngreje kapitale personale politike po na ofron sot cdo dite me paturpesine me te madhe videoklipe maje varkave apo buze lumenjve qe do ia kishin zili studiot e hollywoodit  duke treguar edhe njehere se nuk ka asnje lloj ndjeshmerie ndaj kesaj fatkeqesie dhe ndaj halleve te njerezve por per te eshte thjesht show mediatik I rradhes.
 
Une I bej thirrje sot edhe njehere te gjithe shqiptareve qe te mos ta marrin seriozisht kete njeri te paqendrueshem I cili jo vetem eshte duke tentuar te na prishe imazhin te gjitheve si komb por edhe tenton me cdo kusht te nxjerre perfitime aty ku ka vend vetem per humanizem dhe solidaritet.

0x323031302d30312d3134 14:41)