17 Feb Përkujtohet 70-vjetori i Konferencës së Pezës . Luan Rama: Nderim të gjithë atyre që e bënë Shqipërinë anëtare në koalicionin e vlerave
” Përkujtohet 70-vjetori i Konferencës së Pezës . Luan Rama: Nderim të gjithë atyre që e bënë Shqipërinë anëtare në koalicionin e vlerave
Luan Rama: Nderim të gjithë atyre që e bënë Shqipërinë anëtare në koalicionin e vlerave
Është përkujtuar ditën e sotme 70-vjetori i mbajtjes së Konferencës së Pezës. Në aktivitetin qendror të organizuar në Pezë kanë qenë qindra qytetarë të pranishëm veteranë politikanë etj. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama dhe Nënkryetari i kësaj force politike Petrit Vasili të shoqëruar nga qindra të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim kanë kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare në Pezë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama në një prononcim për mediet është shprehur se lufta Nacional-Çlirimtare e orientuar e udhëhequr dhe e frymëzuar nga idealet e mëdha të Konferencës së Pezës bëri të mundur që Shqipëria të jetë kontributore e çmuar në koalicionin e madh antifashist botëror në koalicionin e vlerave.
“Peza është padyshim referenca më e ndritur dhe shembulli se si një popull gjen vetëdijen dhe zgjedh rrugën e drejtë rrugën e lirisë rrugën e dinjitetit kombëtar. Prandaj ne jemi sot këtu për të nderuar jo vetëm 70-vjetorin e Konferencës së Pezës por për të nderuar të gjithë heroizmin e popullit shqiptar për të nderuar heroizmin partizan për të nderuar të gjithë ata që i dhanë Shqipërisë medaljen e antifashizmit për të nderuar të gjithë ata që e bënë Shqipërinë pjesëtare të koalicionit antifashist botëror.
Pikërisht për këtë arsye lufta Nacional-Çlirimtare e orientuar e udhëhequr dhe e frymëzuar nga idealet e mëdha të Konferencës së Pezës bëri të mundur që Shqipëria të jetë kontributore e çmuar në koalicionin e madh antifashist botëror në koalicionin e vlerave që vjen edhe sot e kësaj dite si një mesazh i madh për të ruajtur dhe për ta mbrojtur të shenjtë amanetin e atyre që dhanë gjakun për lirinë e Atdheut amanetin e tyre që ishte Shqipëria e lirë Shqipëria demokratike Shqipëria e pavarur dhe Shqipëria zonjë në morinë e familjeve të kombeve dhe të popujve të tjerë të Europës” tha ndër të tjera në prononcimin e tij dhënë për mediet nga Peza Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama.
Më 16 shtator 1942 u mbajt në fshatin e Pezës disa kilometra larg Tiranës konferenca e njohur në historinë e popullit shqiptar si kuvendi i parë pluralist. Protagonistë të këtij kuvendi ishin përfaqësues të krahinave dhe besimeve të ndryshme fetare klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet.
0x323031322d30392d3136 AKTIVITETE DSC_0133.jpg 14:18)”