13 Feb Pesha: Berisha të heqë rrethimin ndaj pronës së ligjshme.
Pesha: Berisha të heqë rrethimin ndaj pronës së ligjshme. 19:03
Lëvizja Socialiste për Integrim në qytetin e Vlores u ka dalë sot në mbështetje banorëve të zonës së Ish-vilave qeveritare të cilët kanë hyrë sot në ditën e dytë të qëndresës ndaj policisë e cila kërkon në mënyrë arbitrare të dëbojë ata nga pronat e tyre dhe të krijojë një mur rrethues icili do ti përfshijë këto prona në hapësirën e vilës qeveritare. Fakti që banorët përpara 5 ditësh fituan edhe gjyqin e fundit me shtetin shqiptar duke rikonfirmuar pronësinë e tyre mbi truajt e pretenduar si edhe fakti që ata zotërojnë të gjithë dokumentacionin e duhur që ibën ata pronarë të ligjshëm të truallit nuk e ka ndaluar aspak policinë e shtetit që të ndërhyjë me dhunë dukë rrahur edhe gratë edhe fëmijët e familjarëve.
Zv. Sekretari i Përgjithshëm i LSI Besjan Pesha pasi ika vizituar disa herë gjatë ditës së djeshme banorët e goditur nga policia dhe ka asistuar në lirimin e tyre ditën e sotme vazhdoi të qëndronte në krah të tyre duke frenuar kështu mësymjen e forcave policore për të zaptuar truallin e familjarëve.
Gjatë prononcimit për mediat z. Pesha tha: Sot kemi ardhur këtu jo thjesht për të mbrojtur pronën e ligjshme të këtyre familjeve por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtën e pronës të të gjithë shqiptarëve. Këtu me vete kam sot një vendim gjykate vendim i cili vërteton se kjo familje ka fituar gjyqin e fundit me shtetin shqiptar dhe se zotëron plotësisht të drejtën e pronësisë për këtë truall si ky vendim gjykate besoj ka sot mijra familje shqiptare që disponojnë në shtëpitë e tyre. Kam me vete edhe një vërtetim të hipotekës i cili vërteton se pronarët e truallit janë këta familjarë dhe jo shteti shqiptar dhe si ky vërtetim sot disponojnë të gjithë shqiptarët që zotërojnë një pronë. Nëse ne lejojmë që Berisha të zaptojë këtë pronë sot me anën e dhunës policore fare mirë nesër ai mund të vijë dhe të zaptojë çdo lloj prone të çdo shqiptari. Ky është një precedent i rrezikshëm prandaj i bëj thirrje Sali Berishës dhe Ahmet Prencit të heqin rrethimin shtetëror ndaj pronës së ligjshme te shqiptarëve dhe ti binden verbërisht të drejtës së çdo shqiptari për të zotëruar pronat e veta. Ky truall dhe cdo truall tjetër në Shqipëri nuk do të bëhen kurrë pjesë të projektin Shqipëria 1 euro pra pjesë të pasurisë së familjes kryeministrore të menaxhuar nga Fazllici.
0x323030392d30342d3231