15 Feb Pesha : Berisha Ndotes i Ambjentit dhe akustikes se Vlores
Pesha : Berisha Ndotes i Ambjentit dhe akustikes se Vlores
Kandidati për deputet i LSI në qytetin e Vlorës Besjan Pesha ka reaguar sot në lidhje me vizitën e djeshme të z. Berisha në qytetin e Vlorës.
Në emër të LSI por edhe të të gjithë qytetarisë së shëndoshë të qytetit të Vlorës dua sot të denoncoj dy fenomene shumë të rrezikshme që shoqëruan dje vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë z. Berisha të dyja të lidhura me ndotjen e para ambjentaliste dhe e dyta akustike. Së pari ndotja e pashembullt që iu bë dje bregdetit të Vlorës tregoi edhe njëherë paaftësinë dhe pandjeshmërinë e kësaj qeverie karshi ruajtjes së ambientit të mrekullueshëm shqiptar si edhe mungesën totale të vizionit të kësaj qeverie për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit.
Nga ana tjetër ishte për të ardhur keq se si dje mira punonjës të administratës shtetërore u detyruan me dhunë nga drejtuesit politikë te kësaj administrate të merrnin pjesë në mitingun e organizuar nga Sali Berisha dhe të dëgjonin kryeministrin tek gënjente pafundësisht rreth ndryshimit të Vlorës e të Shqipërisë. Të gjithë vlonjatët e dinë shumë mirë se e vetmja gjë që ka ndryshuar në këto 4 vite të qeverisjes së Berishës janë rritja e listave të borxheve nëpër dyqanet ushqimore rritja e numrit të të papunëve dhe ulja e numrit të turistëve si rrjedhojë e mungesës totale të investimeve në infrastrukturë.
Dua sot t’ju bëj thirrje të gjithë këtyre punonjësve të administratës si edhe të gjithë qytetarëve vlonjatë që këtë sjellje arrogante dhe autoritare si edhe këtë mungesë totale aftësie për të qeverisur ta ndëshkojnë me votë në 28 qershor. Gjithashtu ju bëj thirrje sot gjithë qytetarëve për një mobilizim sa më të madh në ditët e zgjedhjeve për të votuar jo mbi bazën e mitingjeve partiake por mbi bazën e planeve që do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës së tyre.
0x323030392d30362d3034 AKTIVITETE 18:08)